Fjetja dhe të bërit dashuri janë dy nga aktivitetet më të këndshme që mund të realizojmë në shtrat. Në fakt, ato kanë njëfarë lidhjeje mes tyre. Gjatë çlodhjes së natës, vihen në punë disa mekanizma të nënndërgjegjes sonë që japin rezultate të habitshme. Ja cilat janë ato…
Të bësh dashuri në gjumë
Kemi dëgjuar për njerëzit somnambulë që shëtisin nëpër shtëpi në gjumë, por paska njerëz që bëkan edhe dashuri në gjumë? Me sa duket, po. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin “seksomnio”, një lloj somnambulizmi gjatë të cilit personi kryen marrëdhënie seksuale me partnerin. Kjo ndodh në fazën REM të gjumit, që është edhe më e thella. Kur zgjohet, personi nuk mban mend asgjë nga ajo që i ka ndodhur, nëse nuk ia tregon partneri. Sjelljet seksuale gjatë këtij stadi të somnambulizmit janë të ndryshme nga ato të zakonshmet. Seksologët thonë se disa njerëz tregohen më të dashur, e marrin shtruar, tregojnë më shumë ëmbëlsi, por ka edhe të tjerë që bëhen më agresivë dhe të apasionuar. Shkencëtarët nuk e dinë pse ndodh kjo, por dyshojnë se kjo sjellje lidhet me zona specifike të trupit. Te seksomaniakët, hipotalami, pjesa e trurit që kontrollon nevojat bazike, siç janë uria dhe seksi, revolucionon dhe zgjon epshin.
Edhe femrat mund të shohin ëndrra ejakuluese
Megjithëse femrat nuk ejakulojnë si burrat, afro 40% e tyre provojnë orgazma kur flenë. Sipas seksologëve, të gjitha gratë, pavarësisht nga rrethanat, kanë nevoja emocionale për miqësi, afërsi dhe kënaqësi seksuale. Megjithëse për shumicën nevojat emocionale janë më të rëndësishme se ato seksuale, edhe këto të fundit kanë peshën e tyre. Gjatë një ëndrre erotike, përshpejtohet ritmi i zemrës dhe fluksi i gjakut në organet gjenitale, gjë që çon në lubrifikim. Kjo mund të përsëritet disa herë brenda të njëjtës natë, falë gjendjes së relaksimit që shkakton gjumi e që na bën më të prirur për të patur orgazma. Ëndrrat erotike ndodhin në fazën REM të gjumit, kur është e vështirë të zgjohesh. Ekspertët thonë se këto ëndrra ndodhin kur kemi kohë pa patur marrëdhënie seksuale. Natyra është e mençur dhe përdor gjumin për të kënaqur nevojat e trupit.
Mund të reagosh ndaj stimulimeve duke qenë në gjumë
Ndonjëherë i je afruar partnerit kur ai ishte në gjumë dhe ai të është përgjigjur duke të përqafuar dhe përkëdhelur instiktivisht? Kjo ndodh sepse në një nivel të nënndërgjegjes, trupi ynë i përgjigjet në mënyrë automatike prekjes, megjithëse nuk jemi të ndërgjegjshëm sa e dëshirojmë afërsinë dhe intimitetin. Ekspertët shpjegojnë se ajo që na mungon në jetën reale manifestohet në ëndrra sepse truri ynë na e kompenson këtë mungesë. Trupi dhe truri kanë reagime seksuale edhe kur jemi në gjumë, sepse hipotalami kontrollon nevojat tona, mes tyre edhe kontaktin fizik.
Cilësia e gjumit ndikon tek epshi
Ndërkohë që flemë, organizmi rifurnizohet me hormone. Për këtë arsye, personat që flenë keq kanë nivele më të ulëta të testosteronit, hormonit që shton dëshirën. Gjatë pushimeve njerëzit janë më të relaksuar, pa orare për të ndjekur dhe me më pak stres. Kjo është një nga arsyet se pse gjatë këtyre periudhave shtohet aktiviteti seksual. Përveç kësaj, edhe gjatë ditës ka orë të përshtatshme për aktivitetin seksual dhe nuk janë ato të natës, por ato të gjumit të pasdites. Sipas ekspertëve, periudha më e përshtatshme është nga ora 5 në 7, kur temepratura trupore është më e lartë, si te gruaja, ashtu edhe te burri dhe kur të dy janë më të relaksuar e më të ndjeshëm ndaj stimulimit reciprok.
Gjumi i meshkujve pas seksit, është i justifikuar
Femra, duhet t’i kuptoni partnerët tuaj kur ia fusin gjumit pasi bëjnë dashuri! Mashkulli është i lodhur jo vetëm sepse procesi seksual dhe ejakulimi i marrin energji, por sepse organizmi i tij ka marrë një dozë hormoni prolaktine, që i provokon një ndjesi kënaqësie, squlljeje dhe i sjell gjumë. Te gratë, prolaktina, ashtu si oksitocina shtojnë dëshirën e komunikimit. Për këtë arsye, gratë preferojnë më shumë përkëdheljet sesa gjumin…
Çfarë ëndrrash seksuale shohin gratë?
Është e pamundur të kontrollohen ëndrrat dhe rrallëherë, ato mund të interpretohen ashtu siç shihen.
Ëndërron sikur po bën dashuri me një burrë tjetër
Kjo nuk do të thotë se diçka shkon keq në lidhjen tuaj. Kjo është vetëm një fantazi e shpeshtë dhe pa pasoja.
Ëndërron sikur po të detyrojnë të bësh dashuri
Edhe kjo është një ëndërr që shihet shpesh dhe janë formuluar disa hipoteza në lidhje me të. Njëra ka të bëjë me mesazhet kontradiktore që marrin gratë në lidhje me seksin: Atyre u thuhet të tregohen joshëse dhe njëkohësisht t’i thonë “jo” seksit; me një fjalë, të duken seksi, pa qenë të tilla në realitet. Në gjumë, gruaja e detyruar, nuk mban asnjë përgjegjesi për atë që i ndodh. Kjo e ndihmon të eliminojë fajin që ndjen kur ndjehet seksualisht aktive.
Ëndërrron sikur bën dashuri me një njeri të famshëm
Protagonisti i fantazisë nuk varet shumë nga shijet tona dhe jo gjithmonë ëndrra ka një kuptim seksual. Ndodh më shpesh që ëndrra të jetë romantike: Mund të bëhet fjalë për një flirt, një takim, një bisedë.