Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ju prezantojmë super valltaren Lea, vajza e personazhit të njohur!

Ajo quhet Lea Bytyqi e lindur me 7 tetor 2005

në Lausanne të Zvicrës ku edhe vijon mësimet në klasën e nëntë

dhe ka kaluar mbimesataren për gjimnaz.

Advertisement

Mësojmë se ëndrra e saj është të bëhet pedopsikiater, e që tani mund të kuptojmë se është një vajzë me plot ambicie, e për sukseset e saj ajo falenderon prindërit. Një vajzë e re plot entuziazëm, energji, e dashur dhe e kujdeseshme. Por duke parë fotot e saj ndalemi tek një fotografi e veshur me veshje kombëtare pranë nënës së saj Saranda Ademit, ku në atë kohë ajo ishte edhe koreografe dhe prezantuese e SHKA Ilirët ku këtu ishte prezantimi i saj i i parë në Festivalin e Berlinit në Gjermani në nëntor të vitit 2006 ku ajo kishte vetem 13 muaj foto është bërë nga Rexhep Rifati. Cdo gjë nisi për të me ritmin e Shotës. Por ajo na tregon se si edhe gjatë kohës sa ishte shtatzënë mami i saj i ka thënë, se deri në fund të muajit të shtatë ajo ka vallezuar me orë të tëra e si mos të jem valltare sot unë. “Ta dua shqiptarinë, gjuhën, kulturën e traditën ma mësuan prindërit e mi sapo e pash diellin për herë të parë me sytë”-thotë ajo. Ajo vjen shpesh në Prishtinë te vendlindja e mamit dhe Prizrenit, vendlindja e babait, por më së shumti i don pitet e gjyshës së dajave askush nuk i bën me të mira se ajo. Më pas Lea rrëfen këtë: ” Nga aksidenti i mamit unë e kam pasur shumë të vështirë të vazhdoj pasi mami ishte koreografja/mësuesja ime e parë por arriti të më bind që të vazhdoj, e sot unë vallëzoj me një prej veshjeve kombëtare të mamit, këto më japin një siguri më duket se e kam mamit në mua”. Ajo dëgjon shumë muzikë kur nis dicka folklorike dhe gjatë kohës së lirë me mamin dhe motrën e saj Liren vallëzojnë. Përvec vallëzimit ajo luan piano te trasheguar nga mami saranda dhe ka një dashuri të madhe edhe për çilftelinë e kitarën dhe në mbrëmje për të thyer rutinën javore ushtron dhe këndon me babin Ilir Bytyqi i cili është kryetar dhe udhëheqës artistik i shoqërisë Ilirët. “Kam vjedh më të mirat nga prindërit e mi si nga mirësjellja, ashtu edhe arti.”-thotë ajo. Dhe na thotë se është kënaqësi të jetë partnere e vallëzimit me koreografin e shoqërisë atje me Isa Krasniqi-n, valltar i koreografit të parë nga Kosova, Xhemail Berishës. Dhe në fund artistja adoleshente thotë: “Përfitoj nga kjo bisedë t’i ftoj bashkatdhetarët qe t’i angazhojnë fëmijët e tyre në aktivitet kulturore sepse vetëm në këtë mënyrë mund të jemi fitimtar në çdo aspekt”.

https://m.youtube.com/watch?feature=share&v=RBDnHbPYcyg

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nga yjet e deri te maturantët ja cili është super fotografi!

Next Post

Anna nuk ndalet, bombardon me klipin e ri ‘Havana’ vjen në duet me Ben7amin (Video)

Advertisement