Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Astrologia shpjegon…!

M’u këput byzylyku

– Kam parë në ëndërr sikur byzylyku im prej sermeje u këput dhe m’u bë copa-copa të vogla. Atë byzylyk ma ka dhuruar vëllai. Ju lutem, a mund të ma shpjegoni çfarë kuptimi ka, se jam e shqetësuar? Vilma.

– E dashur Vilma, ëndrra juaj tregon për një lidhje të fortë me një person që mund të jetë i dashuri, shoku etj., por më shumë anon nga ana sentimentale. Ju e ruani me shumë fanatizëm këtë lloj ndjenje të cilën mund ta quajmë sekrete, vetëm se në të ardhmen nuk do të jetë aq e fortë sa e konsideroni ju. Do të krijohet një situatë jo e mirë e cila do t’ju çojë deri në zënka apo në një ndarje të mundshme, por jo 100 % të vërtetë. Çfarëdo që të ndodhë, duhet të shikoni atë që është më e mira për ju.

Advertisement

Ngjitje në mal

– Përshëndetje! Kam parë në ëndërr sikur isha me shoqen time të ngushtë te pallati i saj dhe po zbrisnim me ashensor. Më pas sikur u gjendëm në një kamion shumë të madh që përdorej për ndërtim. Ishte shumë rrëmujë nga betoni dhe kishte zhurmë. Na rrethonin male të mëdha e të larta. Ne i thamë njëra-tjetrës se do të ngjiteshim në majë të atyre maleve. Të dyja ishim shumë të entuziazmuara dhe mezi po prisnim të ngjiteshim. Pastaj shkuam në një shtëpi përdhese dhe pamë një mace të vogël të ngrirë. Shoqja e mori në dorë dhe ajo, ngadalë, filloi të shkrinte. Realisht, vitin tjetër jemi maturante dhe kemi disa plane për të realizuar. Ju lutem, më thoni, ç’kuptim ka kjo ëndërr? Faleminderit. Era.

Ëndrra juaj tregon që jeni gjithmonë në kërkim të idealeve dhe në plotësim të ambicieve që keni. Rruga juaj do të jetë shumë e gjatë e do të ketë pengesa, por në fund do realizoni gjithmonë atë çfarë dëshironi. Mjafton t’i vini synim vetes një gjë dhe ju e arrini, pa pasur frikë nga ato që hasni rrugës. Keni karakter të fortë dhe kjo ju ka ndihmuar gjithmonë në jetën tuaj.

Urrejtje

– Kam parë në ëndërr sikur më kishte rrahur babai dhe më urrente shumë. Edhe vëllai donte të më rrihte. Të dy, më urrenin shumë dhe unë i urreja. Ç’do të thotë kjo?

Do të kaloni një periudhë të vështirë dhe ngushëllimi i vetëm për ju do të jenë pikërisht këta persona që kanë reaguar keq në ëndërr ndaj jush. Ndoshta ju do të kërkoni të qëndroni vetëm me veten tuaj, por kështu nuk do t’i kaloni vështirësitë. Familja është mbështetja më e fortë për ju. Gjithë të mirat!

Ndërrova ditëlindjen

– E nderuar astrologe! Kam parë në ëndërr sikur isha veshur bukur dhe po firmosja disa letra në të cilat unë pranoja të ndërroja ditëlindjen time. Nga në shtator kur e kam realisht, e firmosa që ta kisha më 21 gusht. Pastaj u paraqita me një makinë të kuqe, por dukej pak e vjetër. U nisa drejt një qyteti dhe i thashë shoferit të më kthente pas, në qytetin tim. Pastaj, u ktheva andej nga u nisa. Ju faleminderit.

– Ëndrra juaj tregon se do të ndodhë një ndryshim që do të jetë i rëndësishëm për ju gjatë kësaj periudhe. Si fillim, do ta përjetoni me kënaqësi këtë lloj ndryshimi, por më pas, diçka do të ndikojë që ju të ndryshoni mendim dhe do të donit të ktheheshit mbrapa aty ku ishte pikënisja juaj. Pra, planet që do t’i nisni me shumë dëshirë, do t’i lini përgjysëm dhe do të riktheheni në gjendjen e mëparshme. Ëndrra ju sugjeron që, nëse planet e nisura janë për të mirën tuaj, të mos i ndërprisni, por t’i çoni deri në fund. Ju uroj fat!

Duke ngjitur shkallët

– Kam parë në ëndërr sikur së bashku me prindërit e mi po ngjisja shkallët e një vendi që nuk e njihnim fare. Këmbët sikur na i komandonte dikush tjetër. E çuditshmja ishte se vendi ishte mbushur me re të bardha. Pastaj, u ulëm te një dhomë shumë e bardhë, me re të bardha dhe me njerëz të veshur po me të bardha. Dukej si një kishë që drejtohej nga një zotëri i veshur me të bardha, i cili na tha të uleshim. Të tjerët pyesnin njëri-tjetrin se pse ne ishim të preferuarit. Linda

– E dashur Linda! Ëndrra juaj ka këtë kuptim: Pavarësisht se e dini që familja juaj dhe ju vetë keni kaluar momente të vështira dhe jeni përballuar me gjëra jo të këndshme për të arritur qetësinë e duhur, ju kënaq ideja që të tjerët mendojnë se ju keni arritur gjithçka falë forcave tuaja dhe mbështetjes nga njerëz të fuqishëm. Megjithatë, familja juaj do të kalojë përsëri disa vështirësi, por ato do të jenë kalimtare. Edhe ju si familje do të keni gjithmonë ziliqarë që vëzhgojnë me hollësi çdo veprim tuajin. Nuk duhet të keni aspak frikë nga këta ziliqarë, sepse prej tyre nuk do t’ju vijë asnjë e keqe. Gjithë të mirat!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Poezi nga Izota Rexha Harunaj

Next Post

Si ta kaloj depresionin nëpërmjet ushtrimeve?

Advertisement