Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Nuk do ta harroj kurrë atë dashuri!

Kam dashur disa herë të shkruaj historinë time në gazetën e mrekullueshme “Intervista”, por nuk e di se çfarë më pengonte. Vendosa ta ndaja bashkë me ju historinë time, e cila dita-ditës po bëhet edhe më e hidhur nga se ishte. Unë aktualisht jam 34 vjeçe dhe jetoj në një fshat shumë pak kilometra larg kryeqytetit. Isha në shkollën 8 vjeçare kur pëlqeja një djalë të cilin e kisha në klasë paralele (unë kam përfunduar vetëm gjimnazin, pasi kushtet ekonomike të familjes sime nuk më lejonin që të vazhdoja shkollën e lartë, sepse duhet të vija të jetoja në Tiranë dhe kjo kishte një kosto të papërballueshme për ne). U dashurova me atë djalë dhe në atë kohë shkëmbenim letra dashurie ku shprehnim lirshëm ndjenjat tona dhe flisnim për njëri-tjetrin. Disa nga letrat e tij i kam edhe sot dhe i lexoj shpesh sepse më duket sikur rijetoj ato kohë që unë i quaj të arta sepse jam ndjerë me të vërtetë shumë e lumtur. Pasi vazhdonim e flisnim, duke shkëmbyer letra, vendosëm të takoheshim. Ajo ka qenë dita kur jam ndier shumë në siklet, kisha gjithë natën përpara se ta takoja që nuk kisha vënë gjumë në sy. Më dukej si ëndërr që do ta takoja. Akoma nuk e besoja që po më ndodhte mua kjo gjë, pasi më ishte fiksuar në kokë ideja që do të martohesha si të gjitha vajzat e fshatit tim, me mblesëri (kështu ndodhte me të gjitha pasi përfundonin shkollën). Unë mendoja se do të kisha të njëjtin fat, prandaj se si më dukej që do ta takoja djalin të cilin ju përmenda. U takuam atë ditë dhe të dy ishim shumë të ndrojtur. Ai më shtrëngonte dorën dhe unë dridhesha e tëra nga emocionet e forta që kisha. Kaluan disa muaj ku ne të dy shkëmbenim letra dashurie dhe takoheshim sa herë kishim mundësi, që të mos binim shumë në sy të njerëzve të cilët në fshat ishin të pakët dhe diçka e vogël të merrej vesh, të nesërmen do të përhapej në të gjithë fshatin. Një ditë dëgjova një vajzë në klasën time që po i thonte shoqes së vet se më kishte parë duke u shoqëruar me djalin që pëlqeja. Menjëherë vendosa t’i shkruaja letër duke i kërkuar që të mos takoheshim për një periudhë kohe pasi kishim rënë në sy dhe unë nuk doja që të merrej vesh, pasi edhe babai im ishte shumë autoritar dhe nuk e dija se si do të vepronte pasi ta merrte vesh këtë gjë. Po afronin pushimet verore dhe fillova të mërzitesha sepse mundësitë që ta takoja, ishin më të pakta. Letrat që i dërgonim njëri-tjetrit ishin mjaft të rralla dhe takimet tona, gjithashtu. Gjithmonë kur shkëmbenim letrat, unë e lija te dritarja e dhomës sime pasi ishte buzë rrugës kryesore dhe ai e kishte mjaft mirë që ta merrte letrën. Po kështu, edhe unë për të marrë letrat e tij. Një ditë unë e kisha shkruar letrën dhe e kisha lënë te parvazi i dritares si gjithmonë, por ai atë ditë nuk kishte pasur mundësi të vinte ta merrte më shpejt letrën. Për fat të keq, mami u fut në dhomën time dhe gjeti letrën që unë i kisha shkruar atij. Ajo më thirri menjëherë dhe më tha që sapo të vinte babai në shtëpi, do t’ia tregonte këtë gjë. Nuk dija si të veproja e si t’i thoja. U futa në dhomën time dhe vetëm qaja.

Sapo kishte ardhur babi në shtëpi, mami i kishte treguar dhe babi më thërriti e kërkonte një shpjegim nga unë. Nuk dija si t’ia shpreja ndjenjat e mia, kisha frikë t’i thoja dhe se ne të dy duheshim, pasi nuk dija as vendimin e të dashurit tim, nëse ai donte që të dy bashkë të kishim një lidhje serioze. Babi ishte shumë i nevrikosur dhe më thonte gjatë gjithë kohës: “Na turpërove, nuk e ke pasur mendjen në shkollë, por te dashuriçkat” dhe më tha se ishte bërë pishman që më kishte çuar në shkollë. Bisedova me mamin dhe të dy menduan që të prisnin vëllain tim, i cili vinte nga Greqia për pushime dhe do të shkonin ata të dy të bisedonin me familjen e djalit. Nuk dija si të kontaktoja me djalin që t’i thoja se nuk do të vazhdonim më sepse familja ime e kishte marrë vesh. Kaluan disa javë dhe vëllai im u kthye në fshat. Pa kaluar një ditë nga ardhja e tij, vendosën bashkë me babin që të shkonin në shtëpinë e djalit dhe të bisedonin me babain e tij për këtë çështje. Pasi kishin biseduar me babain e djalit, erdhën atë ditë në shtëpi që të bisedonin me mua, duke më thënë se ata i kishinë thënë që çdo gjë do të ndërpritej aty pa e marrë vesh njeri çfarë kishte ndodhur dhe më detyruan mua që të mos kisha më asnjë kontakt me djalin sepse në të kundërt, do të më martonin sa më shpejt me mblesëri dhe nuk do të mund ta vazhdoja shkollën. Nuk kisha alternativë tjetër; i vura zemrës një gur dhe vendosa ta harroja djalin që më bëri të ndjehesha e lumtur dhe të krijoja iluzione të cilat ishin të kota, por ja që kështu ishte e shkruar të ndodhte. Mbarova shkollën 8-vjeçare e pastaj vazhdova edhe të mesmen. Djali, pasi ne mbaruam shkollën 8-vjeçare, mësova se kishte shkuar emigrant, si shumica e djemve në fshatin tim. Kjo ishte edhe historia ime të cilën e kujtoj gjithmonë si diçka të bukur pasi rrezikova dhe ishte diçka që do kisha dashur të zgjaste përgjithmonë, por ja që nuk ishte e shkruar. Gjithmonë e kujtoj dhe do ta kujtoj si diçka të bukur që ka ndodhur në jetën time, pavarësisht çdo gjëje. Tani jetoj persëri në shtëpinë e prindërve të mi pasi akoma nuk jam martuar. Të gjitha rastet që kam pasur për t’u martuar me mblesëri, nuk më kanë pëlqyer. Edhe pse tani kam një moshë relativisht të madhe, ndjehem mirë sepse kujdesem për dy prindërit e mi të cilët janë të mrekullueshëm dhe falënderoj Zotin që i kam.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kek me portokalle

Next Post

Valza Bajra: Jam gati për çdo gjë!

Advertisement