Ai është një artist i njohur ku familjarisht
ka kënduar mjaft bukur muzikën argëtuese dhe atë popullore.
Deri tani ai ka mjaft këngë dhe albume e plot hite që ende dëgjohen.
Po flasim për artistin që jeton në Gjermani Orhan Shaqiri dhe kur përmendet kjo lloj muzikë flitet për të në të shkruarën pasi ai që pas verës së vitit 2011 e deri më tani muzikën se ka lënë po zemra dhe besimi i tij ka bërë një kthesë jo vetëm në jetën e tij por edhe duke e shërbyer zërin vetëm me këngë islame vetëm ilahi të bukura. E deri tani ai ka sjellë vetëm albume dhe këngë ilahi e për këtë kthesë në jetën e tij ndjehet mjaft i lumtur ndërsa për realizimet e këngëve dhe albumehe të tij rikthehet në Prizren ku bashkëpunon me Produksionin Pro Media. Orhani sapo ka sjellë videoklipin e tij më të ri vetëm pak ditë më parë me titull ” Gurbetqar sa emri i rëndë” ku klipi i kësaj Ilahie është realizuar në Gjermani me produksionin Gipsi Kamera e ku luan dhe miku i tij si aktor dhe artisti Isuf Lani. Orhanin mund ta ndiqni në faqen e tij zyrtare në rrjetin social në Youtube me Orhan Shaqiri Offizial ku mund të mësoni për më të rejat nga ai pasi shumë shpejt do të vijë edhe albumi më i ri dikun nga fillimi i vitin 2020.