Një lajm bombastik vjen nga Sky Sports Italia,
bën të ditur se Manchester United ka nisur kontaktet me Napolin për të afruar Elseid Hysaj.
Hysaj deklaroi disa ditë më parë gjatë grumbullimit me Kombëtaren se koha ime te Napoli ka mbarur dhe se është gati për një aventurë të re.
Shqiptari në fakt sezonin që lam pas ishte një nga më të vështirët për të.
Ai qëndroi vazhdimisht në stol nga Ancelotti dhe kjo nuk i pëlqeu aspak.