Romina Ruda, në një intervistë për emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus ka treguar më tepër mbi konfliktin me këngëtarin Dren Abazi. Romina sqaron se me këngëtarin Abazi kanë realizuar klipin e tij ende të papublikuar. Megjithatë, ky i fundit nuk denjoi të kreditonte punën e Rudës si regjisore. Për këtë arsye Romina shkruan në Instagram:
E pyetur nga gazetari Gerald Qerimi, se çfarë e ka detyruar të shprehej publikisht kundër Dren Abazit, Romina thotë:
“Unë bëra një punë, mund të kishte qenë Dreni, mund të kishte qenë kushdo tjetër. Nuk e kam aspak personale me Drenin, e kam me fenomenin kur ti punon dhe nuk vlerësohesh për këtë gjë… ky (mos)vlerësim mund të vijë me pagesë të cunguar, mohim pagesë që na ka ndodhur shumë prej nesh (regjisorë të pavarur) dhe me mungesë kreditesh… nëse ti ke vendosur të kreditosh të gjithë stafin që ka punuar dhe vendos të lesh jashtë regjisorin, dhe t’ja mohosh të drejtën, kjo për mua është e patolerueshme, kushdo që të jesh”, u shpreh Romina Ruda
Kur u pyet nëse ka pasur kontakt të mëtejshëm, apo një reagim nga këngëtari, Romina deklaroi :
“Pati reagimet e tij shumë të luhatshme në kurba emocionale dhe të mendimit. E kuptoj që ai është ndjerë i sulmuar personalisht nga kjo gje… ajo që më tha është që nuk e dija që ti po bëje regjinë… kam ngelur pa tekst.”