Pak ditë më parë ikona e muzikës Sabri Fejzullahu dhe artisti Flori Mumajesi u përfshinë në një debat në rrjetet sociale dhe shkak për këtë u bënë klikimet e artistëve në internet.
Sabri Fejzullahu, në një intervistë u shpreh se sipas tij ka shumë këngëtarë që i blejnë klikimet e klipeve dhe përmendi si shembull Flori Mumajesin, që për vetëm 1 ditë arriti të numërojë 3 milionë klikime.
Menjëherë pas kësaj, Mumajesi bëri një postim të gjatë kundrejt ikonës së muzikës duke e nisur kundërpërgjigjen duke e pyetur Fejzullahun se përse kapej me të e duke vijuar:
Ncncncnc pse be axha Sabri kapesh me mu? Edhe po ti kem ble sti kam marr ty paret! pse be po merzitesh kaq shume? Pash mu mo be! Flori dhe kur tjeret kan honger I ka lon me u ngi mire se nuk kam qen, nuk jam e as kam me qen najher une shembulli per blerje klikimesh!!! Kerkujt si futem n’xhep e n’jeten e vet. Kur i bojn vet shume klikime nuk nihen vec ferkojn gjoksin kishe jon artista t’mdhej, kur nuk i bojn vet e i bojn tjeret merren me llafe.nejse e vertet klikimet edhe mund te blihen Axha Sabri po si me ja bo kur ta blejn Karrieren“.
Por nëse Sabri Fejzullahu nuk ka reaguar ndaj deklaratë së Florit në Inatgaram, tejet i zhgënjyer nga kjo është ndjerë djali i artistit, Ermal Fejzullahu. Ermali në një intervistë të fundit është shprehur se e gjithë kjo ka qenë shumë e ulët dhe se nuk e ka pritur nga ana e Florit. Ai madje tregoi se ika kërkuar artistit ta fshijë postimin e bërë, por ky i fundit ka zgjedhur të mos e bëjë diçka të tillë
“Më ka ardhur keq për atë që ka ndodhur. Më ka ardhur keq nga të dy palët. Një plak 75-vjeçar ndoshta e nxjerr ndonjë llaf pa lidhje, por më ka ardhur shumë keq nga kolegu, nga Flori, që ka bërë një reagim që nuk i ka pasur hije, duke pasur parasysh moshën, karrierën e tij, zhargonin që e kishte përdorur në atë postimin, më është dukur e ulët. Unë e kam kontaktuar personalisht dhe i kam thënë, të lutem, të kesh parasysh që babai im ka atë moshë, fshije fare atë postim. Më është dukur shumë gjest i ulët. Mirëpo sido që të jetë, jeta është e gjatë, i uroj atij sukses edhe shëndet.”, thotë Ermal Fejzullahu në intervistën e tij për emisionin “1 kafe prej shpije”