Rita Ora ka sërish probleme me një infeksion në gjoks.

Këngëtarja me anë të një postimi në rrjetet sociale ka treguar se,

me shumë keqardhje, është dashur të anulojë paraqitjen e saj në një festival në Islandë.

Kjo pasi doktorët e kanë rekomanduar që duhet të pushojë pak pasi problemet me zërin kanë filluar sërish e tashmë ajo ka edhe një infeksion në gjoks.

Këto probleme i shfaqen Ritës kohë pas kohe, për shkak të lodhjen së madhe që po përjeton në koncerte e performanca të shumta në të cilat po jep gjithmonë maksimumin.

“Jam shumë e mërzitur për të gjithë që do vinin në Solstice në Islandë, që unë do të mund të performojë ashtu siç ishte e planifikuar. Kam probleme me një infeksion në gjoks që po vazhdon të kthehet kohë pas kohe, dhe jam këshilluar që të marrë pak kohë pushim që të rikuperohem.

Isha shumë e gëzuar që do të kaloja kohë në Islandë dhe të isha pjesë e këtij festivali. Anulimet asnjëherë nuk i pres mirë sepse jam shumë mirënjohëse për cdo mundësi që kam për të performuar. Jam veçanërisht e zhgënjyer dhe zemërthyer sepse po zhgënjej fansat e mi. Më vje keq që nuk mund të jem aty! Ju dua të gjithëve dhe ju falënderoj për mbështetje. Mezi po pres që të festojmë Solstice 2020″.

https://www.facebook.com/RitaOra/posts/10156374273313601

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here