Vetëm prej disa ditësh është publikuar klipi më i ri në treg,
i kollosit të muzikës shqiptare Sabri Fejzullahu
dhe Elvis Presley-it të serenatave Land Korçarit.
Landi jeton në Kanada ku merret edhe me biznesin e tij privat, por kjo nuk e ka penguar që të angazhohet edhe në muzikë. Kështu, vetëm disa kohë më parë ai ftoi në bashkëpunim Sabri Fejzullahun i cili e pranoi ftesën e tij dhe bashkë realizuar një perlë me titull “Kam merak” një këngë dashurie e sjellë në formën e saj më origjinale dhe të veçantë. Nëse nuk na besoni, më poshtë keni klipin të cilin mund ta klikoni dhe të dëgjoni këngën e e realizuar nga Adi Hila dhe klip nga Max Production: