Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Astrologia shpjegon..!

E qëllova me shpulla

Pashë në ëndërr sikur shoku im po u thoshte dy kushërinjve të tij se kishte shumë dëshirë të bënte dashuri.

Unë mendova se u shpreh për mua, por në fakt, ai dëshironte një vajzë tjetër. Nga inati, i dhashë nja dy shpulla dhe ika.

Advertisement

Hyra në një dyqan ku kishte veshje intime. Zonja që shiste, më tha se duhet të hidhja të gjitha sendet personale të një personi dhe unë mendoja se bëhej fjalë për një person që kishte vdekur.

– Ëndrra flet për të kaluarën tuaj jo të mirë dhe për një të ardhme, për të cilën frikësoheni. Ju keni frikë të përfshiheni totalisht në lidhjen që keni dhe, për këtë, ia vini fajin të kaluarës suaj të hidhur. Kujtimet nuk ju lënë të ecni përpara. Edhe zonja që keni parë në ëndërr duke ju këshilluar, ju përfaqëson juve, që në realitet dëshironi të dilni nga vorbulla e kujtimeve të së kaluarës. Urojmë t’ia dilni mbanë!

Humba trenin

– Kam parë në ëndërr sikur do të shkoja në një udhëtim dhe po kërkoja gjërat e mia, por nuk i gjeta. Koha kalonte dhe treni kishte për t’u nisur shumë shpejt. Rregullova valixhen, u nisa për te stacioni i trenit, por rrugës u kujtova se kisha harruar disa dokumente shumë të rëndësishme. U ktheva sërish mbrapa dhe, kur arrita në stacion, kishte shumë njerëz që më penguan për të shkuar në stacion. E pashë trenin të ikte, duke bërë rrugë me zigzage dhe dy vagonat e fundit u përplasën. Nga ankthi, më doli gjumi. Çfarë përfaqëson kjo ëndërr, ju lutem? Faleminderit.

– Një ëndërr e tillë tregon si gjendjen psikologjike, ashtu edhe karakterin e personit që e shikon, por në varësi të tyre, edhe rrjedhën që merr jeta. Ju jeni natyrë shumë ambicioze dhe shpeshherë, kjo ju ka çuar deri në nervozitet. Për këtë arsye, keni përfunduar duke u përplasur me problemet e jetës apo me persona në veçanti. Ëndrra ju paralajmëron që nëse keni disa plane në kokë, merrini shtruar ato, pa menduar se vetëm ju dëshironi të arrini majat. Duhet të kënaqeni me ato që keni sepse shpesh, dëshirat e mëdha dhe syri i pangopur ju çojnë në situata jo të mira në jetë. Ëndrra tregon që ju do të përpiqeni shumë për të realizuar ambiciet tuaja, por në fund nuk do t’i arrini, përkundrazi, mund të ndjeni njëfarë rënieje psikologjike dhe morali, por kjo s’do të thotë të dëshpëroheni, sepse është periudhë kalimtare dhe ju jeni ende në kohë që ta rregulloni situatën tuaj.

Stuhi e madhe

– Mbrëmë kam parë në ëndërr sikur filloi një erë shumë e fuqishme. Unë kisha për të shkuar që të takoja një shokun tim për të cilin kam filluar të ndjej, por kam shumë frikë dhe më shumë zihem me të. Duke ecur drejt tij, filloi një stuhi shumë e madhe dhe unë mundohesha të flisja, por sikur më transformoheshin fjalët. Kështu, u zgjova. Çfarë parashikon ëndrra? Mariana.

– E dashur Mariana, stuhia simbolizon një konflikt të brendshëm ose të jashtëm. E gjithë ëndrra ka të bëjë me ndjenjat, emocionet dhe shpërthimet brenda jush. Ndodh shpesh që përpara se të fillojmë një lidhje, ne mendojmë më të keqen, fundin e saj, pa e shijuar akoma fillimin. Kështu po ndodh me ju. Ju, pa u lidhur akoma, keni stres dhe ziheni me të, kështu që ëndrra të tilla janë të pashmangshme. Ju keni ëndërruar dhe, për pasojë, keni thirrur pranë vetes stuhinë, përpara se të shijoni kthjelltësinë, qetësinë dhe ndjesitë e bukura që të fal sidomos fillimi i një lidhjeje. Mendoj se personi që dashuroni ka karakter më të fortë dhe ju e përdorni këtë sjellje për t’u vetëmbrojtur. Nuk duhet të dorëzoheni para emocioneve të tilla dhe dobësisë. Në vend që të reagoni duke u mbrojtur, pse të mos tregoni anën tuaj të butë, femrën e ngrohtë që ka nevojë për dashuri? Kjo s’do të thotë që ju do të dukeni e brishtë para tij, përkundrazi, do t’ia bëni të qartë që vërtet ndjeni, por keni nevojë të siguroheni që ndjenjat të jenë të dyanshme. Fjalët që nuk i keni nxjerrë dot në ëndërr, janë mendimet dhe ato çfarë dëshironi t’i shprehni atij, që nuk ia thoni dot. Duhet të shpreheni, ndryshe thjesht do të vuani dhe nuk do të arrini asgjë nga kjo njohje. Nëse i thoni ato që ndjeni dhe ia bëni të qartë se çfarë kërkoni, do të shpëtoni edhe nga ëndrra të tilla dhe do të jeni më e qetë.

Minj në shkollë

– Kam parë një ëndërr shumë të shpifur, e cila më ka mërzitur shumë. Pashë sikur po shkoja te shkolla dhe, kur arrita aty, pashë që klasat ishin mbushur plot me minj në çdo cep. Nga ana tjetër, shikoja disa shokë të mitë që po drogoheshin. U shokova aq shumë saqë më doli gjumi dhe isha bërë qull në djersë. Ori.

– E dashur Ori, zakonisht, minjtë në botën e ëndrrave paralajmërojnë dobësitë tona, që shkaktohen nga vështirësitë e komunikimit dhe raportet, qoftë me anëtarët e familjes, qoftë me shokët e shoqet e shkollës, qoftë me të dashurin apo dikë tjetër. Ndoshta nga natyra jeni e pavendosur dhe sa më të pavendosur të jeni, aq më tepër do të frikësoheni se çfarë po ndodh me ju në jetën reale. Pastaj, numri i madh i minjve paralajmëro një periudhë të vështirë, por kalimtare. Sipas ëndrrës, ju jeni në konflikt me shoqërinë tuaj apo të tjerë që ju rrethojnë. Po kështu, duhet të keni kujdes nga miqësitë e rreme, sepse shpesh, minjtë përfaqësojnë edhe personat që fusin hundët aty ku s’duhet, me qëllim që t’ju dëmtojnë. Sikleti që keni ndjerë dhe jeni zgjuar e djersitur, do të thotë që do ta kaloni këtë periudhë, e keqja do t’ju dalë shumë shpejt e do të shpëtoni. Vetëm se, në këtë periudhë, jini më e kujdesshme, hapuni sa më pak të jetë e mundur dhe mos tregoni asnjë lloj dobësie. Kini kujdes se mos infektoheni nga intrigat dhe kurthet që mund të ngrejë rrethi juaj për të tjerët, por që në mënyrë indirekte mund t’ju prekin edhe juve. Droga përfaqëson sëmundje, siklet dhe periudhë stresuese, megjithatë, siç ju thashë më sipër, do të jetë kalimtare. Thjesht, kushtojini më shumë kujdes shëndetit tuaj!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ju prezantojmë artistin Bali, sapo erdhi me "Zemrën ma more"

Next Post

Si ta ruaj peshën që kam?

Advertisement