Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Astrologia shpjegon…!

Stuhi

– Isha në shtëpi, më telefonoi i dashuri dhe më tha: “Hajde se po të pres tek i njëjti vend”. Dola jashtë dhe pashë që po bënte stuhi e madhe. Binte shumë shi dhe frynte aq erë sa edhe pemët po lëviznin. U vura në siklet dhe nuk dija si të shkoja tek i dashuri. E mora në telefon dhe i thashë: “Po bëhet nami jashtë! Nuk di si të vij…”. Ai më tha: “Po unë po të pres, kështu që hajde!”. U mërzita me të, por u nisa drejt tij dhe mezi ecja rrugës, nga shiu i rrëmbyeshëm dhe i madh. Ndërkohë që po arrija te vendi, pashë që kishte pushuar stuhia. A mund të më thoni çfarë kuptimi ka kjo ëndërr? Adela.

– E dashur Adela, ëndrra tregon që keni pasur debate jo dhe aq të mira me të dashurin; po vuani pikërisht për këto që keni diskutuar dhe gjendja juaj në çift duket pak e tensionuar, por mos u mërzisni; në ditët në vazhdim, gjithçka do të zgjidhet, ashtu siç e keni parë në ëndërr. Çdo gjë do të qetësohet, ju do të sqaroheni dhe marrëdhënia juaj do të jetë përsëri në harmoni dhe e bukur, siç ka qenë. Stuhia që keni parë në ëndërr tregon zënkat që keni pasur kohët e fundit, por çdo gjë do të kthjellohet mes jush.

Advertisement

Ëmbëlsirë

– Kam parë një ëndërr të shkurtër fare. Po mendoja të blija një ëmbëlsirë, shkova te pastiçeria përballë shtëpisë dhe e bleva. I haja në shtëpi dhe e ndjeja shijen e tyre të ëmbël edhe në gjumë. Më kanë thënë që ngrënia e ëmbëlsirave në ëndërr ndjell keq. A është e vërtetë? Merita.

– E nderuar Merita, mos u shqetësoni. Ëndrra juaj nuk ka lidhje me ndonjë fatkeqësi. Ajo çfarë keni parë tregon dëshirën tuaj për pak ëmbëlsi në jetën tuaj sepse ndiheni e vetmuar dhe keni nevojë për ngrohtësi. Duke qenë se ju keni parë që po hanit ëmbëlsira, ëndrra tregon që një suprizë e bukur ka marrë rrugen dhe shumë shpejt, do t’ju trokasë te porta. Do të gëzoheni nga të rejat që do t’ju vijnë papritur.

Më sëmuret mami

– Përshëndetje! Ju lutem, brenda mundësive më ktheni një përgjigje se po çmendem. Këto 2-3 javë shikoj shpesh të njëjtën ëndërr; sikur më sëmuret mami rëndë dhe sikur është në gradë të fundit. Edhe sot kam parë në ëndërr sikur e dëgjova rastësisht të thoshte: “Jam duke vdekur” dhe unë sikur e çova për vizitë te një miku im. Ai na rekomandoi të shkonim te një mjek tjetër. Si përfundim, unë do të nisesha për jashtë shtetit dhe i dhashë mamit ca lekë, derisa të kthehesha unë. Ju lutem, më ktheni një përgjigje. Me respekt, Ina.

– E dashur Ina, zakonisht, nëna në ëndërr shpreh një lloj pasigurie që keni ju në vetvete dhe tregon nevojën tuaj të pandërgjeshme për mbrojtje. Ajo çfarë keni parë ka lidhje pikërisht me ju dhe jo me mamin tuaj, kështu që mos u shqetësoni. Jeni në një situatë pak delikate, në të cilën ju nevojiten këshillat e një personi më të pjekur sesa ju. Duke qenë se keni parë mamin në ëndërr, do të ishte mirë që të jeni më e hapur me të. Duke folur më qartë me mamin tuaj ose dhe me ndonjë person tjetër të familjes, do të ndiheni më e sigurtë dhe e më qetë për të ardhmen tuaj.

Nuk gjeja çelësin e portës

– Kam parë në ëndërr sikur kisha shkuar në dyqanin e lagjes e veshur me fustan ngjyrë kafe me bezhë, me lule të çelëta. Pasi ika nga dyqani dhe po kthehesha për në shtëpi, rrugës vura re që fustanin e kisha veshur mbrapsht. E turpëruar ika me shpejtësi që ta vishja nga ana e mbarë. Kur shkova te porta e shtëpisë, kërkoja çelësin që ta hapja, por s’po e gjeja dot e mendova se më kishte humbur. Porta ishte e lidhur me zinxhir ngjyrë argjendi që shkëlqente. E shtyva portën dhe u hap përgjysëm sepse nuk e lejonin zinxhirët që të hapej. E trembur, thashë: “Më kanë hyrë dhe më kanë vjedhur”. Mbas kësaj tronditjeje, u zgjova. Me respekt, Afërdita, Gjirokastër.

– E nderuar Afërdita, ëndrra tregon një lloj rrëmuje në jetën tuaj sentimentale ose familjare. Ka ndodhur diçka për të cilen ndiheni e lënduar dhe e vënë në siklet. Jeni munduar ta rregulloni, por përsëri nuk ndiheni mirë. Këtë e tregon edhe fakti që keni parë një portë me zinxhir dhe çelësin e humbur. Të dyja këto tregojnë që keni ca probleme të vogla, për zgjidhjen e të cilave keni nevojë të kërkoni ndihmën e dikujt, por për arsye karakteri dhe krenarie, e keni pak të pamundur të flisni apo edhe të kërkoni ndihmë. Keni frikë nga gjithçka dhe s’keni shumë besim. Ndoshta ëndrra ju fton, duke ju këshilluar sigurisht, që të kërkoni mbështetjen e një njeriu të besuar sepse tani për tani, e vetme, duket që e keni të pamundur t’ia dilni mbanë gjithçkaje.

Duke bërë dashuri me kushërirën

– Ju lutem, më thoni çfarë kuptimi ka ëndrra ime? Shoh shpesh në ëndërr sikur bëj dashuri me kushërirën. Ka raste që shoh edhe seks. Ajo rri në Itali me burrin. Ju lutem, më ktheni përgjigje këtë javë se po çmendem. Maksi

– I nderuar Maksi, nuk keni pse të çmendeni dhe as të shqetësoheni për diçka që nuk është reale, por thjesht një ëndërr. E kuptoj që mërziteni sepse shikoni një marrëdhënie seksuale me kushërirën, pra, një inçest, që nuk është i lejueshëm. Pikërisht te fjala “e palejueshme” përqendrohet edhe kuptimi i ëndrrës tuaj. Shpesh, inçestet tregojnë për diçka që nuk mund ta bëni në jetë, kur e kuptoni edhe vetë që është e pamundur të arrihet. Këtu nuk bëhet fjalë për marrëdhënie seksuale, aq më pak me kushërirën tuaj. Bëhet fjalë për gjëra krejt të ndryshme nga ato çfarë keni parë. Mendoni çfarë keni dashur të bëni dhe s’e keni bërë dot ose shikoni për çfarë ju kanë penguar në jetën e përditshme, gjë që kishit dëshirë që ta realizonit. Mund të jetë në planin profesional, personal, shoqëror, në familje etj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ditari i një prostitute shqiptare në Greqi! (34)

Next Post

Dashurova kushëririn e burrit

Advertisement