Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

5 sëmundje që ngatërrohen me artritin

Dhimbjet dhe shpimet në kyçe i bëjnë njerëzit që kanë arritur njëfarë moshe, të pyesin veten: “A është artrit ky?”.

Shpesh, përgjigjja është pohuese. Artriti është një nga shkaqet kryesore të paaftësimit të njerëzve mbi moshën 55 vjeçare.

Gjithashtu, ai është shoqërues i më shumë se 100 sëmundjeve që shkaktojnë dëmtimin e kyçeve. Më të përhapurat janë osteoartriti (ose OA, që shkaktohet nga përdorimi e fërkimi i kyçeve) dhe artriti reumatoid (RA, një çrregullim imunitar), ama, jo çdo dhimbje kyçesh mund të jetë artrit. Ajo mund të tregojë një sëmundje tjetër, “kushërirë” të largët me artritin, ose që nuk ka fare të bëjë me të. Si mund t’i dallosh ato? Për këtë, lexoni shkrimin tonë…

Advertisement

1. Është artrit apo tendinit?

Ku ngjasojnë: Tendiniti, ashtu si disa tipa artriti, shkaktohet nga përdorimi i shumtë i kyçeve, zakonisht supit, bërrylit (i quajtur edhe “bërryli i tenistit”), gjunjëve, ijeve, kyçeve të dorës dhe thembrës. Që të dyja sëmundjet mund të shkaktojnë dhimbje, që përkeqësohet me përdorimin e shumtë. Enjtja në të dyja sëmundjet mund të zbusë zonën e prekur dhe të bën të kesh dhimbje gjatë lëvizjeve.

Ku ndryshojnë: Tendiniti është një lloj dëmtimi specifik i tendinave, indeve të forta si litar që lidhin muskujt me kockat. Ai ka tendencë të shkaktojë dhimbje në një zonë më të madhe se artriti, i cili kufizohet vetëm te kyçi. Gjithashtu, tendiniti mund të shërohet relativisht shpejt me masa të thjeshta, si çlodhja, akulli, ilaçet kundër dhimbjeve dhe terapia fizike, sepse është një dëmtim. Artriti nuk shërohet me trajtime dhe kalimin e kohës. Ai është një gjendje kronike, me të cilën mësohesh dhe e duron me kalimin e kohës.

2. Është artrit apo sindroma e tunelit karpian?

Ku ngjasojnë: Sindroma e tunelit karpian (STK), shpesh, shfaqet njëkohësisht me osteoartritin, në moshën 45-55 vjeçare. Ekziston vërtet një “tunel” në kyçin e dorës, një kalim i ngushtë në kyç, i formuar nga kockat e kyçit dhe ligamentet përgjatë pëllëmbës. Nëse ky kalim ngushtohet, ushtrohet presion te një nerv i rëndësishëm, i quajtur nervi median e si rezultat, ndjen dhimbje djegëse, mizërim dhe mpirje. Edhe STK, edhe osteoartriti, mund të shkaktohen nga përdorimi i përsëritur, si puna në tastierën e një kompjuteri, ose punë që e bëjnë dorën të jetë në një pozicion jo të natyrshëm. Gratë, duhanpirësit dhe njerëzit me artrit reumatoid, rrezikojnë më shumë.

Ku ndryshojnë: Dhimbja e tunelit karpian zhvillohet gradualisht, por ka tendencë të krijojë një dhimbje më të fuqishme. Një doktor mund ta diagnostikojë STK-në me analiza të thjeshta, që mund të përfshijnë përkuljen e kyçit dhe, duke matur kohën se kur fillon të shfaqet ndjesia e mizërimit. Vënia e një doreze ortopedike speciale për mbajtjen e kyçit, mund të lehtësojë simptomat.

3. Është artrit apo fibromialgji?

Ku ngjasojnë: Fibromialgjia, ashtu si artriti, është një sindromë e shoqëruar me dhimbje, megjithëse shkaku është i panjohur. Dhimbja mund të përqendrohet në disa pika të dobëta, qafë, shpatulla, kurriz, ije, krahë, këmbë, ku ndodhet edhe dhimbja e kyçeve, e shkaktuar nga artriti. (Njerëz me artrit reumatoid, nganjëherë zhvillojnë edhe fibromialgjinë).

Ku ndryshojnë: Dhimbja e fibromialgjisë (shpesh e përshkruar si dhimbje e gjithë trupit) shtrihet përtej kyçeve dhe ka tendencë të krijojë lodhje kronike, ekstreme, që tek artriti nuk shfaqet domosdoshmërisht. Simptoma të tjera të fibromialgjisë përfshijnë ndërprerjet e gjumit, mjegullim të mendjes, dhimbjet e kokës dhe ndjeshmëri ndaj zhurmave. Meqë shkaqet e fibromialgjisë janë të panjohura, edhe trajtimet e saj janë më pak të përparuara se për artritin.

4. Është artrit apo cermë (përdhes)?

Ku ngjasojnë: Kur përmendim fjalën cermë, mund të na vijnë në mendje njerëz të shekullit të kaluar, por ky është ende një problem në ditët tona dhe teknikisht, është një tip i artritit. Ai shkakton enjtje të dhimbshme dhe dhimbje në kyçe, zakonisht, në gishtin e madh të këmbës.

Ku ndryshojnë: Ndryshe nga osetoartriti, cerma ka tendencë të shkojë e të vijë. Një ditë je mirë, ditën tjetër je keq, kyçi është i enjtur, i kuq me shkëlqim, ose mavi (zakonisht, gishti i madh i këmbës). Cerma nuk shkaktohet nga përdorimi i kyçit ose nga një çrregullim imunitar, por nga një grumbullim i acidit urik në gjak (nganjëherë, trupi prodhon shumë acid urik dhe veshkat nuk arrijnë ta evakuojnë). Ushqimet që shtojnë acidin urik në trup janë frutat e detit, mëlçitë dhe birra, si edhe diuretikët. Doktorët e diagnostikojnë cermën, duke ekzaminuar lëngun e kyçit me mikroskop. Krizat e ardhshme mund të parandalohen duke bërë dietë dhe me faktorë të tjerë.

5. Është artrit apo grip?  

Ku ngjasojnë: Që të dy, edhe artriti, edhe gripi, shkaktojnë një dhimbje të përgjithshme të trupit, sidomos rrotull kyçeve. Në të dyja rastet, dhimbjet muskulare mund të lehtësohen me qetësues dhimbjeje. Njerëzit me artrit reumatoid rrezikojnë më shumë të zhvillojnë ndërlikime, si pneumoni nga gripi, si edhe ata që marrin steroide, si prednisone dhe disa ilaçet të tjera të artritit.

Ku ndryshojnë: Gripi shkaktohet nga një virus dhe është një sëmundje jo degjenerative ose autoimunitare. Kur simptomat e dhimbjes së muskujve shoqërohen me temperaturë, kollë, të dridhura apo dhimbje koke, mund të jeni të sigurtë se fajin e ka virusi i gripit. Megjithëse gripi është një sëmundje e bezdisshme, ai nuk zgjat shumë, ndërsa artriti është një sëmundje e pashërueshme.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë na shkakton duhani?

Next Post

E ndava shoqen nga burri i saj!

Advertisement