Ambadasorja e World Vision mesazh fëmijëve: “Kërkoni të drejtat tuaja, por mos harroni detyrat!”
Ajo është një kampione,
jo vetëm në garat e vrapimin, por dhe jashtë saj…
Luzia Gega atletja e shumë medajaleve të arta, jo vetëm Shqipëri por dhe në botë, është një kampione e vërtetë dhe në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Sot, në Ditën Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve, në 30 vjetorin e Konventës së të Drejtave të Fëmijëve, Luzia Gega ishte në Korçë në një aktivitet të përbashkët të organizave të shoqërisë cilvile dhe delagacionit të Bashkimit Evropian. Si ambasadore e World Vision ajo. ndau me qindra fëmijë dhe të rinj të mbledhur në Qytezae Fëmijëve Korçë, pjesë nga historia e saj e fëmijërisë duke një mesazh shumë frymëzues. “Unë jam rritur në një familje të madhe, jemi 4 motra dhe 1 vëlla. Prindërit e mi kanë punuar shumë që të na siguronin së paku nevojat bazë jetësore…ushqim, veshje, librat e shkollës. E fillova sportin kur isha ende e vogël dhe prindërit nuk kishin mundësi të mi plotësonin nevojat që ka një sportist. Unë nuk isha si fëmijët e tjerë, që i prindërit iu thoshin: nëse e fiton këtë garë do të të blej një dhuratë apo do të të plotësoj një dëshirë. Ne nuk kishim luksin as të merrnim dhurata e as të shkonim me pushime. Por kam punuar fort që të eci në jetë. Jeta më ka sjellë shumë sfida, por unë nuk jam dorëzuar. Askush nuk më ka falur apo dhuruar diçka, jam stërvitur shumë që të jem një sportiste e mirë. E dini që mami është ‘heroina ime’? Ajo ka sakrifikuar që ne të vazhdonim shkollën dhe na ka ushqyer me kulturën e punës, por rrallëherë na merrte me të mira. Hallet e bënin që të mos na kushtonte shumë kohë e madje ka pasur mjaft raste që na bërtiste e pak here ka mundur të vijë në mbledhje prindërisht. Sot e kuptoj se kjo gjë na ndikonte shumë si fëmijë. Pak nga pak u rrita, dola në jetë, isha e varur ekonomikisht sepse gjithë familja, përfshirë motrat, punonin që të më ndihmonin mua; por isha e pavarur në kuptimin që nuk kisha dikë mbi kokë. E kisha vetë në dorë të isha ‘vajzë e mirë’ ose ‘vajzë e keqe’. Unë e bëra zgjedhjen time sepse doja që prindërit të ndieheshin krenarë për mua. Kërkova të drejtat e mia, por kisha edhe detyrat e mia. 2 vitet e fundit, rruga ime u ndërthur me misionin dhe punën e World Vision, programin social për fëmijët me aftësi të kufizuara Tungjatjeta Jetë dhe fushatës kundër dhunës ndaj fëmijëve, “Duhet një botë e tërë kundër dhunës ndaj fëmijëve”. Prandaj të dashur fëmijë në 30 vjetorin e konventës së të drejtave të fëmijëve, jam këtu me ju dhe përkrah organizatave që punojnë për të drejtat e fëmijëve në vendin tonë. Kërkoni të drejtat tuaja, por mos harroni detyrat! Bëhuni shembull për tu ndjekur nga motrat, vëllezërit apo edhe për të tjerët… Përkushtohuni dhe Jini ndër më të të mirët!”- u shpreh ajo. Pak ditë më parë Luiza Gega ka marrë nga presidenti i Republikës titullin “Mjeshtër i Madh” i sportit.