Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Rrëfimet e vajzës së natës! Një 60-vjeçare shet drogë në pabet e Tiranës!

Këtë herë, miqtë e mi, do t’ju tregoj për një grua që më bëri shumë përshtypje të shtunën në darkë,

në një klub diku nga fundi i zonës së ish-Bllokut, në Tiranë të Re,

më saktë, një zonjë rreth të gjashtëdhjetave e cila ishte krehur e pispillosur dhe erdhi në shoqërinë e një gruaje tjetër më të re në moshë.

Advertisement

Në një klub me qindra të rinj e të reja, nuk kishte si të mos binte në sy një 60-vjeçare me makiazh të rëndë, me tatuazhe, me cigaren nuk e ndante për asnjë sekondë nga dora dhe sigurisht, me alkoolin, mikun e saj më të mirë, kështu që besoj se më kuptoni kur ju them se më bëri shumë kurioze…

Klubet e natës nuk janë vetëm për të kërcyer, as vetëm për të dëgjuar muzikë. Diçka më shumë mund të marrësh nëse di të shprehesh me fjalët e duhura apo më mirë, nëse njeh njerëzit e duhur, por kjo zonjë, përveçse kërkonte diçka në atë klub (gjë që dukej qartë, sepse moshataret e saj ishin të gjitha në gjumë), dukej që aty nuk ishte vetëm për t’u dëfryer. Si mistrece dhe kurioze që jam, iu afrova dhe i thashë: “Më bën përshtypje se si një zonjë si ju, gjendet në një klub nate si ky”. Pak në qejf nga “Lamborgini” që po pinte me zell e ndoshta edhe sepse nuk kishte me se të merrej tjetër, m’u përgjigj. Më tha se ajo ishte jeta që kishte dashur gjithmonë; qejf, meshkuj më të rinj se vetja, alkool edhe pak “të bardhë”. I thashë që këto të parat i dija, “po ky “bardhi”, kush është?”.

“E ke parasysh, tha, kur do ta zgjasësh natën dhe alkooli e muzika nuk ta mbushin? Atëhere, ne kërkojmë pak “të bardhë” dhe, duke më tërhequr pas vetes, më tha: “Ti, do pak?”.

“Po ma thuaj, i thashë, çfarë është, se nuk po kuptohemi më duket…”.

“Është kokainë”, më tha dhe me gishtin tregues ma bëri me shenjë të mos flisja.

“Faleminderit, i thashë, unë nuk jam përdoruese, madje as e kam provuar ndonjëherë!”.

Më pa nga koka të këmbët dhe më tha që nuk më besonte, sepse të gjitha femrat që dilnin natën, nuk mund t’i shpëtonin “të bardhit”. Iu luta të më tregonte se si funksiononte aty, se fundi-fundit, natë ishte dhe do ta shtynim disi. Nisi të më tregonte gjithçka, ndoshta nga fakti që unë u tregova shumë miqësore me të, duke i ofruar edhe një tjetër Lamborgini asaj dhe mikeshës së saj.

“E dashur bukuroshe, në këtë klub, por edhe në të gjitha klubet ku vijnë “ajka” e lekut, ti mund të gjesh edhe hashash, megjithëse ky i fundit më tepër shitet në rrugë, sepse brenda lokaleve preferohet kokaina dhe ekstazia. Nëse kokaina është e pastër, është si të jesh në qiellin e shtatë, por nëpër lokalet tona shitet mall kazanësh”.

“Po sa kushton, zakonisht?”, e pyeta unë.

“Deri 100 mijë lekë të vjetra grami”.

“Po kush e blen kaq shtrenjtë një gram pluhur?”, u habita.

“Pluhur, pluhur, po është pluhur çudibërës, ama! Kokaina është detaji më i bukur i natës, vijoi ajo. Sigurisht, duhet të kesh para dhe gjithçka është më e lehtë se ç’mund të mendohet prej atyre që klubet e natës i konsiderojnë vetëm një vend alkooli dhe muzike”.

“Po pronarët e klubeve, janë në dijeni të kësaj që ndodh?”

“Pronarët e lokaleve, në përgjithësi, nuk dinë gjë, vijoi ajo. Ata që më shumë merren me këtë punë, janë punonjësit, duke përfshirë këtu kamerierët, banakierët dhe truprojat, si dhe mikeshat e tyre, siç jam unë, mikesha e atij kamarierit atje” dhe drejtoi dorën nga një bukurosh, që nuk i kishte më shumë se 25 vjeç.

U habita nga ajo që po më tregonte, por doja ta dëgjoja deri në fund. Ajo vazhdoi me një rrëfim, që do të kisha dashur ta dëgjonit të gjithë ju, siç ma tha ajo…

“A gjendet lehtësisht kokaina?”, e pyeta unë.

“Të lutem, mos përdor emra konkretë, quaje “bardhi”! Do më premtosh që një ditë do ta provosh?”.

“Po pse duhet të bëj i thashë diçka që unë nuk e dua, për shembull?”, i thashë e habitur.

“Sepse ti nuk e di se çfarë humbet; njëherë ta provosh, pastaj vetë do ta kërkosh!”.

U lebetita nga ato fjalë që i thoshte një 60 vjeçare e cila fare mirë mund të ishte gjyshja ime. “Nejse, më trego, i thashë, se dua të dëgjoj, jam dëgjuese e mirë”, i dhashë zemër.

“Normalisht, nuk është aspak e vështirë të sigurosh çfarë do. Mund të gjesh lehtësisht kokainë, hashash dhe në varësi të muzikës, edhe ekstazi. Këtë të fundit më shumë e gjen te lokalet me muzikë të fortë, por duhet të dish edhe si të shprehesh që të kërkosh diçka. Normalisht, duke qenë se është e jashtëligjshme, askush nuk ka dëshirë të kapet nga policia dhe në përgjithësi, tregohen të kujdesshëm, kështu që duhet të përdorësh fjalët e duhura kur kërkon drogën. Sigurisht, nuk është si të porosisësh birrë apo Lamborgini…”.

Ju betohem që atë natë kam mësuar shumë shprehje që nuk i kisha dëgjuar kurrë më parë në jetën time: “Duam ta zgjasim pak këtë festën, ku mund të takojmë bardhin?”; kjo ishte kërkesa për kokainë, ndërsa për të kërkuar hashashin është më e thjeshtë: “Ku mund të mbaroj punë?”, “Bëhet gjë për ndonjë këtë?”. Përsa i përket ekstazisë, pyetja është akoma më e thjeshtë, pasi kërkohet direkt me emrin e saj ose “aspirinë”.

“Po mirë i thashë, si përzgjidhet klientela, apo kush të kërkojë ia jepni?”.

“Po si moj ia japim kujt ta kërkojë? Kush do të përfundojë në polici?!”. Përgjithësisht, ata që kërkojnë, e dinë se ku të shkojnë dhe si të flasin. Janë njerëz që vishen disi firmato, njerëz që kuptohet se kanë para për të blerë. Nuk i shitet çdo personi apo çdokujt që e kërkon. Njerëzit duken se si vishen dhe sillen. Ai që ka para, duket nga porosia që bën, veshja, aksesorët etj., por nuk është kusht i vetëm paraja, pasi edhe të tjerët mund të marrin, por duhet edhe pak nuhatje e mirë për ta shitur, pasi mund të të rastisë ndonjë polic dhe pastaj, e mjera ti!”.

“Po si i njihni policët?”, e pyeta unë.

“Ajo është puna e kamerierëve, që i pyesin klientët nëse dëshirojnë diçka më të fortë dhe nëse përgjigjja “po” është e dyshimtë, i sjellin ndonjë pije të fortë fare dhe gjithçka humb gjurmët. Megjithatë, kush ka kohë që merret me këtë punë, tashmë i njeh edhe policët civilë, kështu që nuk i lejohen gabime…”.

Ajo ishte shumë e kënaqur me punën që bënte, por edhe me të dashurin 25 vjeçar që kishte si bashkëpunëtor. Ika, duke e lënë 60 vjeçaren, të “nuhaste” klientët që hynin e dilnin herë pas here nga klubi, ama vetë, t’ju them të drejtën, isha e shokuar…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Next Post

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, vizitë në kompanitë gjigande “Sharri” në Trebosh të Tetovës!

Advertisement