Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Aventura që rrezikoi martesën time

Përshëndetje, lexues të gazetës “Intervista”.

Unë që po ju shkruaj jam një zotëri, lexues i rregullt i gazetës suaj. Ka vite që e marr dhe e lexoj e vërtet më pëlqen shumë për rubrikat që pasqyron.

Mora shkas që edhe unë të shkruaj një histori timen që më ka ndodhur para disa vitesh. Atë kohë unë isha 35 vjeç dhe jetoja në Tiranë te babai i gruas, sepse sa ishim martuar dhe familja ime nuk më siguroi ambient në vendin tim të lindjes. Kur u bë dasma, u vendos që unë dhe Era të iknim në Tiranë e të jetonim ngjitur me prindërit e saj, në një vilë, në Sauk. Martesa jonë ishte shumë e bukur sepse ne duheshim dhe kjo kishte rëndësi, edhe pse gjërat materiale nuk ishin të shumta. Unë dola dhe kërkova punë si murator, sa për të mbajtur veten dhe atë, ndërsa ajo punonte si ndihmës parukiere aty te lagjja jonë. Çdo gjë shkonte më së miri. Kishim lekë të dilnim të harxhonim për qejf dhe pak të kursenim sepse meqë nuk kishim fëmijë, dilnim shumë. Vjehrri im më ndihmonte me çdo gjë, sikur të isha djali i vet. Kishte raste kur iknim me pushime në det dhe mua s`më linin të fusja dorën në xhep. Kaluan 2 vite martesë dhe ne u bëmë shumë mirë nga gjendja ekonomike. Nuk është se kishim më probleme kursimi dritash, kurse llogaritë në fund muaji, nuk i bënim më fare. Në përvjetorin e 37 të ditëlindjes sime, gruaja më bëri dhuratë një makinë të bukur të cilën e kishte porositur te vëllai nga jashtë, për vete. Isha shumë i lumtur sepse punët po na shkonin shumë mirë. Era për mua ishte gjithçka që kisha. Një ditë, ajo erdhi tek unë në punë dhe më thirri të zbrisja poshtë. Atë ditë po punoja në një pallat edhe zbrita i trembur se çfarë mund të kishte ndodhur. Mendova se ajo mund të më merrte në telefon dhe ngaqë nuk e kishte bërë këtë, zbrita shumë i shqetësuar. Sa zbrita poshtë, ajo më tha:

Advertisement

– Babi, dua të më blesh krevatin e vogël!

O Zot, sa gëzim përjetova në ato momente! E përqafova dhe fillova të qaja si fëmijë. Ajo më tha se kishte bërë testin dhe ishte shtatzënë. Mbaj mend që u puthëm gjatë aty në rrugë. Njerëzit kalonin duke na parë të habitur, por unë as që doja t`ia dija. Në darkë u mblodhëm të gjithë në shtëpinë tonë dhe bëmë një darkë të madhe. Kërcyem deri në mëngjes dhe pimë pa fund. Gjatë shtatzanisë, unë i rrija gjithmonë mbi kokë dhe nuk merrja punë shumë larg nga shtëpia. Edhe pse kisha vjehrrin afër, doja të isha pranë saj për çdo gjë. Era dukej se më donte shumë. Ajo më mori nga hiçi dhe më bëri njeri familjar, por kur Era ishte vetëm 4 muajshe shtatzënë, unë rashë pre e një provokimi dhe u njoha me një grua e cila ishte kunata beqare e një shokut tim në punë. Një ditë ai ma prezantoi të kunatën dhe, megjithëse ishte shumë më e vogël se unë, më tërhoqi shumë nga mënyra se si rrinte dhe se si i kërkonte gjërat me insistim. M’u duk femër e vendosur, mirëpo nuk mendoja më shumë në lidhje me të. Pas disa ditësh, kur unë kisha shumë punë, më erdhi një sms që nuk e prisja aspak: “Si je? Mund të bëhemi për një kafe?”. Duke qenë se nuk e njihja numrin, unë e mora në telefon për ta pyetur nëse kishte ngatërruar numër dhe më doli S.

– Jam unë, ore, si ka mundësi që s`më njeh nga zëri?! – më tha ajo duke qeshur, nga ana tjetër e telefonit.

Unë i thashë se isha dakord, por të merrte edhe shokun tim me vete, ngaqë unë nga ai e kisha njohur. Ajo më tha: “Ok, po të pres te X lokal afër Bllokut. Na gjen ne të dyve aty”.

Mbasi mbarova punët që kisha, ika në shtëpi, u lava, u bëra gati dhe i thashë Erës se do të dilja të pija një kafe me shoqërinë. Nuk e ftova atë sepse në darkë kishin për të rregulluar një nuse dhe e dija që do ishin shumë të zëna te parukeria. “Ok”, më tha, më puthi dhe unë dola. Rrugës mendoja me vete se pse ai shoku im i kishte dhënë S-së numrin tim, megjithëse ai ishte shumë gazmor dhe mund ta ksihte bërë me shaka. Ika te lokali dhe duke u afruar, e mora në telefon.

– Hajde brenda, – më tha, – jam te qoshja në banak!

U afrova e i dhashë dorën. Ajo ishte bërë shumë më e bukur se atë ditë që kishim pirë kafe në lagje. E pyeta pse s`kishte ardhur i kunati, shoku im, por më tha që i kishte dalë një punë. Folëm gjatë dhe ajo pinte shumë. U ngritëm për të ikur në shpi nga ora 9 e ca e darkës. Ajo bënte sikur i kishte rënë në kokë. M’u ngjit në sup dhe, pak para se ta hipja në makinë për ta dërguar në shtëpi, ashtu si padashje, u puthëm aq me pasion sikur ta kishim ëndërruar njëri-tjetrin me kohë, derisa i thirra mendjes dhe e shtyva disi. U futëm të dy në makinë, por nuk folëm fare. Te shtëpia e saj zbriti, më tha “natën e mirë” dhe më përqafoi. Nuk kisha fytyrë të kthehesha e të shikoja Erën e cila me siguri do të ishte shumë e lodhur duke më pritur për darkë. Ndjeja një faj të papërshkrueshëm, por ndjeja dhe diçka të cilën s`do të kisha dashur ta ndjeja kurrë. Kisha emocione gjatë gjithë darkës që hëngra me Erën, por ajo nuk kuptoi asgjë. U ulëm për të fjetur, u puthëm dhe bëmë dashuri. E doja si i marrë gruan time, mirëpo pamja e asaj tjetrës më tërhiqte shumë. Doja vetëm ta kisha për një herë në dorë, meqë edhe ajo e kishte me qejf. Ditën tjetër s`po më rrihej në punë. E mora atë në telefon dhe i kërkova të takoheshim. Më habiti përgjigjja e saj:

– Hajde nga Xhamlliku se po prenotoj hotelin aty, rrimë pak, bëjmë puçi-puçi!

Aty e kuptova që ishte aventuriere dhe s`do ta lëndoja po të shkoja një herë me të. Të them të drejtën, më pëlqeu si ide. Lamë takim dhe ika. Ajo më hapi derën gjysmë e zhveshur dhe pastaj ndodhi gjithçka. Ishte shumë sensuale dhe dukej qartë që kishte pasur shumë eksperienca. U kënaqa shumë atë ditë. Mendova me veten se të nesërmen nuk do t’i flisja më dhe mbaroi, por fatkeqësisht, nuk ndodhi kështu sepse çdo ditë që kalonte, unë kërkoja ta takoja. Ishte fillim i bukur, por nuk e dija si ishin planet. Historia jonë ishte aventurë sepse Era ishte shtatzënë e në punë dhe s’i dilte kohë për mua. Kaluan ca kohë dhe unë, si i çmendur, kisha filluar edhe t`i jepja lekë asaj për të gjitha gjërat që i duheshin. Këtë kohë, Era filloi të dyshonte sepse po shpenzoja shumë dhe në fakt, ishte e vërtetë pasi 30 apo 40 mijë lek i harxhoja çdo dy ditë vetëm hotel, pastaj sa e sa shpenzime të tjera dhe 100 mijëshet që ia lija asaj për kafe. Një ditë, Era më kishte marrë telefonin dhe më kishte parë të gjitha mesazhet që kishte sjellë ajo. Nuk më kishte luajtur asgjë, por kishte marrë numrin e saj të telefonit, i kishte telefonuar dhe kishin lënë takim.

– Le të jesh e martuar ti… – i kishte thënë S. pa pikë turpi, – Unë e dua për vete burrin tënd edhe pikë! Ti, po të duash, lëre për këtë tradhti.

Era ishte ngritur nga lokali dhe i kishte thënë që nëse s`do ndahej nga unë njëherë e mirë, do ta vriste.

Në darkë, kur isha në krevat me Erën, më erdhi një sms nga ajo: “Gruaja jote di gjithçka sepse unë e kam takuar. Nëse do që të vazhdojmë bashkë, të kërkoj ta lësh atë që sonte!”.

Unë nuk e dhashë veten. Ika në tualet dhe i shkrova: “Çfarë di? Si të lë gruan? Luajte mendsh?! Unë atë e dua. Me ty, thjesht ia kemi kaluar bukur dhe mos më shqetëso më!”.

Kur dola, Era më kërkoi shpjegime dhe më tha që do ta dështonte fëmijën pasi nuk ishte e bindur në dashurinë time. Aty fillova të bërtisja me të madhe. Doja t’ia shpjegoja se ajo ishte thjesht aventurë dhe se njeriu që doja ishte ajo, po nuk më besonte. U mërzita shumë dhe ika në kuzhinë. S’më zuri gjumi gjithë natën. Të nesërmen, ajo erdhi pranë meje, më tregoi gjithë çfarë kishte biseduar me S.-në dhe më tha: “Në duar të tjetërkujt, nuk do të të lë!”. Ne u pajtuam dhe që në atë kohë, s`kam më mend për tradhtira. I jam përkushuar totalisht gruas dhe tashmë, gocës sime të vogël. Ajo është një histori që as në mendje s`dua ta çoj më. Sa herë e shoh atë femrën tjetër në rrugë, ndërroj rrugë, edhe pse e kam parë me shumë djem të ndryshëm. Sa budalla po tregohesha që të humbja çdo gjë për një femër të tillë! Tani jam i lumtur dhe nuk e kthej kokën mbrapa për asgjë. Vetëm falënderoj gruan time se u tregua shumë e zgjuar për t`i zgjidhur gjërat dhe për të shpëtuar dashurinë tonë sepse burrat edhe pse tradhtojnë, tradhtojnë pa ndjenja. Duke ju uruar të gjithëve pushime të mbara, ju them: Sa më pak aventura verore!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A mund të më ndalë zemra?

Next Post

Në ditën e lindjes, Margarita Xhepa në spital!

Advertisement