Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më ngacmoi një grua!

Të dashur lexues!

Kam lexuar nё gazetё njё pjesё tё madhe tё historive nga jeta! Shumica e tyre flet pёr ngacmimet e burrave.

E di se edhe nё jetё kёshtu ёshtё, ama unë vendosa tё shkruaj historinё time, për t’ju treguar se ekziston jo pak edhe versioni i kundërt… Edhe femrat, mund të jenë po kaq të pashpirta apo më keq akoma, po kaq zemërkëqija, sepse ato rrezikojnë të të prishin edhe familjen.

Advertisement

Siç e kuptuat, unё jam njё burrё. Nё fakt, mesoburrё. Jam i martuar dhe kam njё punё tё mirё. Kam edhe dy fёmijё. Pra, jam i plotёsuar dhe i lumtur. Kjo lumturi u trondit para njё viti dhe gati u shemb qё nga themelet, por me zgjuarsi e kalova kёtё.

Kisha dhjetë vjet qё punoja pёr ndёrmarrjen ku punoj, kur na thanë se do të bëhej një mbledhje shumë e rëndësishme. Nuk e kishim idenë se ç’ishte kjo mbledhje, por iu bindëm urdhërit dhe të gjithë ne drejtuesit, u futëm brenda në orarin e caktuar. Atë ditë, presidenti i kompanisë na tregoi se drejtori ynë i përgjithshëm kishte një problem shëndetësor dhe e kishte lënë punën.

– Në vend të tij, – tha ai, – ka ardhur një drejtoreshë e re, të cilën dua t’jua prezantoj!

Të gjithë kthyem kokën nga dera, ku u fut një grua e bukur, e cila, çuditërisht, më kujtonte dikë. Kur ajo më përshëndeti me një përkulje të lehtë të kokës, u kujtova! Ishte Sara, ish-shoqja ime e universitetit.

Puna vazhdoi normalisht. Nё pushim, kur ishim nё lokalin e punёs dhe aty u fut drejtoresha e re e mё pёrshёndeti nga afër, shokёt e mi u habitёn dhe filluan tё mё ngacmonin se ku e kisha njohur. U tregova se kishim qenё nё tё njёjtёn klasё dhe se kishim patur njё lloj lidhjeje e cila nuk zgjati shumё, por ja qё fati tё bёn gjithmonё surpriza. Ditёt kaluan dhe një ditë, unë propozova projektin qё e kisha përgatitur që para se të vinte drejtoresha e re. Pёr zbatimin e kёtij projekti, mё vunё nё dispozicion tё gjithё drejtorinё, por mё shumё mё duhej tё punoja me drejtoreshёn, Sarёn. Pavarёsisht se kishim patur lidhje dikur, unё nuk ndjeja asgjё pёr tё. Ajo ishte shumё e bukur dhe nuk kishte ndryshuar aspak, megjithёse vitet kishin kaluar. Njё ditё kishim shumё punё dhe qёndruam nё zyrё derisa u errësua. Ishim vёrtet tё lodhur dhe Sara mё kёrkoi t`i bёja pak masazh nё qafё. Pranova.

Nё atё moment hyri sekretarja e cila mbante nё dorё njё qese. Ajo na pa dhe tha:

– Oh, mё falni! – La qesen dhe iku.

Sara mori qesen dhe nxori prej andej njё shishe verё e ca gjёra pёr tё ngёnё. Pastaj, gotёn e mbushur me verё e drejtoi nga unё. E pranova sepse isha shumё i lodhur dhe kisha nevojё pёr pak fuqi. Pasi pimё nga njё gotё verё, ajo filloi tё mё afrohej. Unё e refuzova duke i thёnё se mё priste gruaja nё shtёpi, mirёpo ajo vazhdoi:

– Unё tё dua akoma. Nuk tё kam harruar pёr asnjё moment.

– Ndёrsa unё jam i martuar, – i thashё. – Kam njё jetё tё lumtur dhe e dashuroj gruan time.

– E mban mend sa bukur ia kemi kaluar bashkё? – tha ajo, a thua sikur nuk e dёgjoi fare atё qё thashё unё. – Ti ke qenё njё mashkull i vёrtetё e me ty jam ndjerё shumё e lumtur.

– Tё lutem, mos vazhdo mё! – i thashё me ton tё prerё.

Ajo mё kishte pushtuar tё tёrin dhe nja dy herё edhe unё nuk e pёrmbajta dot veten. Harrova pёr njё çast se jam i martuar dhe u josha nga trupi e bukuria e saj rrezёllitёse. Kjo zgjati pak sepse menjёherё reflektova dhe e largova. Dola menjёherё nga zyra dhe shkova nё shtёpi. Gruaja akoma nuk kishte fjetur. Mё priste gjithmonё, kur vonohesha. Nuk doja ta mёrzisja gruan që e doja shumё e nuk doja tё kishim mosmarrёveshje. I thashё se nuk doja tё haja se kisha pirё pak verё mё shokёt. Ajo e besoi dhe shkuam tё flinim. Tё nesёrmen shkova nё punё si zakonisht. Edhe pse e pashё nё korridor, nuk i thashё as mirёmёngjes. U futa nё zyrёn time dhe fillova punёn. Pas pak mё thirri shefi nё zyrё. Sapo hyra nё derё, mё tha:

– Ç`tё gjeti ty kёshtu? Pёrse ju paguaj unё, qё tё punoni apo tё merreni me gjёra tё tjera? Me këtë që ke bërë, unё mund tё tё pushoj nga puna menjёherё, edhe pse ti je punёtori im mё i mirё.

– Mё falni ju lutem, nuk po kuptoj asgjё. Çfarё kam bёrё?

– Si çfarё ke bёrё? Sara erdhi nё zyrё dhe mё tha se ti e kishe ngacmuar mbrёmё, ndёrsa po punonit pёr projektin.

– Unë e paskam ngacmuar?! Kjo s`ёshtё e vёrtetё! Ka ndodhur e kundёrta. Ajo m`u hodh pёrsipёr mua.

– Ç`po thua edhe ti? Ajo?! E pse duhej ta bёnte kёtё? Ajo grua mund tё ketё çfarë tё dojё.

– Nuk e di ç’mund të ketë ajo tani, por ajo mban mend lidhjen tonё kur kemi qenё tё rinj dhe dёshironte tё rifillonte. Unё jam i martuar dhe e dua gruan time. Nuk mund të bëj gjëra të tilla!

– Mirë, mirё! Shko tani dhe vendosi gjёrat nё vend e mos mё lёr shkas tё tё pushoj nga puna.

Dola nga zyra e shefit dhe shkova nё zyrёn e Sarёs menjёherё.  

– Nёse ti do tё mё shkatёrrosh, ngulite nё kokё se nuk mund ta bёsh dot kurrё. Unё jam shumё më i fortё se ti, sepse unё kam njё familje dhe njё lidhje tё fuqishme me gruan time. – i thashё me njё ton aq tё ashpёr sa dukej si kёrcёnim.

Nuk prita tё merrja njё pёrgjigje nga ajo. Kёkova leje atё ditё dhe shkova nё shtёpi tё qetёsohesha. Gjatё gjithё ditёs mendova se si do t’ia thoja gruas. Kur ajo erdhi nga puna, ia thashё tё gjitha. Nё sytё e saj pashё mosbesim, mirёpo ajo mё tha se mё besonte. Gjithmonё kishte patur besim tek unё.

Tё nesёrmen isha shumё i kthjellёt nё mendime. Shkova nё punё si zakonisht. Thashethemet ishin pёrhapur. E gjithё ndёrmarrja e kishte marrё vesh versionin e Sarёs dhe ishte shumё e vёshtirё tё besonin timin, por unё kisha menduar njё ditё tё tёrё pёr kёtё dhe kisha njё plan. E ftova Sarёn nё pushim tё ulej nё tavolinё me mua. Ajo pranoi menjёherё. I thashё se kisha vepruar gabim atё natё që nuk i isha dhёnё i tёri. I bёra komplimente qё ajo tё besonte se nuk po i ngrija njё kurth. Mё besoi. I thashё se i kisha njё borxh. Do ta vazhdonim aty ku e lamё nё zyrёn e saj. Ramë dakord dhe ashtu u bë.

Ajo kishte porositur verёn dhe unё isha i qetё e po e luaja pjesёn shumё bukur. Kisha lёnё telefonin nё regjistrim dhe vazhdova planin.

– Atё natё u tregova shumё budalla, – i thashё – duhej tё kisha bёrё atё qё doje ti.

– Pse, ti nuk doje? – më tha. Ishte e zgjuar dhe e dija se ishte shumё e vёshtirё ta zija nё grackё.

– Nё fakt, asnjё burrё nuk do t`i rezistonte bukurisё tёnde, por unё jam i martuar dhe, sipas parimeve, nuk duhet tё tradhtoj.

– Ah, parimet! Kur ishe nё shkollё, nuk kishe shumё parime… – tha ajo.

– Ishim tё rinj! – i thashë.

– Po dhe unё e ndjeva se ti je i dashuruar me gruan, por unë të dëshiroj… Pastaj, ne jemi edhe rivalë…

Kёtu ajo ndaloi dhe nuk e vazhdoi fjalinё. Si duket e kuptoi se kishte folur mё shumё se ç’duhet. Gjithashtu, vera kishte bёrё punёn e vet.

– Rivalë? Ti ke frikё se unë mund tё tё zё vendin?

– Po, ti je shumё i zoti. Vendin e drejtoreshёs e kam zёnё me shumё vёshtirёsi dhe nuk do tё lejoja askёnd qё tё ma zinte.

Kaq mjaftonte! Ajo tashmё ishte nё dorёn time. Pasi pimё edhe njё gotё, i tregova pёr inçizimin. Ajo nuk e priste, por unë tani isha i qetё. Ajo nuk do tё merrej mё me mua. Nuk kaloi shumë dhe Sara u largua nga ndёrmarrja jonё. Nё fakt, ajo shkoi nё ministri, por mua aq mё bёn. Tashmё jam drejtor dhe kam familjen time tё lumtur.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

FËMIJËT DHE DYGJUHËSIA (BILINGUALIZMI)

Next Post

Ndava vëllain nga e shoqja

Advertisement