Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Për herë të parë në Shqipëri, nënat shtatzëna mund ta shikojnë botën me ngjyra

Prindërimi është një sfidë sa e bukur aq edhe e vështirë, këtë dëgjojmë të thuhet shpesh nga ata që janë bërë tashmë prindër prej disa kohësh. Ndërsa shumë cifte të rinj dëshirojnë të kenë me çdo kusht një fëmijë pa e ditur ende se çfarë i pret më pas. Dhe kur nuk dime se ç’na pret shpesh gjendemi te papërgatitur dhe nuk dimë si të sillemi. Të gjithë kemi parë nëpër filma çifte që shkojnë në kurse prenatal që të përgatiten për ditën e lindjes apo edhe pas lindjes se bebit. Me siguri shumë prej jush pyesin veten: po këtu tek në përse nuk ka një të tillë?! Lajmi i mirë është se tani, më në fund, edhe në Tiranë kemi një qendër komunitare që suporton nënat gjatë pritjes së ëmbël dhe prindërit e rinj që të ecin të sigurt në rrugën drejt një prinderimi të suksesshëm. ” MamiCare ‘’ është një nismë sociale që mbështetet nga “Fondacioni Spitalor i nënës dhe fëmijës” ku nënat e reja do të gjejnë mbështetjen e nevojshme nëpërmjet programeve edukative të ofruara nga ekspert gjerman dhe anglez rreth pritjes së ëmbël dhe jo vetem por edhe mbi përgatitjen për lindjen dhe kujdesin ndaj foshnjës pas lindjes. Të gjitha këto të shoqëruara me aktivitete fizike në formën e një palestre prenatale dhe me hapësira komunitare për prindërit e rinj në mënyrë që këta të fundit të ndajnë së bashku eksperiencat e tyre dhe të kuptojnë se nuk janë vetëm. Pra jo vetëm për nënat por edhe për baballarët në mënyrë që të ndihen sa më konfident gjatë pritjes së ëmbël edhe më tej. Sepse që të jemi prindër të mirë nuk mjafton vetëm të kujdesemi për fëmijët por edhe për veten, vetëm keshtu do të jemi ne gjendje të kujdesemi për familjen.


Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Luiza Gega, një kampione e të Drejtave të Fëmijëve

Next Post

Altin Sulku: Nuk ka formulë për hitet, prisni bashkëpunimin me Noizy-n

Advertisement