Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mund ta rigjej dashurinë, pasi e humba?


Fati i secilit prej nesh është shkruar. Mendoja se unë se do bëja përjashtim nga ky ligj i natyrës meqë njëherë për mua ishte shkruar për t’u shkatërruar, por ja që ndodhi një ditë ose më saktë në një nga ato ditët që në formë janë si të tjerat, por që përmbajtja e tyre ndryshon. Pikërisht në këtë ditë unë u takova me S. Kjo ndodhi kundër dëshirës sime, edhe pse ai kishte kohë që këmbëngulte të më takonte.

Nuk është se kisha frikë e as se i druhesha opinionit, por shprehesha se nuk kisha kohë dhe nerva të shpenzoja për këtë punë. E dija që të hidhja hapin të njihja një person do më kushtonte shumë e që unë duhet të shpenzoja shumë. Tani vërtet nuk ndjehesha gati, por ja që kjo punë nuk pyet e nuk pret. Jetonim të dy në Tiranë, edhe pse nga vende të ndryshme. Unë vija nga Lezha dhe studioja në Tiranë për Mjekësi, ndërsa ai ishte nga Shkodra dhe punonte në kryeqytet. Një nga arsyet që nuk doja ta takoja ishte diferenca dhjetëvjeçare në moshë.

Advertisement

E konsideroja veten të fortë, hermetike dhe të pamposhtur. Vuajtjet e rinisë më kishin maturuar më shumë se moshataret e mia. Nuk kisha njohur e as prekur kukulla kur isha e vogël. Dashuria e pashprehur e familjes e serioziteti i tyre, më kishin bërë ndryshe nga të tjerat. Ndjehesha e huaj në botën time. Isha mësuar të vendosja vetë për jetën time, pa më kontrolluar të tjerët e pa pyetur askënd, duke menduar e besuar se gjithmonë vendosja drejt e se isha e pagabueshme.

Këtë person e njoh nëpërmjet shoqes sime apo më saktë, shokut të shoqes sime. Edhe pse jetojmë ne shekullin e 21-të, njohja u bë njëlloj si në parahistori, ku takimet bëheshin me mblesëri. Dal për ta takuar pa dëshirën më të madhe që mund të ekzistonte. Isha unë, shoqja ime, shoku i shoqes dhe ai. Që herën e parë nisi një debat i vogël të cilin unë, me vendosmëri e këmbëngulje e çova deri në fund. Këtë e bëra me një qëllim, që nga ky takim atij t’i ngelte shije e keqe e të mos këmbëngulte më, por në fakt, nuk ndodhi kështu.

Sipas tij, kjo ishte ajo që e tërhoqi më tepër. Që në atë takim të parë ai kish menduar se më në fund, pas kaq vitesh, kishte gjetur kupën e duhur për t’u shkrirë tërësisht pa pasur frikë se ajo do derdhej apo se uji do t’i mungonte. Mendonte se unë do ta zhvishja nga komplekset që kishte vite që i mbartte e që nuk kish mundur t’ia hiqte njeri. Në të vërtetë, unë e kisha ndarë mendjen për jo, se nuk doja të vazhdonte, madje ia bëra të qartë edhe atij se këtë takim e bëra vetëm në shenjë respekti të shoqërisë që kisha me “mblesët”.

Mendoja se do mbyllej këtu e në të vërtetë fundin ia jepnin pushimet që po afronin; unë do mbaroja shkollën dhe do kthehesha në shtëpi, por ja që fatit nuk i shpëton dot. Filloi viti i ri shkollor dhe ai vazhdoi me insistimin e tij për të më takuar e gjithë verës e kishte ëndërruar këtë takim. Mua as që më kishte shkuar në mendje se do të ishte viti i tretë i studimeve që do të më hapte një plagë të re. Nuk arrij dot të zbërthej simbolikën e numrit tre, pasi edhe kur isha në vitin e tretë të shkollës së mesme, e pësova një zhgënjim të tillë.

Edhe pse pa nisur mirë historia, unë mendoja për ndarje. Ndodh që në një ditë tjetër të bukur me diell (në të vërtetë binte shi), ky diell më  turbullon sytë dhe lejoj që spontanisht, buzët e mia të puthnin për herë të parë buzët e një mashkulli që e kisha inat. Asgjë nuk dija dhe nuk kuptoja, pasi gjithçka rridhte vetë. Vijonte historia normalisht, pa zënka, por me një dëshirë të  madhe për të mbrojtur njëri-tjetrin nga vetvetja. Kish lindur një ndjenjë e atillë që nuk i vinim dot emër  dhe emrin dashuri nuk e pranonim, por ishte diçka sublime dhe e papërcaktueshme. Nuk e gënjenim njëri-tjetrin, nuk e mashtronim e as nuk i druheshim reagimit e vështrimeve. Nuk donim ta lëndonim tjetrin dhe jo veten, pasi mendonim se ishim më të fortë se tjetri. Gjithçka po shkonte drejt po-së, derisa një ditë, pasi më në fund ne kishim vendosur të qëndronim bashkë, prisnim darkën kur të takoheshim, por ndodhi që ai u aksidentua në punë. Ishte përplasur me makinë. Kaluan dy ditë, ai shtirej se ishte mirë, por unë kisha parë disa ëndrra të çuditshme. Nuk u besova, por në fakt, ishin paralajmëruese. Lajmin e mora vesh nga gazeta e në ato momente nuk e di se si kam vepruar, por jam e sigurte se kompleksi im për të qenë e pamposhtur para të tjerëve e për të mos qarë, ishte shkatërruar. Doja ta takoja, por nuk mundesha. Si do shfaqesha para familjes së tyre, apo më saktë, sa e kujdesshme do të isha që të mos jepja para tyre shfaqje?

Koha kalonte dhe ndodhi që ai e rimori veten e vjen e më takon. Ndërkohë, ne flisnim e i dërgonim sms njëri-tjetrit, por e kisha kuptuar se diçka nuk shkonte. Ftohtësia e fjalëve të sms-ve e thyenin ftohtësinë e telefonit.

Ai vjen dhe i jep fund historisë sonë me shprehjen “Gjithçka ndodh për një arsye” e largohet. Unë vazhdoja të kërkoja arsyen pse ndodh gjithçka. Mendoja se nga ai takim 15 minutësh gjithçka kishte përfunduar, por sërish do gabohesha. E takova disa herë të tjera, por tani si shokë, aq sa mund të qëndronim të tillë. Ai do largohej për shtatë muaj nga Shqipëria për një mision të rëndësishëm në punë e unë e kalova gjithë verën duke u lutur që ai të kthehej mirë. Edhe pse jo për mua, mjaftohesha me faktin se do ishte gjallë. Nuk marr asnjë lajm gjatë gjithë kësaj kohe. E kishim lënë se do të takoheshim edhe një herë. Në të vërtetë, të gjithë mendonin se ne ishim bërë për njëri-tjetrin; ngjanim në fytyrë dhe në mendime. Ishim kopje të njëri-tjetrit dhe te tjetri shihnim si në pasqyrë vetveten. E takova pas shtatë muajsh, madje i kisha kushtuar edhe një libër, si shlyerje të një premtimi që i kisha bërë dikur. Në këtë takim, i kërkova arsyen e vërtetë. Ai më dha vetëm pretekste sepse sërish nuk donte të më lëndonte. E mësova nga shoqja se ai vuante nga një sëmundje e pashërueshme e cila i ishte shfaqur pasi ishte njohur me mua.

Gjithmonë më thoshte se nuk më meritonte e tani, pas shumë kohësh, unë pyes veten: “Vallë s’më meriton ai mua apo unë s’e meritoj atë?”. A do arrij vallë të gjej sërish në këtë jetë binjakun tim, pasi e humba?

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kam një gjendërr te qafa

Next Post

Nuk të dëshiron më? Kjo e ka një zgjidhje...

Advertisement