Lindi, dikur një nga këngtarët më premtues
dhe produktiv në skenën muzikore,
për një kohë të konsiderueshme u largua nga muzika.
Askush nuk dinte asgjë për djaloshin e hitit “Pa Facebook”, që ishte një bashkëpunim mes tij dhe këngëtarit Nexhat Osmani.
Këngëtari ka treguar se ka munguar në muzikë për shkak të angazhimit rreth studimeve. Lindi, tashmë është rikthyer, madje edhe më atraktiv, me një këngë dhe videoklip mjaftë modern.
Projekti i sapo lansuar mgë këngëtati titullohet “SSBV”, që në version të gjatë i bije “Sa su bo vonë”. Muzika është krijuar nga kompania zvicërane “Planet V Music”, ndërkaq videoklipi është xhiruar nga produksioni “XL Films”. Lindi, së shpejti vjen me projekte të reja dhe gjithashtu me një bashkëpunim, që mbetet surprizë.