Vetëm pak kohë më parë,
aktorja e njohur Shannen Doherty
deklaronte pa e fshehur gëzimin se më në fund mund të konsideronte se e kishte kapërcyer rrezikun nga kanceri.
Pesë vjet më parë ajo mposhti kancerin dhe dukej se sëmundja ishte frenuar përfundimisht. Por fatkeqësisht, nuk ishte ashtu. Shannen ka marrë lajmin e keq se sëmundja është rikthyer, dhe këtë herë, në formë më agresive.
“ Nuk e di sa javë apo ditë kam për të jetuar. Kanceri është rikthyer dhe është në fazën katër. Është shumë e vështirë për t`u përballuar. Jam tejet e frikësuar”, ka rrëfyer me sinqeritet aktorja që tha më tej se e kishte pasur sidomos të vështirë momentin kur iu desh t`ia tregonte këtë gjë të ëmës dhe bashkëshortit, producentit Kurt Iswarienko. Ironike është se Shannen ishte shprehur përvecse e dërrmuar, edhe e befasuar nga vdekja e papritur e partnerit të saj në filmin që i bëri të famshëm, Beverly Hills 90210, Luke Perry për shkak të një infarkti. “ Pyesja vetes përse nuk ika unë? U cudita sepse unë kam qenë e sëmurë, por përpara meje iku dikush fare i shëndetshëm. U shokova vërtet”, qe shprehur ajo atëherë.