Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kujtimet e një oficeri policie

NËNË FATKEQE

Nga Ndriçim Mesiti

Në zyrën time krahas dosjeve,shkresave e materialeve të tjera të punës,unë mbaj dhe ndonjë vepër letrare artistike. E bëj një gjë të tillë,pasi  gjithë ditën jam i zënë në punë dhe nuk kam kohë të lexoj në shtëpi. Detyra jonë nuk ka orar,ngaqë edhe situata kriminale e tillë  shfaqet në mjedisin shoqëror, pa orar.

Advertisement

 Kështu më gjeti dhe ajo pasdite e ftohte marsi,ndërsa rrija në zyrë këmbë përmbi këmbë,mbështetur në karrike,duke lexuar në origjinal rusisht, përmbledhjen me tregime zapiskij sledovatjelja   ( shënimet e një hetuesi) të  shkrimtarit Lev Shejnin,i cili në profesion ka qenë hetues.Të lexosh tregime me temë nga puna dhe lufta e policisë kriminale kundër kriminalitetit është mjaft e dobishme,pasi i shërben zhvillimit të imagjinatës,mëson nga përvoja e specialistëve me ekperience siç është në rastin konkret i  hetuesit  të  famshëm Lev Shejnin. Isha kredhur aq shumë në lexim, saqë kur u hap dera e zyrës  u drodha disi.

-Ah,mor Pellumb se më trëmbe!

-Zoti shef bëra verifikimet e duhura për dy personat që më le detyrë dhe ata nuk janë banorë te lagjes ku shërbej unë.-raportoi puntori policisë i zonës.

-Faleminderit Pëllumb dhe tani shko në shtëpi  shlodhu !- ia bëra une dhe për ta shmangur ,ngaqë  lexoja, i thashë- Pusho nja dy orë dhe takohemi përsëri  këtu!

-Dakort shef !

Në bisedë e sipër me Pëllumbin dëgjoj hapa të nxituar në koridor dhe veç kur ia behu punëtori policisë Ylli,i cili pa përshëndetur, rrëmbyeshëm foli:

-Vrasje tek pallatet silikate në zonë time ! 

Nuk mbaj mend e mbylla apo jo derën e zyrës, por të tre u lëshuam thuajse me vrap andej nga tha Ylli. Me një frymë komunikoja në radio me patrullën e policisë.

-Kush është viktima ? Si quhet?

-Andi Kotherja,banor tek pallati pak më lart dispancerisë.

-Ruani vendin e ngjarjes dhe fiksoni personat që kanë dijeni.- ndërhyri në radio shef rajonit Jovani,duke i dhënë porosi patrullës policisë, që ishte në vend ngjarje dhe shtoi – Çimi u nisa dhe unë.

-Shef për tre katër minuta jemi  dhe ne atje – teksa u përgjigja në radio, pyeta Yllin – E njeh viktimën?

– Po, është djali  vetëm i Kasemit dhe i Lumnijes !-  tha fuqiploti i zonës dhe mërmëriti i habitur- Si është e mundur,ai ka qenë djalë i urtë sa më s’ka!

Sapo mbërritëm tek vendi i ngjarjes, mësuam nga banorët përreth, dëshmitarë në ngjarje, se pa asnjë shkak Andi ishte qëlluar befasisht me grushta nga Quksi dhe Landi Kaçuli  tek hyrja e shkallës së pallatit  ku banonte dhe kishte rënë me kokë mbrapsh ,duke  mbetur në vend pa lëvizur. Atij i ishte dhënë ndihma e parë nga komshinjtë,duke e dërguar menjëherë në spital,por rrugës kishte ndërruar jetë.

-Ylli,ngjitemi lart në shtëpinë e viktimës!-ia bëra unë.

-Një sekondë, erdha shef-u përgjigj Ylli,i cili bisedonte me një banor të pallatit.

Sapo mbërritem në pragun e banesës kanatehapur ,në katin e katërt dëgjoheshin vetëm të qara dhe kuje në kupë te qiellit. Munda të hedh vështrimin në dhomën e ndenies dhe të shihja një mesogrua plandosur në kolltuk të cilën e mbanin nga duart dy gra të tjera.Vaji saj nuk kishte të sosur: ” Shpirti mamit”,”Kush na i bëri këtë gjëmë”,”Biri im i vetëm”.

-Jam fuqiploti i zonës me shefin!- iu prezantua Ylli nje mesoburri ,që rrinte i hutuar me lotë në sy në koridorin e banesës.

-Jam daja i Andit,vëllai i Lumes !- fliste ai me zërin të mekur e të mbytur nga hidhërimi për vdekjen e papritur të nipit të tij.

-Do i kapim maskarenjtë,nuk kanë vrimë miu ku të futen!- fola unë, ndërsa përpiqesha t’i jepja sadopak ngushëllim ndjeja që fjalët e mija nuk ndikonin aspak,pasi daja  viktimës me parakrahun e mbështetur në mur dhe kokën mbi të rrinte i përhumbur pa folur .

-I kishit kapur ma kohë. Ata janë kriminela,tmerri i lagjes!-Foli një grua pas kurrizit tim në pragun e derës së shtëpisë përballë.

-Mos fol ashtu  Sabrije! Do i kapim! – ndërhyri Ylli.

Si ndjeva situatën që asgjë nuk kishim çfar të mësonim për momentin aty, i shkela syrin Yllit dhe me kokë ia bëra të zbrisnim poshtë. Nëpër shkallë i thashë Yllit:

-Përsëri na doli në skenë ky maskara ! Bëri dhe vrasje tani !

-Të kam thënë shef,që Quksi është person i rrezikshëm. Qëndron i armatosur me pistoletë. Ndaj ka frike  te denoncojë shtetasi Edmond Lajthia,pasi atë e ka grabitur Quksi së bashku me Landi Kaçulin. –tha Ylli.

E dëgjoja me vëmëndje ndihmësin tim Yllin, teksa zbrisnim shkallët dhe menjëhere ndjeva  një admirim për atë.Kishte një informacion të bollshëm në lagjen ku shërbente.djalë i shkathët dhe me kulturë. Puntor policie i zoti.Për çka e pyesja sa herë  në zonën ku shërbente gjithçka të thoshte me imtësi.

Kur dolëm në sheshpushimin e pallatit iu afrova shef Jovanit,i cili kishte pranë vetes skuadrën e agjentëve të policisë kriminale dhe Pëllumbin,i cili nga mimika e fytyrës pashë që diçka i raportonte shefit.

-Çimush,falë njohjes që ka Pëllumbi mbi lidhjet e Quksit ne shkuan tek shtëpia e motrës së tij tek lagjia Ali Demi,por atje nuk e gjetëm atë. –tha shef Jovani dhe vijoi- urdhëro fotot e Quksit dhe të Landi Kaçulit,të cilat  i gjetëm gjatë kontrollit të banesës së Quksit.

-Ah,more shef! Nuk kemi nevojë për fotot e tyre,por për vetë ata !-thashë duke kapur mjekrën me dorë,xhestikulacion që ishte bërë tashmë si  refleks i pakushtëzuar sa herë ndjeja befasinë e rrethanave të  krimit të kryer.

I mora fotot dhe hodha vështrimin tek njëra prej tyre. Shihja Quksin, nofka që i kishin vënë për shkak të fytyrës së tij vrarëlije e gjithë quka, djaloshit 18 vjeçar Burim Çafja,të cilin  e njihja mirë,pasi ndaj tij kishim informacione si person i dyshuar dhe bashkpunëtor në  një grabitje. Ai ishte hipur mbi motor të tipit Honda, veshur me shajak të zi,i bëshëm si brumbull i zi stërmadh,ndërsa në sedilen e mbrapme të motorrit qëndronte  shoku vet i ngushtë Landi Kaçuli dhe ky person problematik në lagje. Tek i shihja të dy, që zgërdhiheshin para blicit të aparatit të fotografisë ndjeja sikur ata hidhnin një vështrim tallës mbi mua e më thonin: “ Hë more shef, hajde na kap,nëse ke fuqi ! “.  Ndoshta këto mendime, kjo ndjenjë e turbullt  buronte nga vetë pafuqia ime e momentit,ku ikja e tyre nga vendi i krimit më linte të dyzuar para të panjohurës. Lëmshin e mendimeve ma shkëputi dora në sup e shef Jovanit.

-Çimush, hetuesi  i  kreu të gjitha veprimet e nevojshme proceduriale në vend ngjarje. Është vërtetuar plotësisht nëpërjet personave që tregojnë rrethana të dobishme për qëllimet e hetimit së autorë të vrasjes jane Quksi me Landi Kaçulin. Tani e di vetë nga t’ia fillojmë.

-Do i kap shef,sikur prapa diellit të shkojnë!-thashë i vendosur duke parë nga Ylli dhe Pëllumbi ,të cilët ishin të përhumbur në mendime,ndjenjë që e shkaktonte kjo ngjarje e pazakonte në zonën ku shërbenim.

U larguam nga vendi  i ngjarjes dhe ashtu së bashku,unë me Yllin dhe Pëllumbin u futëm në zyrën e shef të rajonit. I pari e theu heshtjen vetë ai,shefi.

-Çimush,ky Quksi emrin Burim e ka,por është bërë vërtet burim i së keqes në lagje,prandaj forca punoni për kapjen e tij.

Hodha vështrimin ngultas tek shefi dhe s’di pse për një moment m’u fashit ngjarja e ndodhur,duke u sugjestionuar pas figurës së këtij burri të bëshëm,simpatik, shpatullgjërë dhe të fisshëm në qënien e tij. Nuk ka psikolog që të vërente një të metë tek figura brilante e shef Jovanit,profesionist i zoti sa më s’ka, me një autoritet të padiskutueshëm në punë,njeri i respektuar dhe me emer në çdo qytet ku ka kryer detyrën e specialistit të policisë kriminale,apo te shefit të policisë së rrethit. Bile në një qytet,ku uli ndjeshëm veprimtarinë kriminale, i thërrisnin jo në emrin e tij,por Katani,  emri i personazhit kryesor tek filmi Oktapodi. Më therriste me përkëdheli Çimush,pasi une jo vetëm që isha vartësi i tij,por njëkohësisht dhe djali I shokut të tij. Sa herë bisedonte me im atë në telefon,ku  krahas bisedave shoqërore që bënin njëri me tjetrin, im ata e pyeste “ Hë si shkon djali me punë?”, “Çimushi shkon shumë mirë,nuk ke nevojë t’i thuash për një detyrë dy herë !”. Une vetë nga kjo marëdhie që kishin ata me njëri tjetrin e ndjeja veten në siklet,sepse nuk doja që kolegët e tjerë të me shihnin si djali filanit,por si njëri  nga ata.

-Çimush,ku e ke mëndjen ? E dëgjove ç’të thashë?

– Gjithnjë të kam dëgjuar shef,kurse kësaj radhe përse dyshon?- ia bëra unë, duke mos hequr sytë nga ajo fytyrë simpatike e burrërore.

-Nëse nuk dyshojmë, nëse nuk merakosemi për detyrën, atëhere kot të merremi me këtë profesion ! – ia bëri ai,duke lëshuar një buzqeshje,të cilën ne vartësit rrallë ia shihnim në fytyrë.

-Shef,a e di çfar po mendoja?

-Hë thuaje ! – ma priti ai.

-Në polici ka filluar të endet si fantazëm ligji 24/1,ku kërkojnë të nxjerrin në reformë ish anëtarët e parties punës.- nisa të ligjëroj unë – A mund të quheni  anëtar partie ju,sipas konceptit të këtyre zotërinjve, në një kohë kur me automatik në krahë i ke rënë kryq e tërthor Shqipërisë kundër kriminelëve. Ju nuk keni qenë anëtar partie që të privilegjoheshe për nje autorizim televizori,apo për një tollon më shumë. Ju keni qenë dhe jeni model  i punës tonë. Jeni shembull respekti dhe sacrifice në detyrë.

-Çimush le të bëjnë çfar të  duan me listat e tyre famëkeqe,ne do mbetemi këto që jemi njerëz që luftojmë krimin. Pra të kemi mendjen vetëm tek detyra që bëjmë dhe më konkretisht,të mësojmë ku është ky Quksi,apo me saktë siç e thashë, Burimi i së keqes.

Nuk dija si të hiqja ngulçin që me kishte mbërthyer,por pa i kthyer përgjigje shefit iu drejtova fuqiplotëve të zones:

– Ylli dhe ti Pëllumb nesër bashkë me mua  do të marrim pjesë në ceremoninë e varrimit të Andi Kotherja! – thashë unë dhe  ndjeva vështrimin e tyre pyetës ngultas mbi mua,por pa pritur përgjigje prej tyre vazhdova- Duhet të shfrytëzojmë çdo rrethanë,çdo mundësi për të kapur fillin si të neutralizojmë dhe kapim autorët e  vrasjes.

Të nesërmen,një ditë pas varrimit te Andi Kotherrja, unë dhe Ylli shkuam në banesën e prindërve të tij. Sapo u shfaqëm në pragun e derës së hapur na doli menjëherë përpara, Lumja,ajo grua imcake shtatëshkurtër,të cilën hidhërimi i humbjes së djalit të vetëm e kishte bërë një grusht njeri. Teksa ndjeja fatkeqësinë që kishte pllakosur atë,më bëri përshtypje si u çel në fytyrë kur na takoi dhe me një zë të ngrohtë na ftoi në dhomën e saj të pritjes,pasi kuzhina ishte plot me njerëz,të cilët  kryenin ngushëllimet e rastit.

– Lume ju ardhshim për të mira !- foli i pari Ylli,në çastin sapo u ulëm së bashku në divanin që ndodhej përballë derës së dhomës,të cilën Lumja e mbylli sapo hymë brenda.

-Ju falenderoj që morët pjesë në mortin e djalit tim-foli ajo me duart e mbledhura njëra mbi tjetren në prehër dhe duke hedhur shikimin nga Ylli vazhdoi – Ty Ylli të njeh e gjithë lagjia se na je gjendur në ditë te mira dhe të keqia si kjo që më ndodhi mua,ndërsa shefin nuk e njoh.

-Pak kohë kam në këtë zonë ! – ia bëra une  dhe shtova – Lume, unë do vij çdo ditë në shtëpinë e jote.Ndoshta nuk të shqetësoj, por e them këtë pasi duhet të dëgjosh me vëmëndje reagimet e personave që vijnë për ngushëllim. Ndoshta dikush mund të tregojë mbi vendodhjen e Quksit.

-Mua nuk më shqetëson fare,por jua di për faleminderit që na lehtësoni dhimbjen ! Të vini sa herë të doni !

-Vajza e madhe,Eli nuk pati mundësi  të vinte me bashkëshortin? –Pyeti Ylli.

-Jo e shkreta ! I mbeti pishman që nuk i hodhi një dorë dhe vëllait të saj !- foli Lumja me një zë të këputur dhe e përhumbur në mendime shtoi- Do të vije Eli pas dy javësh,pra do të jetë për dyzetat.

Nuk e zgjatëm bisedën,por u ndamë me Lumen,pasi njerëzit,të cilët vinin për ngushëllime dhe në kuzhinë i priste vetëm Kasemi,bashkëshorti  saj dhe vajza tjetër e tyre  Ana ndaj dhe ajo duhej patjetër të ishte aty.

Vrasja e Andit, m’i kishte bërë orët e punës një cast,një minutë. Jetoja me ankthin që iku dhe kjo ditë dhe asgjë nuk po bëj per vrasjen. Ndonëse përdorja të gjitha format e metodat e punës që më lejon  profesioni, informacioni se ku ndodheshin Quksi dhe Landi Kaçuli ishte terr. Studioja me kujdes materialet e dosjes në ngarkim te Burim Çafja e Landi Kaçuli, lidhjet e tyre shoqërore me interes për punën tonë,por asnjë indicie nuk kisha nga t’ia filloja.Çdo hipotezë që ngrija i ngjante një rrugice qorre. Puna ishte ngritur që nëse ata të dy kontaktonin me lidhjet e tyre miqësore menjëherë do të binin në grackat tona të ngritura për këtë qëllim. I kredhur në këto dokumente në zyrë, veç kur më njofton oficeri rojes në radio që të kerkojnë në telefon.Sapo mbërrij tek zyra e informacionit,ngre dorezën e telefonit, që rrinte hapur.

-Alo! Alo!- perserita disa herë duke ngritur zërin dhe iu ktheva oficerit rojes- Nusret, nga më marrin se nuk më përgjigjet kush ?

– Më duket nga Greqia shefi,se ishte zë i largët.

-Nuk pata nevojë për sqarime të mëtejshme nga Nusreti,sepse menjëhere dëgjova një zë femre nga larg.

-Alo ! Shef Çimi ?

-Po unë jam ! Kush je ?

-Flas nga Greqia.

Zëri humbi përsëri,ndonëse une nuk ia ndava disa herë thirrjen alo,linja u këput. Ula receptorin dhe qëndrova një çast me Nusretin,i nevrikosur. Nga zëri përtej që më mori, dukej si kushurira ime e parë Rita,por linja e dobët për shkak të kohës së keqe sërish më vinte në dilemë se cila ishte ajo. Fillin e mendimeve e këputi sërish zilja e telefonit,që  e ngrita menjeherë.

-Alo ! Jam Eli, flas nga Greqia !

-Kush Eli ?-ia bëra unë i hutuar,ndonëse zëri vinte i qartë nuk i bija në të, nëse kisha ndonjë të njohur me emrin Eli në Greqi.

 -Jam vajza e Kasemit dhe e Lume Kotherja.Jam motra e Andit ! – u prezantua ajo dhe mes gulçimash vazhdoi- shef të lutem gjej vrasësit e im vëllai. Të lutem, të përgjërohem. Vëllai im nuk vdes. Unë jam shtatëzanë,e kam djalë dhe emrin e djalit do ia ve Andi!

-Do të bëj ç’është e mundur që t’I kapim,mos u shqetëso ! Ki besim tek policia !

-Shef ke dy vajza ! Do i sjell diçka dhuratë atyre! Të lutem me gjej vrasësit e vëllait!

-Jua përsëris që do të bëj ç’është e mundur për kapjen e tyre. Lëre fjalën dhuratë. E kam për detyre t’i kap vrasësit. Të uroj mbarësi dhe mirëardhsh !

-Të falenderoj shef ! Më fal nëse të lëndova me fjalën dhuratë. Të ruajt zoti ty dhe familjen e tënde! Mirë u takofshim !

Sapo ula receptorin e telefonit dhe bëra të ngjitem në zyrën time në katin e dytë,veç kur bie zilja sërish. Ngaqë isha afër e ngrita vetë telefonin.

-Alo ! Po, Eli ! –ia bëra unë ,duke e patur mëndjen tek biseda me motren e Andit,e cila më kishte pikuar në shpirt.

-Çfar Eli more! Jam gruaja e jote !

-Hë mi më,se fola me vajzën e Lumes që është në Greqi !-sqarova unë.

– E shkreta ajo ! – ia bëri ime shoqe dhe pas një pauze tha – A ke kohë shkëputemi  një orë pasdite tek dajat e tu,pasi ka qenë me gripë dajë Veri.

 -Mirë grua ! Unë kam disa materiale për të shtypur në makinë shkrimi dhe në orën gjashtë të pres tek kinema 17 Nëntori. Aty e kemi për mbarë të dy,ti del nga shtëpia dhe unë nga puna .

-U tha u bë !- Ma priti ime shoqe.

Dhe vertet si gjithnjë të përpiktë në orar së bashku me  gruan morëm rrugën në këmbë nga kinema 17 nëntori drejt rrugës Çerçiz Topulli,e cila gjarpëron përmes shtëpiave karakteristike tiranasish,me oborr dhe avlli lyer me gëlqere të bardhë,të cilat ndrinin nga rrezet e diellit që po fshihej në horizont. Sapo hymë në shtëpi gjetëm dajën në oborr.

-Hë more shoku Enver si je ? – E ngacmoi gruaja ime si gjithnjë sa herë e takonte me emrin, që ai nuk e duronte dot për shkak të bindjeve radikale të djathta.

– Eh – Shyqyr që erdhët ! Urdhnoni  rrimë brenda- ia bëri ai buzagaz me dialektin e tipik tiranas.

-I vjen inot kur i thua emrin e gjatë Enver –  foli gruaja e dajës pa ndalur humorin,e cila shkoi në kuzhinë me xhezven e kafes në dorë. .

-Ku të vijmë mër dajë,Çimi është ditë natë në punë! I ka ndodhur dhe një vrasje në zonë. Është vrarë djali  i një punonjësë në parkun e autobuzëve.

-Po e mora vesh! Është çuni Lumes,llogaritares tone – ia bëri daja dheduke gjerbur kafen që ia serviri e shoqja e tij m’u drejtua mua – Të keqen daja kapi qafirat se nuk ka grua më të mirë së Lumja ! Me atë rrogë të thjeshtë ka rritur tre fëmije ajo dhe burri i saj,Kasemi.

Mirë mor dajë, mirë – ia bëra une,duke ndjerë që edhe këtu hija e vrasjes së Andit nuk më ndahej – Po ti si u bëre ?

-Mirë mër të keqen daja ! –u përgjigj ai dhe m’u lut përsëri –Amon kapi ata qafira,se unë e di çfar djali të mrekullueshëm kishte Lumja.Sa herë më hipte në autobuzin tim të linjës dhe më përshëndeste gjithë edukatë.

Si  ndenjëm dhe një copë herë une me bashkëshorten u larguam në shtëpi. Nuk më kishte ndodhur asnjëherë të hyja në shtëpi kaq herët. Sapo mbrrita brenda teksa zhvishesha në dhomë,veç kur ra zilja e telefonit.Ngre receptorin dhe menjëhere njoha zërin matana që më tha alo. Ishte Lume Kotherja.

-Nesër me mëngjes më ke aty Lume!

-Faleminderi  shef !

Përditë shkoja në shtëpinë e Lumes.Dihej përse e bëja këtë rit. E shikoja si  të vetmen mundësi që mund të nxirrja diçka nga ky veprim. Bile sa herë më mbante familja Kotherja dhe për drekë,por atë mëngjes këmbët nuk e di pse lehtë si pende u ngjitën në katin e katërt.

-Shef më duket se tani mësuam vendin se ku srtrehohen Quksi me Landi Kaçulin- ma priti Lumja,duke hyre të dy së bashku në dhomën e saj të pritjes.

-Si është puna ia bëra unë ? Më sqaro më mirë- I thashë duke e dëgjuar me vëmëndje.

-Më  erdhi për ngushëllim një miku i familjes dhe ai kishte dëgjuar nga vëllai i tij se ata që kanë vrarë Andi Kotherja janë fshehur tek shtëpia e komshiut tim,i cili i ka strehuar dhe i mban mbyllur me çelës. Dhe dy tre ditë janë aty se po bëjnë përgatitje për të ikur me skaf në Itali.

-Domethënë Lume jemi në kohë ! – ia bëra une, duke kapur mjekren me dorë dhe shtova –E ke problem në orën një të natës të shkojmë nga afër të shikojmë vendin ku ata janë të strehuar ?

-Çfar thua shef ! Unë kam të shtatat e djalit dhe nuk ve gjumë në sy ! Më ke gati kur e gjykon ti të arsyeshme.

Në mesnatë kur ora kishte kapërcyer një e natës hipa në makinën e shërbimit te policisë së tipit Ford së bashku me Lumen,e cila qëndronte në sedilën e mbrapme.

-Si është babi ?- më pyeti Bexheti shoferi i makines, gjë që e bënte sa herë hipja në makinë kur ai kishte turnin.

-Mirë shumë ! Ke të fala !

-Ah sa burrë i mirë ështe Ramazan Mesiti,njeri i ndershëm si ai rrallë gjen. Të punosh tek patentat dhe të dalësh faqebardhë vetëm atë burrë e gjen.

-Bexhet, e ke shok babain tim dhe ti burrë i tillë je,por na le këtu tek sheshi Tiranës Re dhe më prit !

-Si mos të pres,more djali Ramazan Mesitit ! I thonë një fjale,bëmë baba të të ngjaj !

Zbritëm me Lumen dhe bëmë më shumë se njëqind metra rrugë në këmbë, duke u futur në një lagje në mes pallatesh të vjetra dy katëshe. Ajo më kapi befas në parakrah dhe tha :

-Ja këtu në katin e parë tek kjo dritarja këtu janë strehuar ata !

Ishte qetësi.Asgjë nuk pipëtinte. Hëna si mollë e kafshuar ndriçonte vendin përreth dhe veshtroja me kujdes para meje një kanal me brazda në formë U-je me ledh të hedhur dhe matanë në harkun e tij tre pallate dykatëshe të veçuara .I gjithë ambient përreth  ngjante si nofull bishe që jargavitej.Fiksova dritaren e katit të parë në pallatin e mesit ku ndodheshin ata që fshiheshin dhe për dreq m’u kujtua  thenie e shkrimtarit Dejl tek romani Fill Vetëm në Stepë “ Ai që ndiqet ka një mijë rrugë,ndërsa ai që e ndjek ka veç një rrugë,atë që ka zgjedhur ai që po ndiqet “. I rashë një guricke me shkelm,që bëri një zhurmë të mbytyr ne ledh dhe me lot që me shkreptinin në sy leshova një zë, që veç vetë e dëgjova:

-Do ju shkul dhëmbët mor qena!

Si  çova Lumen në shtëpi  dhe vetë u mundova të fle në krevat në banesë,por gjumi nuk më merrte.E ndjeja veten të lehtësuar. Nuk e kuptoja çfar njeriu isha.Nuk më bënte përshtypje gjumi dhe herë herë shihja orën dhe mendoja me vete pse nuk ecën kjo që të marr shef Jovanin në telefon. Zbardhi dita ora shkoi  6.30’. Formoj numrin e njohur të shefit të rajonit.

-Shef mirëmëngjes !

-Mirëmëngjes Çimush !

-Shef ! Do pijmë një fernet branka tani me mëngjes !

Me sa duket ndjeu zërin tim të gëzuar dhe tha:

-Erdha të të marr tek shtëpia ! Më prit !

Nuk zgjati as 5 minuta pritja ime dhe po kaq rruga me makinën e tij Fiatin e kuq të tipit  Lada. Me gotat e fërnetit në një tavolinë në këmbë pranë rajonit, munda në bisht të syrit t’i vidhja vështrimin shef Jovanit, i cili më shihte plot mirësi :

-Të lumtë Çimush ! A e porosite Lumen që të mbajë kontakte të vazhdueshme sot me personin që i tha vendodhjen e atyre horrave ?

– Pa merak shef ! Sipas porosisë tuaj gjithçka ecën sahat !

-Mos m’u merr me punë tjetër,por përqëndrohu gjithë ditën në organizimin e planit për kapjen e tyre.- ia bëri shefi dhe nga zëri e ndjeja që dhe ai ishte i emocionuar që ndodheshim në fazën më delikate të punës. I dha fund gotës së tij, gjë që e bëra dhe une me gotën që kisha përpara dhe dolëm nga lokali.

Shkuam së bashku në zyrë të tij. U njoftuan dhe erdhën katër agjentë të policisë kriminale. Zëri i shtruar i shefit dëgjohej me vëmëndje dhe detyrat ishin të qarta. Si përfundim ai tha :

Në orën 12 të natës në bazë të udhëzimeve që do ju japë Çimi do shkoni në një vend dhe do bëni grackë. Do të dëgjoni në radio vetëm urdhërat që do japi Çimi dhe për këtë do të kaloni vetëm në kanalin 0 të radios ! Ti Ymer do të jesh përgjegjës i grupit .

Si u larguan agjentët shefi  tha :

-Çimi mbaj kontakte të vazhdueshme me Lumen deri në darkë. Nuk na falet, nëse dështojmë.

-Pa merak shef ! – e qetësova unë.

Për çudi e ndjeja veten shumë të sigurtë në veprimet e mija. Domosdo kisha hyrë në betejë dhe në një risi të tillë unë isha i matur dhe shpalosja gjithë eksperiencën  dhe vrullin në punë.

Endesha rrugëve sa në një lokal në tjetrin,apo nëpër miq si e si të vinte nata. Ora e pritjes po më lodhte dhe jo emocionet se çfar do të bëhej me zbatimin e detyrave të planit të masave për kapjen e autorëve. Kjo vinte se kisha bindje të patundur në veprimet e agjentit të policisë kriminale Ymeri,djalë azgan, sypatrembur. Të tillë ishin dhe tre agjentët e tjerë. Dhe çasti që ata të tregojnë veten erdhi.

-Ymer ! Kjo është dritarja ku ndodhen Landi Kaçuli bashkë me Quksin. Është apartamenti në krahun e djathtë sapo futesh brenda në hyrje! Më informoni menjëherë në kanalin zero sapo të vëreni lëvizje në banesë. Do të vij me grupin special të Briskut. Le të jetë natë, por që tani do të futeni tek ky kanali me ledh përpara.

U largova duke i uruar natën e mirë,përshëndetje që në fakt nuk vlente  për ne,pasi si ata në grackë dhe unë nuk e kisha mëndjen e të vija gjumë në sy.

Të nesërmen akoma pa më buzëqeshur dielli në dritare të zyrës veç kur dëgjoj zërin e tensionuar të Ymerit në kanalin zero :

-51/1 jam 01 !

-Urdhëro të dëgjoj- iu përgjigja unë.

-Ka lëvizje në banesë.Kanë dalë në dritare të dy !

-Dakort, bëni kujdes ! Ndiqni veprimet e tyre –porosita unë dhe në cast po merrja të gjitha masat për zbatimin e operacionit. Në këmbë me mua ishte dhe shef Jovani.

 Në rajonin e policisë menjeherë erdhi grupi special i Briskut.

-Gati jemi shef Jovani ! Do nisemi ? – tha Maksi, komandanti I grupit special të Briskut,që e kisha dhe shok.

– Ok! Hip para Çimush me Maksin dhe dalshi faqe bardhë !

Duke e tokur dorën me të i thashë :

-Gjithnjë të kam dëgjuar shef Jovani !

– Të faltë perendia Çimush, nuk ta kam merakun!- na përcolli ai në oborr të rajonit me dorën e djathtë të mbledhur grusht,ndërsa makina jonë u nis qetë me grupin special drejt vendit që ngjante si nofull bishe. Buçiti sërish zëri Ymerit në radio. Kësaj radhe më i fortë,më emocionues :

-51/1 jam 01 ! Po hajde të lutem shpejto !

– 01 Ymer dilni urgjent nga kanali. Mbushni pistoletat për luftim. Bllokoni derën,ndërsa 01 Halim, pozicionohu tek shtylla përballë dritares. Për 10 sekonda jemi aty. Makina jonë me shpejtësi rrufeje mbërriti dhe grupi special i veshur me antiplumb bllokoi derën e hyrjes. Vetë me shpejtësi me pistoletë në dorë u vura në krah të Halimit. Asgjë nuk shihej në dritaren e katit të parë. Dëgjoj të trokitura të forta në derë,por asgjë më tepër. Veç  kur vjen Maksi pranë meje.

-Çimi,dera e hyrjes është e mbyllur me dryn nga jashtë. Mos jemi gabim ?- ia bëri Maksi disi i hutuar.

-Jo jemi  në rregull ! Shqyje drynin ! Shqyje derën!- urdhërova.

Nuk desh as pesë minuta të bëheshin këto veprime dhe veç kur dëgjova zërin e fortë të Ymerit:

-Shef Çimi urgjent eja,  i kapëm!

Nuk e di në ka vrull tigri ashtu si u lëshova unë mbi kokat e punonjësve te policisë së Briskut, duke kapur për qafe Quksin dhe Landi Kaçulin !

-Maskarenj, e dini që ju prêt qameti në rajon !

Një sekond shfryva dufin ,sepse me pas mbi ta rëndonin një mal me prova,që vërtëtonin fajësinë e tyre.

-51/1 jam 56/1 !

-Urdhëro të dëgjoj shoku im,që jepunëtori policisë më i mirë  në botë, o Ylli !

– E zbatova detyrën që më ke dhënë ! Dy gëzime në një ditë ! Edmond Lajthija është këtu me mua ! E binda më në fund të bëjë kallzim.

– Ti je bos !

– Je ti bos Çimush ! – ndërhyri në radio shef Jovani dhe shtoi – flisni me kode në radio mos shkelni rregullat Çimush dhe për këtë do të dënohesh me një dopio fërnet branka

– Gjithmomë të kam dëgjuar shef ! –ia bëra unë,ndërsa makina hyri në cast në oborr të rajonit. Kurse unë kërceva menjëherë nga ajo dhe si e nderova më parë ushtarakisht iu hodha në qafë shef Jovanit,duke i përsëritur i emocionuar dhe një herë fjalët:

-Gjithmonë të kam dëgjuar shef !..

Ky tregim i kushtohet shefit tim të paharruar,i cili ka ndërruar jetë, shefit më të shkëlqyer në historinë e policisë së shtetit, specialistit më të aftë që ka patur policia kriminale, Katanit të Laçit, të paharruarit Jovan Grazhdani.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Next Post

Kujtime femijerie:Kur u divorcuam me Traktatin e Vrashavës...

Advertisement