Fëmijët janë në dijeni
të asaj që po ndodh me coronavirus
dhe nëse ne si të rritur nuk i sqarojmë se çfarë po ndodh,
ata vetë mund të dalin në përfundime më alarmante sesa e vërteta, kështu që për këtë arsye, në radhë të parë, të rriturit, prindërit, duhet të informohen nga burime të sakta e të sigurta siç është OBSH-ja përpara se t’i shpjegojnë fëmijës situatën.
- Të flasim me fjalë që janë të njohura dhe familjare për ta si psh: grip, ftohje, kollë, temperaturë e jo në terma që fëmijët mund të mos i kuptojnë, pasi ankthi nga e panjohura është shumë i rrezikshëm.
- Për këtë arsye është e nevojshme të flitet, të kuptohet rëndësia e situatës, duke mos bërë sikur nuk po ndodh gjë, por edhe duke mos shtuar frikën dhe trembjen.
- Informohuni nga burime të sakta dhe të sigurta, psh nga OBSH për atë që do i shpjegoni fëmijës
- Kur të flisni për virusin, shpjegojini rëndësinë e masave mbrojtëse dhe parandaluese.
- Nxitini të heqin cdo paqartësi duke ju pyetur dhe jo duke kërkuar përgjigje nga burime të tjera informacioni.
- Nëse pyesin psh a ka kurë, mund t’i shpjegoni që shkencëtarët po përpiqen ta gjejnë por ndërkohë duhet të ndjekin rregullat përkatëse të higjienës.
- Përpiquni të jeni vetë të qetë, emocionet e fëmijëve janë pasqyrë e tuajave.
- Përpiquni të mos flisni më shumë sesa duhet për këtë temë.
- Mos fajësoni askënd; mllefi dhe zemërimi nuk ndihmon kontrollin dhe qetësimin e situatës.
- Tregojini dhe për numrin e njerëzve që kanë qenë të infektuar por janë shëruar, është shumë e rëndësishme të mos humbet besimi!
Burimi: Humanum.al