Elettra Lamborghini është mjaft e njohur në Itali
si për karrierën e saj në muzikë edhe për atë në modelin, duke bërë kështu për vete mjaft fansa nëpër botë.
Por, një ngjarje aspak e pëlqyeshme ka ndodhur së fundmi, në njërin prej koncerteve të saj. Sipas mediave të huaja ajo u detyrua të ndërpriste koncertin pasi siç u shpreh edhe ajo më vonë “turma doli nga vetja”.
Pas kësaj ngjarjeje, këngëtarja u prononcua me anë të një postimi në Instagram ku u shpreh:
“Nuk kam parë ndonjëherë njerëz që shtynin si kafshë dhe nuk dinë të dëfrehen”.
Këtë vit, këngëtarja ka qenë pjesë e jurisë së emisionit muzikor më të ndjekur siç është “The Voice Of Italy”, duke bërë show me këngët e saj të cilat i ka kënduar live në këtë edicion