– Kam një pyetje për seksologun Evi Dani.

Jam i martuar dhe kam keqpërshtatje seksuale me bashkëshorten. Sa herë kryej aktin seksual, penisi ka prirje për të mos u erektuar.

Më pas, orgazmën e kryej me anë të masturbimit. Mendoni se kjo është psikologjike apo mund të kemi të bëjmë me ndonjë impotencë? Faleminderit. Fatjoni.

– Nuk e di sa vjeç jeni, çfarë sëmundjesh keni apo a merrni mjekim për ndonjë patologji tjetër, të cilat ndërhyjnë në mekanizmin e ereksionit apo keni ndonjë faktor psikologjik gjatë kësaj kohe. Për t’ju kuruar juve, unë ju siguroj një rezultat pozitiv, prandaj do dëshiroja të vinit pranë poliklinikës, të më takonit dhe unë ju siguroj që do ta zgjidh problemin tuaj. Mos ngurroni! Vonesa rëndon më shumë në problematikën tuaj dhe vonon mjekimin e tij përfundimtar.

– Jam një vajzë shumë e shqetësuar për të fejuarin tim që nuk mund të kryejë marrëdhënie seksuale të rregullta. Edhe kur arrin, i zgjat vetëm 5 minuta. Ai thotë që nuk i ka ndodhur më parë kjo gjë dhe për këtë gjë kam filluar të ndihem keq. Mos është faji im? Dua të theksoj gjithashtu se ai ka patur kohët e fundit probleme në punë dhe ka qenë shumë i shqetësuar. Mos vallë ka ndikuar edhe kjo gjë? Mosha jonë është: Ai, 32 vjeç, unë, 28 vjeçe.

– Siç e kemi thënë disa herë, marrëdhëniet seksuale janë një moment shumë i rëndësishëm në lidhjen e një çifti. Kjo, jo vetëm përsa i përket kënaqësisë e plotësimit të nevojave fiziologjike por edhe për faktin e realizimit të fëmijës në mënyrë natyrale. Dhe, kur marrëdhëniet seksuale ngecin, nuk realizohen siç duhet, krijohet një atmosferë jo e mirë midis çiftit; partnerët fillojnë ta kërkojnë fajin edhe padashje aty ku nuk duhet. Në këtë mes, nuk duhet të mendosh që keni faj ju apo ai. S’ka lidhje këtu faji, por është një problem i cili mund të jetë organik ose psikologjik i partnerit tuaj. Edhe stresi ndikon te marrëdhëniet seksuale dhe ka raste që një mashkull arrin dhe gjer në impotencë nga mërzia dhe ankthi i jetës së përditshme, ama, kjo gjë tashmë është e riparueshme dhe partneri juaj mund të kurohet shumë mirë 100 %. E rëndësishme është që ju të dy të shkoni tek andrologu për një vizitë mjekësore që të kuptohet se nga e ka ai këtë problem. Ju siguroj që është rast i kurueshëm dhe nuk keni pse të qëndroni më në ankth për këtë gjë. Qëndrojini sa më afër njëri-tjetrit shpirtërisht dhe psikologjikisht, sepse çdo gjë rregullohet, mjafton të keni mirëkuptimin dhe dashurinë.

– Djalit tim 15 vjeç i është dëmtuar njëri test. A rrezikon në sterilitet kjo gjë?

– Dëmtimi i testit në moshën 14-15-16 vjeçare, pra, në moshën e pubertetit, është gjithmonë shumë i rrezikshëm sepse është pikërisht kjo moshë në të cilën dëmtimet janë më serioze. Sidoqoftë, vizita te mjeku do t’ju sqarojë më tej për atë që ju ka ndodhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *