Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

7 Mënyra për të trajtuar çrregullimet e ereksionit


Trajtimi për meshkujt që kanë probleme me ereksionin ka bërë shumë përpara qëkur doli në treg Viagra,

ilaçi i parë nga goja që trajton çrregullimet e ereksionit (ED), në vitin 1998.

Por, tani kanë dalë edhe metoda të reja, që nga pompat deri tek implantet kirurgjikale dhe supostat.

Advertisement

Megjithatë, nuk është mirë ta marrësh vetë ilaçin ED. Nëse vuani nga shqetësime të tilla, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun para se të filloni çfarëdolloj trajtimi. Për problemin tuaj mund të ketë një shpjegim mjekësor dhe mund të jetë në lojë vetë shëndeti juaj…

1. Ilaçet nga goja

Viagra, Cialisi (tadalafili) dhe Levitra (vardenafili) luftojnë problemet e ereksionit duke relaksuar muskulin e lëmuar në penis, një proces që shton qarkullimin e gjakut dhe nxit ereksionin. Efikasiteti i këtyre ilaçeve është provuar tashmë. Specialistët thonë se ilaçet ED janë 70% efikase në aftësimin e penisit për të kryer aktivitetin seksual. Në përgjithësi, këto ilaçe konsiderohen të sigurta. Ndër efektet dytësore mund të përmendim dhimbjen e kokës, bllokimin e sinuseve, një mostretje të mirë dhe turbullim në shikim, por zakonisht, janë të lehta. Ato janë nga ilaçet më të sigurta në treg. Nëse jeni duke përdorur ED, mos përdorni ilaçe që përmbajnë nitrate, si pilulat e nitroglicerinës për dhimbjen e gjoksit ose të tjera. Ky kombinim mund të ulë presionin e gjakut në nivele të rrezikshme, sa mund të shkaktohet edhe një infarkt.

2. Injeksionet

Nëse ilaçet nga goja nuk funksionojnë, doktori mund të këshillojë injektimin e ilaçit drejt e në bazë ose në anë të penisit me një age shumë të vogël ose duke futur një supostë në uretër. Ilaçi që injektohet, alprostadili, është një version sintetik i prostaglandinit E1, një substance të ngjashme me hormonet dhe ka të njëjtin funksion me ED. Në disa injeksione, përzihet alprostadili me një ilaç tjetër që hap enët e gjakut, si papaverina dhe alfa-bllokuesi fentolaninë për të shtuar efikasitetin e tij. Doktori juaj mund t’ju mësojë si t’i bëni injeksionet vetë në shtëpi.

3. Supostat

Për ata që preferojnë të mos i bëjnë injeksione vetes ose kanë frikë nga gjilpërat, është gjithashtu i disponueshëm një supost i quajtur MUSE, që përmban ilaçin alprostadil, megjithëse nuk konsiderohet po aq efikas sa injeksionet. Këto të fundit e çlirojnë drejtpërdrejt ilaçin në penis, ndërsa suposta futet në kanalin e urinës dhe, pasi thithet, e humbet pak fuqinë e tij. Të dyja metodat funksionojnë me të njëjtin parim. Burrat që i kanë provuar ato, shpesh ankohen se ky veprim largon spontaneitetin e seksit, sepse duhet kohë për të përgatitur dhe marrë ilaçin.  

4. Pompat

Në filmat me Ostin Pauers tallen me pompat e vakumit, por ato kanë qenë efikase në shtimin e fluksit të gjakut në penis, si dhe mund të blihen pa recetë me një çmim relativisht të ulët. Procesi i pompimit të ajrit në tub e tërheq gjakun në indet e ereksionit. Që të ruash ereksionin edhe pas heqjes së tubit, është mirë të vësh një unazë shtrënguese në bazë të penisit.

5. Unazat shtrënguese

“Unazat e penisit”, të vëna në bazë të tij, mund të ngadalësojnë shpejtësinë me të cilën gjaku largohet nga penisi. Ato nuk do të shtojnë fluskin e gjakut atje, por mund ta zgjasin ereksionin pasi është arritur (për shembull, duke përdorur një pompë vakumi).  Unazat nuk duhet të përdoren më shumë se 30 minuta dhe duhen hequr menjëherë nëse ndjen ftohtë, mpirje ose dhimbje në zonën gjenitale.

6. Implantet

Teknologjia e implanteve të penisit përmirësohet vazhdimisht. Ato rivalizojnë implantet në pjesët e tjera të trupit, si pacemaker-in (në zemër). Ato janë dy llojesh:

– Implante që fryhen, që janë cilindra që implantohen në dhomat e ereksionit të penisit dhe fryhen me një pompë hidraulike të implantuar në skrotum.

– Implantet e përkulshme, që janë shkopinj gjysëm të ngurtë, të përkulshëm, që implantohen në penis dhe mund të manipulohen me dorë që të vihen në pozicionin e erektuar ose të lëshuar.

7. Ndërhyrja kirurgjikale

Ndërhyrja vaskulare (në enët e gjakut) bëhet rrallë, por mund të jetë rrugëzgjidhja e fundit për disa burra. Ka pacientë që përfitojnë nga ajo, por numri i tyre është nën 1% e atyre që përdorin ED. Është një lloj bypassi arterial dhe janë të pakët kirurgët që janë të aftë ta realizojnë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Të jesh e bukur me trajtime... ekstreme!

Next Post

Magrib Muçiqi gati një këngë ritmike me klip

Advertisement