Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

10 tipa burrash që duhen evituar

I çmenduri, i fiksuari pas palestrës, narcizisti, kurnaci… Thoni të vërtetën, sa lloje të tillë burrash keni takuar apo dashuruar gjatë jetës dhe më pas jeni përpjekur t’i ktheni në burrin ideal (pa ia arritur dot)? Sepse gratë kështu janë gatuar, besojnë se mund të durojnë gjithçka e këdo dhe pastaj, ta ndryshojnë vetëm me forcën e dashurisë. Megjithatë, disa tipa burrash është më mirë t’i mbash sa më larg vetes… Ja një galeri personazhesh nga më të ndryshmit, me të mirat e të këqijat që kanë.

 

1. I bezdisshmi

Advertisement

Kundër: Të dielën, harroji planet spontane; ai ka nevojë të programojë gjithçka dhe nuk do të humbasë një rast të vetëm pa të shpjeguar si duhet vepruar. Ai ka nevojë të programojë edhe seancat e seksit!

Pro: Nuk do të të tradhtojë kurrë (e kush e merr!) dhe të jesh e sigurtë se do ta kuptojë kur ke vajtur te parukieri.

Kush: Karlo Verdone, në filmin “Bianco rosso e Verdone”, mishërim i burrit të bezdisshëm.

2. I fejuari/martuari me fëmijë

Kundër: Do t’i kalosh festat vetëm, Krishtlindjet, Vitin e Ri e po ashtu edhe pushimet e verës. Do të të vijë një faturë e madhe celulari, nuk do të bësh jetë shoqërore dhe do të të shoqërojë shpesh ndjenja e fajit.

Pro: Nëse nuk kërkon një lidhje impenjuese dhe ndërkohë, je duke kërkuar një tjetër.

Kush: Kris Uilton (interpretuar nga Xhonatan Ris Majers), në filmin Match Point, që e tradhton të shoqen me Nola Rajsin (Skarlet Xhohanson). Epilog tragjik.

3. Donzhuani

Kundër: Nuk do të jesh kurrë e qetë dhe, sapo t’i prezantosh një shoqe të re, prite kur ta gjesh në shtratin tënd.

Pro: Ndjenja e fajit e shtyn të bëjë shpesh dhurata shumë të shtrenjta.

Kush: Danieli (Hju Grant), që nuk i ndryshon zakonet e tij prej donzhuani, që e tradhton Brixhet Xhounsin (Rene Zvelleger) me Larën, kolegen e tij amerikane.

4. Kurnaci

Kundër: Bujaria nuk bën pjesë në cilësitë e tij dhe ka mundësi që pas pak kohe, edhe shoqëria nuk do t’ju ftojë më.

Pro: Do ta shlyesh kredinë për shtëpinë brenda tre vjetëve.

Kush: Homer Simpsoni është stereotipi i “të keqit”. Ndërmjet cilësive negative, ai është edhe kurnac, por thellë në shpirt, e do shumë Marxhin e vet.

5. Djali i mamasë

Kundër: Nuk bashkëpunon, nuk është mbrojtës, pret gjithmonë nga mamaja që ta mbulojë natën dhe t’i fryjë plagës.

Pro: Të kursen lodhjen për të bërë një fëmijë, sepse e ke tashmë një fëmijë të madh, të gatshëm për ta ndarë nga gjiri i mamasë.

Kush: Tanguy, nga filmi me të njëjtin emër, që jeton me prindërit dhe nuk ka ndërmend të ndahet prej tyre.

6. Supermenaxheri

Kundër: Nuk shkëputet kurrë nga puna dhe mërzitet shpesh. Një vajtje në kinema apo një shëtitje në park, mund ta çmendin fare.

Pro: Nuk do të mbetesh kurrë pa punë, pasi ka shumë njohje. Pastaj, do të jetosh në luks…

Kush: Gordon Geko (Majkëll Dagllas) në filmin Uoll Strit. Mendimi i tij fiks? Paratë dhe pushteti.

7. Narcizisti

Kundër: Mund të përdorë gjithë kremërat e tua kundër rudhave.

Pro: Nëse i bën gjithë kohën komplimente, nuk do të të lërë kurrë.

Kush: Dereku(Ben Stiller) në filmin “Zoolander”, ku interpreton rolin e një modeli budalla dhe vanitoz.

8. Beqari i përjetshëm

Kundër: Është e vështirë ta bindësh të dorëzohet dhe të heqë dorë nga titulli i beqarit të artë. Është më keq sesa të bindësh një maçok rrugësh të flejë në krevatin e tij.

Pro: Është i ndershëm dhe nuk hiqet sikur do të martohet me ty, për të të bindur të bëni dashuri.

Kush: Tripi (Metju Mekonagi) në filmin “Failure to Launch”, që nuk do në asnjë mënyrë të lërë shtëpinë e prindërve.

9. I fiksuari pas palestrës

Kundër: Komplimenti më i madh që mund të marrësh prej tij është që ke trup tonik.

Pro: Do të kesh gjithmonë një linjë të përkryer.

Kush: Xhon Martelo Jr (Xhozef Grodon-Levit) në filmin “Don Xhon”. Ai është një djalë italo-amerikan me një jetë të rregullt dhe rituale: Meshë, palestër, diskotekë, vajza, megjithëse është edhe i fiksuar pas pronografisë.

10. I çmenduri

Pro: Asnjë

Kundër: Gjithçka.

Kush: Xhek Nikolson, në filmin “Shining” të Stanlei Kubrik, duket mishërimi i përkryer.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Zelma: Dafina më cilësoi një “yll muzike”!

Next Post

Cilat janë ushqimet që zgjojnë dëshirën seksuale?

Advertisement