Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Jetoj mes dy burrash

Në vitin 2009, u martova me mblesëri.

Ne nuk njiheshim më përpara, por familja e tij njihte familjen time dhe kështu, vendosën që të bënin këtë shkuesi. Në fillim, unë nuk doja sepse isha e dashuruar me një burrë të martuar dhe rrija me të vetëm se e doja, pa pritur asgjë prej tij. Ishte pak histori e komplikuar kjo e imja. Zemra më donte tjetër njeri, por mendja dhe rrethanat më shtynin drejt tjetërkujt.

Në fakt, mua në vendin tim të lindjes ma dinin shumë njerëz këtë lidhje prandaj më vinte habi që ky djalë nuk e kishte problem të martohej me mua. Ai në fakt kishte jetuar jashtë dhe kishte ardhur vetëm për pushime. Ne u takuam e dolëm ca ditë bashkë dhe në fillim më dukej diçka shumë e bukur, edhe pse vazhdoja ta doja marrëzisht A.-në. Ia tregova edhe atij këtë që po ndodhte në shtëpinë time dhe vendosëm të dy që edhe unë të martohesha e të krijoja familjen time. Ato ditë që po fejohesha, nuk isha mirë shpirtërisht, isha shumë e shqetësuar. E dija që ashtu ishte e shkruar, që edhe unë të krijoja familjen time sipas zakonit, por A.-në e doja shumë, më shumë se ç’e kisha imagjinuar. Gjatë atyre ditëve ne nuk folëm fare dhe ai më respektoi në këtë drejtim, por në darkë, kur shtrihesha për të fjetur, më mungonte shumë me mesazhet dhe në telefonatat që nuk kishin mbarim mes nesh. Vetëm qaja me të madhe se s’më besohej që do të martohesha dhe s’do ta takoja më atë njeri. Erdhën gjërat aq shpejt dhe unë, për pak ditë, do të bëhesha gati për dasmën time. Gjatë gjithë kësaj kohe, ne nuk kishim folur fare me njëri-tjetrin, ishim parë nëpër qytet, por unë s`kisha guxim ta shikoja në sy sepse do të shpërtheja në lot. Kur e shikoja, më dukej sikur ishte bërë përditë e më i bukur. Më vinte të zbrisja nga makina, ta përqafoja me shumë mall e t’i thoja që isha e detyruar ta bëja një gjë të tillë. Ai kurrë nuk më bëri që të ndihem keq sepse më tha gjithmonë: “Përderisa unë kam familjen time, edhe ti do të kërkosh të kesh tjetër lumturi, një lumturi bashkëshortore”. Vendosa të bëja atë që ishte më e drejtë për familjen time dhe që do të bënte të shuheshin llafet që kisha duruar deri atë ditë se në të vërtetë, zemra ta do një njeri edhe pse ai mund të jetë shumë i gabuar, edhe pse ti mund ta dish shumë mirë sa i gabuar është.

Advertisement

Me datë 7 shtator, u martova me dasëm. Të gjithë më thoshin se kisha dalë si engjëll, kurse unë vetëm qaja. Ata më thonin: “Mos qaj moj, se mamin afër e ke. Po ikin njerëzit në Amerikë e nuk mërziten, jo këtu në qytet”. Ata nuk e dinin që unë qaja për njeriun që doja më shumë në botë dhe që isha e bindur që po qante atje në vetmi sepse nuk dilte dot nëpër qytet të shikonte dasmorët e mi. E imagjinoja duke pirë cigare pa fund dhe duke kujtuar momentet tona. Dasma kaloi shumë bukur për të gjithë dhe, të gjithë ishin të lumtur, përveç meje. Mua më qante zemra se si do të rrija pa A., se si do të flija e do të zgjohesha me tjetër njeri që as e doja e as më donte. Burri im, në fakt, dukej shumë i përkushtuar. Edhe pse kurrë s`më kishte pyetur a kisha pasur histori dashurie më përpara, unë i kisha treguar se kisha dashur një njeri më shumë se veten time. Ai më tha se e kaluara ime s’i interesonte fare.

U martuam dhe unë ika të jetoja te shtëpia e burrit. E kisha lënë historinë time pas dore dhe as doja ta mendoja më sepse nuk doja ta shkatërroja familjen që kisha krijuar me gjëra të kaluara, mirëpo nuk ndodhi kështu… Ne në pallat kishim një hyrje bosh dhe morëm vesh që do të na vinin komshinj të rinj. Për çudi, kur pashë A.-në me familjen që po vinin duke u shpërngulur te ne, nuk munda t`i mbaja dot lotët. Ne i përshëndesnim si komshinj përditë. Ai më shkroi një mesazh që s`do ta harroj kurrë dhe vërtet më bën krenare që e kam dashur pa kushte. Më shkroi: “Zemra ime, unë nuk mund të qëndroj larg teje, ndaj vendosa të shes shtëpinë time për të të parë përditë. Kjo s`do të thotë që po të kërkoj gjë. Vetëm dua ta shoh lumturinë tënde, atë lumturi që unë s`munda të ta jap kurrë. Po të shkruaj me lot në sy, duke të thënë që të dua shumë”.

Kur e lexova, u mërzita shumë, por e kuptova që dashuria e tij ishte vërtet shumë e madhe. Unë linda edhe një gocë dhe, edhe pse mendoja shumë herë të tradhtoja burrin tim sepse e doja shumë A. ai kurrë nuk më linte hapësirë për më shumë mes nesh. Më mbante distancë dhe në shkallë kur shikoheshim, vetëm më përshëndeste me përzemërsi. Unë vërtet nuk e dua burrin tim, por e respektoj sepse më pranon ashtu siç jam. Ka momente kur dua të shikoj A.-në afër sepse më vret kur ai del dhe ikën me familjen e tij, por nga ana tjetër, mendoj se familja ime është po aq e rëndësishme dhe më duhet të tregohem shumë e fortë përballë zemrës që më thotë tjetër gjë. Jeta ime kështu është, pak e komplikuar, por të paktën ka marrë rrjedhën që meriton. Unë e di që sa herë të më marrë malli, do të dal në ballkon dhe do të shikoj kur vjen nga puna engjëlli im, pastaj do të kthehem e lumtur pranë familjes sime, që do ta kem deri në fundin e jetës. Shumë vetë mund të më paragjykojnë për këtë që kam bërë dhe për faktin se pse i shpreh ndjenjat e mia kaq hapur, megjithatë asnjë nuk e kupton gjendjen time!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pse më tërheqin femrat?

Next Post

Astrologia shpjegon...!

Advertisement