Ka kohë që ai mendon të nisë muzikën pasi e ka pasion
por tani si duket ka gjetur bashkëpunëtorët
e përshtatur dhe ka gati këngën e parë.
Po flasim për këngëtarin e ri Koli Picaku i cili do të sjellë me një klip të bukur këngën në stilin regaton-etno. Ne mësojmë se djaloshi me origjinë nga Shqipëria por që jeton në Gjermani për këngën e parë ka bashkëpunuar për muzikë me Alban Arifi, teksti Marjan Kola, Studio Global Records dhe video nga produksioni a.ba. Klipi pritet të dalë për pak javë ndërsa këngëtati i ri falë talentin të tij premton shumë.