Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Thuajse nuk shoh fare…


– Jam Tani, 40 vjeç dhe mbaj syze prej 7 vjetësh.

Në syrin e djathtë pothuajse nuk shoh fare, edhe pse ia ndërrova numrin që kisha.

Advertisement

S’e kuptoj se ku qëndron problemi.

 Në syrin e majtë duhet t’i afroj shumë gjërat që t’i shikoj, ndërsa në syrin e djathtë s’e kisha shumë këtë problem, kurse tani pothuajse nuk shoh fare. Jam shumë i shqetësuar dhe nuk di si të veproj. Ku të shkoj? Çfarë analizash bëhen e çfarë mjekimi merret?

Rezarta Shkurti, Okuliste, Adresa: 1) Poliklinika Qendrore 2) Optika UNION, pranë DIAMOND tek 21 Dhjetori. Kontakt: +355692529165:- I nderuar Tani! Siç më shkruani në letër, ju syzet i keni vënë në moshën 33 vjeçare, në moshë të rritur, ndërkohë që kam përshtypjen se keni patur nevojë për to që në fëmijëri. Arsyeja pse syri i djathtë nuk sheh fare, mendoj se është amblyopia, fenomeni i dembelizmit të të parit, të syrit që ka defektin më të madh në numër dhe marrje e fuqisë nga syri tjetër, i forti. Nëse ju do të ishit pajisur me syze që në moshë të vogël, 3-4 vjeç, syri juaj i djathtë, nën efektin korrigjues të xhamit me numër, do të ishte zhvilluar.

– Njëkohësisht me mbrojtjen e syzeve, duhet të ishte kryer nga ju edhe mbyllja me fasho e syrit të mirë, e të majtit, për t’u fuqizuar shikimi i të djathtit. Kjo procedurë quhet okluzion dhe e ka aftësinë korrigjuese të shikimit të syrit të dobët deri në moshën 7 vjeçare. Mbi këtë moshë, okluzioni i syrit me fasho është i pasuksesshëm pasi syri i fëmijës zhvillon efektet e tij pamore në nervin e të parit deri në moshën 7 vjeçare. Pas kësaj moshe, nuk ka më kuptim mbyllja me fasho dhe syri i dobët mbetet dembel. Prandaj nuk shihni me syrin e djathtë. Kjo do të ishte përgjigjja e duhur në problemin tuaj të të parit në syrin e djathtë i cili ka lidhje edhe me numrin e syzeve (përjashtojmë këtu problemet e tjera që lidhen me sëmundje të tjera të syrit). Gjithsesi, duhet të kryeni një vizitë të re okulistike për të përcaktuar saktë të paktën numrin e problemin e syrit të majtë dhe të ndihmohet ky sy, duke qenë që në shikim, është sy i vetëm. Faleminderit për letrën tuaj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Merita Merja ka disa këshilla për kacurrelat; Ja si të duken bukur gjatë gjithë kohës...!

Next Post

Ka qenë prostitutë. Ta marr për grua?

Advertisement