Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ai vdiq për mua!

Ishte një pasdite e bukur pranvere, akoma më e bukur për mua, pasi do të dilja me Anxhelon, të dashurin tim.

Do të ishte diçka e thjeshtë, në fillim do të bënim një shëtitje të shkurtër e më pas do të darkonim në një restorant. “Po përse isha kaq e emocionuar?”, do të thoni. Një natë më parë fola me motrën e tij, që ishte gjithashtu shoqja ime e ngushtë, e cila më tha:

“Mendoj se do të të kërkojë të martoheni!”

Advertisement

Në ato çaste, isha femra më e lumtur në botë.

Zilja e derës më shkëputi nga ëndërrimet. Vrapova për ta hapur dhe mbeta pa frymë. Ishte ai, me flokët e tij të zeza e sytë e errët, ai, bukuria e të cilit më linte pa fjalë sa herë e shihja; Anxhelo. Dhe ishte në humor të mirë. Syte e tij të zinj si nata shkëlqenin sikur të ishin mbushur me mijëra yje të vegjël. Iu hodha në qafë dhe e putha.

“Hej, ç’kemi?”, më pëshpëriti.

“Më mirë se asnjëherë tjetër!”, qesha.

“Dhe ka ndonjë arsye të veçantë për këtë?”, më shkeli syrin.

“Thjesht, për faktin që po të shikoj ty. Më kishte marrë malli”, e përqafova sërish. Ma ktheu shtrëngimin, ëmbëlsisht.

“Kam një surprizë për ty!”

“Çfarë?”, pyeta, kurioze.

Ai u spostua paksa për të më treguar një makinë të parkuar krenarisht përpara shtëpisë time. Ishte e gjitha e zezë dhe shumë, shumë e bukur.

“E jotja?”

“Po, e bleva dje. Të pëlqen?”

“E adhuroj!”

“Eja, atëherë!”. Ai më hapi derën e përparme dhe unë hyra në makinë. Rruga ishte e gjatë, por koha kalonte shpejt kur isha me të. Kur arritëm në restorant, mbeta pa fjalë për të dytën herë gjatë asaj dite. Ishte madhështor dhe me shumë klas. “Vend perfekt për të më propozuar për martesë”, qesha me vete.

Mbrëmja kaloi shpejt midis bisedave gazmore, të qeshurave e shakave, por diçka më mundonte dhe Anxhelo duket se e vuri re këtë. U ngritëm për të ikur dhe ai më pyeti, duke studiuar fytyrën time me sytë e tij të errët: “Gjithçka në rregull?”.

“Po”, thashë prerazi, pa e parë në sy.

Ai nuk pyeti më, por thjesht hapi derën e makinës. Gjatë rrugës, sërish i ndieja sytë e tij mbi vete.

“Në fakt, ka diçka që s’shkon”, vendosa të flisja kur morëm rrugën që kalonte pranë pyllit dhe i thashë gjithçka ndieja. E pyeta si kishte mundësi që s’me kishte kërkuar akoma të martoheshim, kur kishim katër vjet, shtatë muaj dhe gjashtëmbëdhjetë ditë që ishim lidhur bashkë. E pyeta nëse arsyeja ishte fakti që prindërve të tij s’u pëlqeja, apo thjesht ai nuk më donte aq sa të kalonte pjesën tjetër të jetës me mua. Anxhelo në fillim nuk foli dhe kur e bëri, në zërin e tij dalloheshin nota të qarta akuze.

“Si mund ta thuash këtë? Ti e di shumë mirë që… që të dua!”.

“Jo, nuk e di. Tani nuk jam më e qartë për asgjë!”, isha e acaruar dhe e zhgënjyer. Fjalët thjesht më rridhnin nga goja, pa patur mundësi t’i ndaloja apo t’i zbusja. Ai më pa sërish. Ishte i lënduar, këtë gjë mund ta dalloja fare qartë. Nisi të thonte diçka, por… ngjarjet rrodhën shumë shpejt.

Një dritë verbuese më ndriçoi sytë dhe, me sa dukej, edhe Anxhelo e kishte vënë re. Një makinë tjetër po vinte përballë nesh me një shpejtësi tronditëse. E tmerruar, hapa gojën të ulërija, por ulërima më mbeti në fyt. Anxhelo ktheu makinën me shpejtësi dhe në çastin tjetër, kishim dalë nga rreziku i përplasjes me makinën tjetër, por gjithashtu, edhe nga rruga. Kishte diçka që s’shkonte me makinën, ai nuk e kontrollonte dot. Frenat ishin këputur dhe para nesh… ishte një pemë. Makina ecte si e çmendur dhe me një shpejtësi marramendëse. Kishte kohë vetëm për një veprim të shpejtë para se të ndodhte goditja vdekjeprurëse dhe në atë çast terrori, diçka ndodhi. Ai u hodh para meje, ndoshta për të më shpëtuar, ndoshta për të zbutur goditjen me pemën. Dhe pastaj, gjithçka ra në errësirë.

Kur u zgjova, disa drita verbuese më shpuan sytë. Mendova se kisha vdekur, por më pas kuptova që dritat ishin të ambulancës dhe më kishin rrethuar shumë njerëz veshur në të bardha.

“Çfarë ndodhi?”, pyeta, konfuze. “Anxhelo?”. Kisha një dhembje të tmerrshme koke. Gjëja që dëshiroja më tepër në ato çaste ishte gjumi, por nuk mund të flija. Jo pa parë Anxhelon, pa ditur që ai ishte mirë.

“Anxhelo ishte ai djali që ishte me ty?”, pyeti ngadalë njëri nga doktorët, ai më i vjetri, me sa dukej.

“Po. Si është ai? Mirë?”, isha e dëshpëruar, pasi m’u kujtua si në mjegull çasti kur ai u hodh para meje. Duhet të ishte mirë, duhet! Doktorët i hodhën një shikim njëri-tjetrit.

“Fli tani, foli sërish ai që më kishte folur më parë. Ke nevojë të pushosh. Do të bëhesh mirë shumë shpejt”.

Nuk doja të flija, por qetësuesi bëri efektin e vet. Qepallat m’u mbyllën ngadalë dhe rashë sërish në errësirën pa fund. Herën e dytë që u zgjova, koka më dhimbte më pak. Pashë përreth dhe vura re bardhësinë e spitalit. Pranë meje qëndronte Anisa, motra e Anxhelos, sytë e së cilës ishin skuqur nga lotët.

“Anisa…”, murmurita.

“Oh! Oh, u zgjove! Je mirë!” tha ajo dhe nisi të qante sërish.

“Po. Si është Anxhelo? Ku është ai?”, pyeta me zë të dobët.

Anisa nuk u përgjigj, thjesht më pa në sy. Dhe unë, e kuptova. E kuptova atë që kisha frikë të kuptoja që në fillim, atë që kisha frikë madje edhe të mendoja. Ishte e vërtetë, pra. Papritur m’u duk sikur isha në një makth të tmerrshëm, nga i cili nuk arrija të zgjohesha dot, vetëm se ky nuk ishte makth, ishte jeta e vërtetë dhe ishte çasti kur unë duhet të përballesha me të.

“Ka… ka vdekur, apo jo?”, ndjeja shokun që po i linte vend trishtimit mbytës.

“Po…”, arriti të fliste Anisa mes lotësh. Dhe pastaj, m’u afrua dhe më zgjati një unazë të vogël, të artë, të shtypur e të gërvishtur.

“E gjetën në xhepin e tij, vazhdoi. Ai… donte…”.

Në atë çast, ia plasa të qarit me dënesë. Anisa m’u afrua, më përqafoi dhe qau me mua, për një kohë që m’u duk si përjetësi. Që atëhere, unë e mbajta unazën. E vura në një zinxhir të artë dhe e mbaj gjithnjë të varur në qafë. Nuk e çova për ta rregulluar. Ai vdiq për të më shpëtuar mua dhe e di që nuk do të martohem kurrë me asnjeri tjetër, pasi askush nuk do t’i afrohet sadopak atij. Kurrë!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ç’do t’u shkaktojë dhuna nipërve të mi?

Next Post

8 ndryshime të trupit mes dy sekseve

Advertisement