Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Përbindëshi që kisha për baba…

Mbaj mend që isha vetëm 16 vjeçe dhe kisha një familje që nuk kam fjalë ta përshkruaj. Jeta ime, nga t’ia nis, një tmerr i vërtetë!

Gjithçka ka qenë gjithmonë e vështirë. Kam pasur një fëmijëri të llahtarshme, me një baba që vetëm pinte dhe nuk dinte çfarë ishte dashuria për fëmijët.

Ai ishte një njeri që vetëm i tillë nuk mund të quhej. Kishte probleme serioze me policinë dhe në shtëpi bënte terror. Vinte shumë rrallë në shtëpi, rrinte pothuajse rrugëve dhe atëhere kur vinte, e rrihte mamin aq shpesh, sa mami kaloi në gjendje depresioni dhe, që nga ajo kohë, është me ilaçe. Unë isha në një moshë shumë të vështirë dhe kisha nevojë për mbështetje, por nuk kisha mundësi lëvizjeje dhe nuk dija ku ta gjeja këtë mbështetje e mbrojtje sepse ashtu si ishin punët, kisha vërtet nevojë për mbrojtje. Është turp të thuash që kisha nevojë për mbrojtje nga im atë, por ja që kështu ishte. Armiku im më i madh ishte ai që më kishte bërë kokën. Vetëm në shkollë mund të gjeja pak qetësi; shyqyr Zotit që të paktën shkollën nuk ma kishin ndaluar! Kisha shumë shoqëri, edhe pse shumë e vogël, pasi isha shumë simpatike dhe e muhabetit. Pavarësisht problemeve të shumta familjare, me mësime isha mirë. Në atë moshë kishin filluar ngacmimet e para nga djemtë, sepse unë vërtet isha tmerrësisht keq nga ana familajre, por kurrë nuk e kam treguar këtë te të tjerët. Nga streset që po kaloja, vendosa të kërkoja mbështetje në krahët e një djali. Ai ishte 7 vjet më i madh se unë. Më dukej ndryshe nga të tjerët, edhe pse unë nuk kisha pasur të dashur tjetër. Ai më dukej i miri i dynjasë dhe ashtu doli në të vërtetë. Vendosa ta pranoja lidhjen me të dhe fillimet me të ishin më të bukurat që do të mbaj mend ndonjëherë. Ishte shumë i mirë me mua dhe më ndihmonte të kaloja pak mërzinë që më priste kur shkoja në shtëpi. Mendoja se tek ai kisha gjetur një mbështetje të fortë. Kaluam disa kohë bashkë dhe unë u bëra si e budallallepsur pas tij. Gjithë mendimet e mia kishin vetëm një emër, Albin dhe gjithë vëmendja ime tashmë ishte drejtuar tek ai. Takoheshim fshehurazi te shkolla sepse kisha frikën e babit, pasi po të na shihte ai, do të bëhej nami, do të më kishte rrahur mua dhe Albin. Faktikisht, vetën ne mendonim se takoheshim fshehurazi, sepse pothuajse të gjithë e dinin që ne ishim të dashur. E ndjeja të nevojshme të flisja me dikë, por me kë?

Advertisement

Me shoqet nuk bëhej fjalë sepse e dija përgjigjen e tyre negative. Askush nuk arrinte të më kuptonte, vetëm më paragjykonin. Ato nuk e dinin ç’do të thotë të rritesh në një familje si e imja. Në shtëpi nuk bëja të tillë muhabet, sepse dihej që babai im, (vazhdoj ta kujtoj me neveri, edhe atje në varr ku është), do të më kishte bërë të vdekur. Vendosa të flisja me mamin, pasi këtë e kisha të vetmen mundësi rrëfimi. I tregova gjithçka, por nuk e dija që pas asaj dere të tmerrshme kishte qenë im atë, duke na përgjuar. Ai nuk hyri brenda, por veproi në mënyrën më horror që mund të veprohet me fëmijën tënd…

Ai më priste në një rrugicë rrugës kur po shkoja për te shtëpia e Albit, sepse unë i kisha thënë mamit që do të shkoja ta takoja më vonë. Ishte pak errësirë. O Zot i madh, nuk mund t’jua shpjegoj grushtat, shpullat dhe shkelmat që kam ngrënë nga ai njeri. Ulërinte me të madhe dhe thoshte: “Vajzën time nuk e prek njeri me dorë, përveç meje!”. Më neveriste me ato fjalë. Isha e vogël dhe nuk mund t’i kundërvihesha, por më vonë, Albi mori vesh gjithçka dhe u bë hataja. Unë isha e nxirë sterrë në fytyrë e në trup dhe kur më pa ashtu, Albit nuk i shihnin më sytë, mori një hekur dhe shkoi të rrihte tim atë. Unë përpiqesha ta ndaloja, por nuk mundesha. Mora vesh më vonë që kishin përfunduar të dy në polici…

Për babain tim nuk ishte ndonjë gjë  e re, por më vinte keq për Albin, që e futa në atë batak. Ika nga shtëpia, duke marrë edhe mamin me vete sepse nuk mund ta lija në dorë të atij krimineli. U vendosëm me shtëpi tek Albi, ku ai na priti me gjithë të mirat. Filluam bashkëjetesën dhe pas një viti, u fejuam. Kaluam disa vite të fejuar dhe më pas u martuam sepse unë solla në jetë një mrekulli me emrin Ina, që është drita e syve të mi.

Babai im, u end edhe për disa kohë rrugëve, i pirë, derisa një ditë e shtypi një makinë dhe prej tij, ngelën vetëm disa copa. Përsëri, unë dhe mamaja i bëmë varrimin që nuk e meritonte. Për sy e faqe, duhet ta bënim! Sot jetoj me dashurinë e parë dhe të vetme në jetën time, me Inën time e me mamanë që po sheh ditë të bardha vetëm pas vdekjes së monstrës që ajo e kishte për burrë dhe unë, për baba. Falënderoj Zotin që më ndihmoi të qëndroj kjo që jam dhe më fali dashurinë që më kishte munguar gjithmonë.

Me respekt, L.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A është e mirë aerobia me step?

Next Post

Jam 55 vjeçe, e virgjër...!

Advertisement