Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

River&Anisa, the rising stars of dance!

Ai është mjaft i talentuar dhe këtë e ka treguar në skenë, në mbrëmje ku kërcimi ka qenë kryefjala, në evente, kudo ku ka muzikë latine që kërcehet me shpirt e dashuri.

River Durra, djaloshi simpatik i cili tashmë është bërë njësh me skenën dhe partnerja e tij Anisa Jani po aq e talentuar dhe e dashur për skenën e kërcimit, vijnë sot në një rrëfim ekskluziv dhe shumë të çiltër, për të na folur për kërcimin, muzikën, atë latinen në veçanti e shumë e shumë grimca të tjera nga jeta e tyre artistike!

-River dhe Anisa, dy balerinë kaq të mirë, kaq profesionistë dhe të mbushur plot art, si u gjendët në pistën e kërcimit?

Advertisement

River: Rastësisht! Kisha vite që për mua pistat e kërcimit ishin rrugët dhe sheshet e Tiranës. Një mbrëmje vendosëm me shoqërine të shkonim në një mbrëmje latine, meqenëse kishim dëgjuar shumë për këto vendet ku “të gjithë kërcejnë me të gjithë”.

Anisa: Rreth 8 vite më parë, dëshira për të provuar diçka të re më shtyu të regjistrohesha në një kurs kërcimi latin. Fundjavat na gjenin gjithmonë nëpër lokale latine ku në pistë provonim kush kishte qenë me i vëmendshëm gjatë orëve të mësimit.

– Cila është fija më e fortë që ju lidh me artin?

River: Dëshira

Anisa: Pasioni

– Cila tjetër fushë e artit ka përbërë njëkohësisht joshje për ju, ju ka tërhequr dhe e keni provuar?

Anisa: Në fakt perpara se të filloja të merresha seriozisht me latinët, kam qenë lojtarë dhe trajnere basketbolli, tërësisht në anën tjetër të“artit” . Por duke qenë se kemi vetëm një jetë është bukur të eksperimentojmë herë pas here me pasionet tona!

River: Që i vogël kam ndjekur kurse kitare dhe aktrimi. Sot më pëlqen të luaj në kitarë sa herë që mblidhemi me shoqërinë apo sa herë Anisa ankohet se është mërzitur duke dëgjuar youtube-in.(Buzëqesh) Aktrimi është një tjeter pasion i imi që për fat të mirë vazhdoj ta shijoj duke marrë pjesë herë pas here nëpër reklama televizive.

– Në cilin zhanër kërcimi ndiheni si peshku në ujë?

River: Bachata

Anisa: Përfundimisht Bachata!

– River, emri yt është shumë i veçantë, por edhe mbiemri gjithashtu. Duket më shumë një emër arti…

-Mesa duket mami dhe babi e kanë parashikuar që në lindje që do të behesha një artist i famshëm, prandaj kanë bashkuar emrat e tyre rastësisht në mënyrën më artistike të mundshme!(Buzëqesh)

–  Nëse s’do të ishit bërë balerinë, çfarë mendon se do të ishit sot?

Anisa: Profesioni im i parë është farmaciste. Ashtu do isha bërë edhe nëse do kthehesha edhe njëherë pas në kohë 😉

River: Pilot i Formula1.(Buzëqesh) Adhuroj makinat dhe gjithcka lidhet me to.

– Ju jeni ende shumë të rinj, por emrat tuaj tashmë janë mjaft të dëgjuar… Më thoni, fati është ai që nevojitet për të bërë përpara?

River: Fati është ai që nëse të shoqëron gjatë gjithë kohës, do bënte vërtet shumë mirë!! Por puna dhe ambicia mbeten padyshim ingredientet më të domosdoshëm.

– Cilat janë gjërat e vogla që mund të bënit dhe që do t’ia bënin dikujt tjetër ditën të bukur?

-Të zgjohesh në mëngjes i lumtur se nuk ke një ditë monotone,se pas pune të presin dy superinstruktore që janë gati të të argëtojnë duke të mësuar të keërcesh. Të shkosh në kurs dhe të gjesh një grup njerëzish të çmendur që duan të kërcejnë me ty, që fillojnë të lëvizin sapo hapet muzika dhe nuk ndalojnë neëse dikush nuk ia ul volumin. Të hysh në klasë i lodhur dhe të dalësh i çlodhur. Të kesh çdo ditë të javës plane dhe aktivitete të ndryshme. Të përkasësh. Nuk e di për të tjerët po këto gjëra i bëjnë njerëzit që na rrethojne ne, tepër të lumtur!! Kurse ne, ne na bëjnë të lumtur buzëqeshjet dhe argëtimi në sytë e tyre.

– Cila është gjëja më e bukur që dikush ka bërë për ju?

River: Një sistem të ri audio për makinën, dhuratë për ditëlindje!! Ju thashë që jam i apasionuar pas makinave 🤷♂️

Anisa: Një dedikim me gurë në taban të detit në 3 metra thellësi. Riveri më del shpesh jashtë parashikimeve!

– Çfarë nuk do të bënit kurrë?

Anisa: Bungee Jumping. Kurrë!

River: Do bëja gjithçka për një motiv të mirë.

-Çfarë synimesh i keni vënë vetes në vazhdim?

– Po punojmë të rritemi më tepër profesionalisht dhe të zgjerojmë kurset tona. Synojmë të bëjmë më shumë njerez të lumtur duke i ofruar mundësinë e argëtimit të zjarrtë latin. Në një të ardhme pse jo të përfaqësojmë Shqipërinë në konkurse ndërkombëtare.

– Për cilën nga pyetjet më lart më keni “gënjyer”?

Anisa: Ne fakt tani qe i shoh perseri nuk paskam genjyer…AKOMA…🙈

River: ok okm dakord tek pyetja e katërt, unë jam një “peshk” në detin e Salsës po duke qenë se kam njëpartnere më romantike dhe të qetë, shpesh pretendoj se zhanri im i preferuar është Bachata..!(Buzëqesh)

– Nëse do të mund t’i jepnit një mesazh botës mbarë, çfarë do t’i thonit?

– Motoja jonë është: “Bëni atë që dashuroni dhe më pas mos harroni t’a dashuroni atë që bëni!!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më ka rënduar palestra

Next Post

Çfarë u pëlqen burrave?

Advertisement