Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ditari i një adoleshenteje..!(2)

Vijim..!

E DIELË

Këtu do të rrëfej për dashurinë time të vërtetë, përveç dashurisë për aktorin Kenju Rivs. Jam njohur po këtë vit në shkollë e nuk më besohet akoma që më propozoi pikërisht mua. Nuk jam ndonjë vajzë që bie në sy për ekstravagancë; më shumë njihem si nxënwse e mirë që i ndihmoj të tjerët të kopjojnë. Ky djali quhet Marius. Takohemi shpesh nëpër korridore dhe flasim. Shoqet e kanë zili, është i bukur, më ka puthur. Çfarë ndjenje kur më puthi për herë të parë te klasa! M’u rrënqeth mishi, zemra sa s’po më dilte nga kraharori, të bën një efekt që të mbetet i skalitur në mendje, që të bën ta mendosh çdo orë të ditës dhe ta imagjinosh veten në çdo film romantik, megjithëse nuk ishte ndonjë puthje pasionale me gjuhë. Në takimet e shpeshta, puthjet tona u bënë më të shpeshta, më intensive dhe unë mendoj se e dua. Në orët e pushimit takohemi nëpër korridore, mbahemi edhe për dore, por gjithmonë tregohem e kujdesshme që të mos më shikojnë mësuesit, megjithëse këto kohët e fundit kam filluar të hyj me vonesë në mësim. Më thotë shpesh të shkoj në shtëpinë e tij kur jemi në orarin e mësimit, por kam patur frikë. Kushedi si do të jetë dhe unw nuk dua të jem si vajzat e tjera, me të cilat, siç kam dëgjuar, ai ka shkuar që herën e parë. Pas gjithë kësaj kohe që njihemi, i kam premtuar që do të shkoj me të dhe ai më premtoi se nëse nuk dua, nuk ka për të më prekur. Sa kurioze që jam! Kushedi si ka për të qenë! Shumë vajza kanë shkuar, nuk është ndonjë tabu, madje edhe më të vogla se unë, megjithëse kam shumë frikë dhe mendoj se është normale të kesh frikë.

Advertisement

E MARTË

Sot dolëm me vajzat e klasës te lokali ynë i preferuar, “Melody”. Lamë orën e mësimit. Shkollës po i vjen fundi, edhe një muaj e gjysëm ka mbetur, prandaj nuk preokupohem shumë nëse bëj ndonjë mungesë. Pasi porositëm nga një biter, vajzat ndezën nga një cigare edhe unë e piva një bashkë me to, jo se më pëlqente, por për tangërllëk. Nuk dua të fillojnë të thonë: “Ke frikë”. Njëra prej tyre e pi sikur të ketë lindur me cigare. Në gojë më la një shije të hidhur. Megjithëse ishte slims me mente, ajo shije e hidhur në gojë mezi m’u shqit, ndoshta ngaqë isha e pangrënë. Sot më erdhwn edhe menstruacionet dhe nuk kisha dëshirë të haja. Shkova në banjo dhe fillova të pështyja disa herë, shpwlava gojën dhe futa një çamçakëz. Vajzat më pyetën për Melisën, një ditë më parë kisha folur me të. Diskutuam më pas për Top Festin dhe u hap një temë e nxehtë, ajo që këto kohët e fundit, më intereson pak më shumë; tema e seksit. Vajzat po flisnin për kanalet me porno që shikojnë vonë në darkë, veçanërisht për skenat kur femrat puthen me njëra-tjetrën, duke e trajtuar si diçka normale, aq sa dy prej tyre e provuan ashtu si nëpër filma. Nuk mund të them që ndjeva neveri, por më shumë kuriozitet. Ato hiqen sikur janë lesbike, preken, fwrkohen dhe qeshin pa ndier asnjë lloj sikleti, sikur të ishin eksperte të mbaruara. Si shaka nis, por mund të kondsiderohet eksperiencë. Ndonjëherë mendoj se mos këto gjëra i bëjnë edhe kur janë vetëm, megjithëse në vendin tonë, lesbiket dhe gejt janë më të pakët apo më pak të deklaruar. Një herë kam dëgjuar që këtu te ne është lejuar martesa mes të njëjtit seks, saqë italianët na quajtën më të përparuar, megjithëse atje të deklaruar ka me bollëk dhe këtu, përveç Klodit të Big Brotherit, nuk ka të tjerë, por një ditë kur po kthehesha nga shkolla, pashë një djalë të veshur si femër, madje edhe të lyer. Kur tema u bë më e nxehtë, erdhi Mariusi dhe plasi e qeshura. Pak minuta më parë të kishte ardhur, do t’i kishte zënë duke u puthur. Kujtoi se po qeshnim me të dhe duke mos e prishur terezinë, mori një karrige dhe u ul afër meje. Krahu i tij fshiku krahun e tim dhe më pas, dora rrëshqiti në kurrizin tim drejt ijeve, trupi m’u mbush me mornica dhe në atë moment…

(Vijon)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Selma mundet!

Next Post

Klinton Zeqiraj: Skena erotike me ish-in në makinë, ja si reagova kur erdhi policia

Advertisement