Vaji i bajames, i përftuar nga fruti i bajames, është i pasur me vitaminat A, E, B1, B2, B6, B17 dhe kripëra minerale.
Vitamina B17 nuk është tamam vitaminë,
emri i saj i vjetër është amigdalinë që vjen nga fjala amygdale -bajame.
Është një lëndë që në mënyrë të natyrshme ndodhet në disa prej frutave (manaferra), farat e frutave, në fije liri, mel dhe disa prej fasuleve, barishte dhe fruta të thata (si arrat, lajthitë, bajamet, farat e mollëve, kajsive, etj).
U zbulua si lëndë e izoluar në vitet 50 nga mjeku amerikan me origjine gjermane Ernst T. Krebs. Ai ishte në kërkim të një lënde antikancerogjene dhe distiloi nga farat lëndën e quajtur amigdaline apo e quajtur ndryshe edhe Laetrile (emri me të cilin gjendet në treg).
Në fakt këto veti janë njohur në periudha më të hershme, si në kohën e Konfucit në Kinë, ku eshte përdorur si ilaç kundra kancerit. Por edhe në Europë janë studiuar farat e familjes Prunus nga Liebig und Woehler në vitin 1835.
Me vone farmakologu Lehman bëri studime më të gjera dhe vazhdoi punën e studiuesve të mëparshem Liebig dhe Woehler dhe fitoi edhe një çmim. U njoh si një lëndë shëruese në literaturen farmaceutike te asaj kohe. Ajo që dua të them është që për këtë substancë janë bërë analiza, kërkime e njihen aq shumë gjëra, detaje e cilësi të saj sa për asnjë lëndë tjetër shëruese nga këto që janë në treg nuk dihet të jetë studiuar aq shumë. Por çuditërisht flitet shumë pak për të, në shumë vende nuk lejohet ose është e ndaluar si shitja apo kurimi me të. Lind pyetja pse? Gjigandëve farmaceutikë nuk u leverdis që kjo të njihet dhe të zërë një vend të rëndësishëm pasi është një substancë natyrore dhe atë e gjejmë vetë, ndodhet në natyrë kudo dhe nuk kemi nevojë t’ua blejmë atyre që fitojnë shuma marramendëse.
Gjithashtu shumë të tjerë pajtohen me tezën se industria farmaceutike ka shume leverdi financiare për t’u siguruar që vitamina B17 të mbetet ilegale dhe e papranueshme nga institucionet e mjekësisë. Në pamundësi për të patentuar nje substancë që gjendet në natyrë (si pasojë në rrezik për t’i shkaktuar humbje një industrië prej 200 miliardash euro në vit), është shpallur një luftë ndërmjet studiuesve që merren me kancerin – secila anë duke përkrahur studime te ndryshme dhe efektivitetin e tyre. Në fakt është ilegale që edhe të shesesh Leatrile si ilaç për kancer në Amerike e bile disa janë burgosur për këtë.
Amigdalina
Amigdalina është pjesa e hidhur e farës së bajames apo kajsisë dhe si një toksinë e mundshme mund të lëshojë cianide ne trup.
Si i vret qelizat kanceroze bërthama e kajsisë? B17 që gjendet në bërthamat e kajsisë e bajames, përbëhet nga dy sheqerna ( glukozë), një benzaldehid dhe një cianid të lidhura së bashku. Siç e dinë të gjithë, cianidi është shumë toksik dhe vdekjeprurës në sasi të mëdha, por në këtë formë natyrale është kimikisht joaktiv. Ekziston një substancë që mund të zhbllokojë molekulën e vitamines B17 dhe të japë cianidin e kajsisë. Kjo substancë eshte enzima beta glukosidasë, që quhet enzima çbllokuese.
Kur vitamina B17 bie në kontakt me këtë enzimë, çlirohet jo vetem cianidi, por edhe benzaldehidi, i cili është shumë toksik në vetvete. Këto dy substanca së bashku kane efekt helmues 100 herë më shumë sesa secili veç e veç. Ky quhet efekti bashkëveprues (sinergjik). Për fat të mirë kjo enzimë nuk gjendet kudo në trup në masë të rrezikshme, përveçse në qelizat e kancerit në një masë 100 herë më shume se qelizat e shëndetshme përreth. Rezultati: helmi që çlirohet nga bërthama e kajsisë dhe bajamja synon vetëm qelizat e kancerit dhe i vret. Por çfarë ndodh me qelizat e shëndosha? Në to gjendet gjithashtu një enzimë me emrin Rhodanese, e cila shëndrron acidin hidrocianik në thiocianat, i cili ndikon pozitivisht në organizmin tonë, si për shembull për uljen e tensionit. Por thiocianati i shërben trupit për prodhimin e vitaminës B 12, që është po aq e rëndësishme për organizmin tonë.
Por çfarë ndodh me benzaldehidin e lirë? Ai gjithashtu me ndihmën e oksigjenit shnëdrrohet në qelizat e shëndosha në acidin benzoik, i cili luan rolin e një analgjeziku, pra kunder dhimbjeve. Kështu shpjegohet edhe veprimi analgjezik që u ndodh njerëzve kur konsumojnë këto fara (nuk ndjejnë më dhimbje kyçesh, mesi etj).
Studiuesi i respektuar Dr. Kanematsu Sugiura është pushuar nga puna pasi ka refuzuar të publikojë rezultate të gënjeshtërta të testeve te Laetriles, por ai vazhdon të mbrojë pa u lëkundur efektin pozitiv të kësaj substance.
Njëri ndër ithtarët më të famshëm të vitaminës B17 është G. Edëard Griffin, i cili ka shkruar një liber dhe artikuj të shumtë në lidhje me B17.
Ky dhe studiuesit tjerë pajtohen me faktin se kanceri është pak a shumë një sëmundje mangësie. Në disa fise të lashta, si Hunza (që gjendet në Pakistan) dhe eskimezët që konsumojnë ushqime më sasi të lartë nitrilosidesh (përbërës në fara), as që është dëgjuar për kancerin. Por sot, dietat moderne i kanë të gjitha përveç këtyre lëndëve ushqyese vitale. Institucionet e mjeksisë në anën tjetër kanë punuar shumë për të zvogëluar besimin ndaj kësaj substance. Arsyeja e tyre “zyrtare”? Për shkak se përmban një molekulë të cianidit. Por artikujt, videoja dhe faqja e internetit e Griffin sqarojnë se si molekula thithet në mënyrë unike dhe përdoret nga trupi: E vetmja enzimë që mund ta zbërthejë atë ekziston vetëm në qelizat tumorale, me fjalë të tjera ajo bëhet një lloj “bombe e mençur kundër kancerit” kurse neutralizohet në qelizat e tjera të shëndetshme të trupit.
Por me bërthamat e kajsive duhet të jeni të matur, lidhja e amigdalinës (vitaminës B17) së cilës i vishet veprimi antikancerogjen në sasi te medha, është toksike. Ekspertet rekomangojnë 6 deri në 8 fara kajsish në ditë.
Ka shumë informacione në internet rreth dozave të duhura dhe një libër me receta “The Little Cyanide Cookbook”, liber i cili sqaron se si të përgatisim ushqime të pasura me vitaminën B17. Ushqimet që përmbajnë vitaminën B17 janë: manaferrat, boronicat, fasulet, frutat e thata si arrat, lajthitë, por veçanërisht bajamet e hidhura dhe një sërë perimesh. Megjithatë B17 më së shumti gjendet në farat e kajsisë dhe të frutave të tjera. Jo më kot thuhet se tre mollë në ditë, me gjithe fara, mund të parandalojnë kancerin.
Populli austriak ka një shprehje shumë të bukur : “Një mollë çdo ditë dhe doktori juaj mbetet pa punë”…