– Përshëndetje! Djali im 15 vjeçar, më tha se do të bëjë një tatuazh. Si të veproj, për t’i ndryshuar mendjen?
As unë dhe as babi i tij nuk duam, në mënyrë absolute!
Redaksia:- Mos e dramatizoni dëshirën e djalit tuaj adoleshent për të bërë një tatuazh, edhe pse kjo është në kundërshtim me mendimin tuaj. Diskutoni arsyet pse ai do një tatuazh. Pyeteni atë për çfarë do ta ndihmojë një tatuazh. Theksojeni se vendimi duhet të jetë vetëm i tiji për këtë dhe jo si rezultat i ndikimit të shokve të tij. Tregojini se kjo është një procedurë e dhimbshme, si një plagosje e vetëshkaktuar dhe nëse ndonjëherë do të ndryshojë mendje, është e vështirë për t’u hequr. Ndihmojeni të kërkojë informacion të saktë mbi kushtet shëndetësore, në lidhje me sa e dhimbshme është, për kohën që duhet për t’u shëruar plaga etj. Nëse ai është këmbëngulës në vendimin e tij, kërkoni nga ai thjesht t’i japë pak kohë vetes dhe juve për këtë çështje. Adoleshentët i kapërcejnë shumë shpejt këto faza, mjafton ta lini të kuptojë që ai vendos vetë për të mirën dhe të keqen, me ndihmën dhe jo me imponimin tuaj.