Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë ndodh pas divorcit?

Psikologët shpjegojnë se shumë gra e përjetojnë divorcin si vdekjen e dikujt, sepse në realitet është një vdekje emocionale dhe mund të karakterizohet nga periudha zemërimi, ankthi dhe humbjeje që mund të zgjasin për muaj të tërë, bile edhe për vite të tëra. Në shkrimin e mëposhtëm, ekspertët dhe disa grave që e kanë vuajtur këtë eksperiencë, do t’ju ndihmojnë të kuptoni si mund të përballohet kjo situatë. Nuk duam ta merrni martesën me frikë, por të kuptoni se divorci nuk është diçka që kalohet lehtë…

Faza e parë

Ndihesh e dërrmuar

Advertisement

Shumica e grave të divorcuara pranojnë se gjatë kohës që ishin të martuara e çonin nëpër mend ndarjen, megjithëse nuk e pranonin në mënyrë të ndërgjegjshme. Pikërisht në momentet kur u thua të afërmve të tu lajmin e keq dhe fillon procedurat e divorcit në gjykatë, atëhere fillon të ndëgjegjësohesh për atë që po ndodh dhe fillon të ndjesh dhimbjen e vërtetë. Ka raste kur, përderisa asnjëri nuk e ka shqiptuar fjalën divorc, ti e mohon dhe mendon se gjërat nuk janë kaq keq, se kjo është vetëm një fazë kalimtare dhe se të gjitha çiftet kanë problemet e tyre. Brenda vetes ti e di që lidhja po merr fund, por mundohesh ta injorosh këtë mendim. Shumë gra e konsiderojnë divorcin si një dështim dhe për këtë arsye, e mohojnë për vite të tëra atë që duket qartë, megjithëse mund të ishin më të lumtura nëse do ta përballonin jetën vetëm. Kur është burri ai që vendos për ndarjen ose në momentin kur duhet pranuar se gjërat nuk mund të vazhdojnë më në atë mënyrë, ato hyjnë në një gjendje shoku.

Faza e dytë

Të duket sikur ke dështuar në gjithçka

Kur kalon fazën e vështirë fillestare, fillon realiteti i ri, i cili provokon te shumë gra të divorcuara një ndjesi dështimi, sepse ia vënë fajin vetes për atë ka ndodhur. Ato mendojnë se po të ishin përpjekur më shumë, nuk do të ishin ndarë. Një 28 vjeçare e dinte që kishte bërë gjënë e duhur që ishte ndarë, megjithatë, përsëri ndihej fajtore: “Nuk mendoja vetëm se kisha dështuar në martesën time, por që kisha dështuar edhe si njeri. Si kisha mundur të martohesha me një burrë kaq të papërshtatshëm për mua? Si e kisha bërë një gabim kaq të rëndë? Edhe sot e fajësoj veten se pse nuk u tregova më e zonja”.

Kur është burri ai që bën hapin e parë drejt divorcit, ndjesisë së dështimit i shtohet edhe ndjenja e vetëpërçmimit. Shumica e grave që braktisen nga burrat e tyre, kanë një vetëvlerësim shumë të ulët: Ndihen inferiore para të tjerave, të pasigurta dhe mendojnë se nuk do të jenë të afta të dashurojnë asnjë burrë tjetër. Fajësojnë veten, mendojnë se e kanë bërë gjithçka keq… Për fat të mirë, shumica e grave e kapërcejnë këtë fazë dhe fillojnë të mendojnë gjëra pozitive, sepse në fund të fundit, divorci u jep mundësinë të kujdesen më shumë për veten dhe të rifitojnë vetëvlerësimin e pavarësinë e tyre.

Faza e tretë

Zemërohesh me gjithë botën

Nuk është çudi që gruaja të zemërohet me burrin nga i cili po divorcohet, por shpesh ky zemërim përhapet edhe në fusha të tjera të jetës së saj. “Nuk ke durim me miqtë dhe të afërmit, bile edhe me çiftet e tjera, martesa e të cilëve duket e lumtur. I ke zili ata dhe nis të ushqesh mërinë ndaj tyre”, shpjegon një e divorcuar 34 vjeçare. Psikologët thonë se kur një grua ndahet nga i shoqi, ajo zemërohet me të dhe me gjithë botën, sepse ndihet sikur e kanë mashtruar. “Pasi u ndava nga im shoq, isha e irrituar gjatë gjithë kohës. Në makinë nxehesha nëse dikush para meje më bllokonte rrugën ose ecte shumë ngadalë, grindesha me miqtë për hiçgjë dhe u thoja të mos më bezdisnin me ankesat e tyre… Me një fjalë, për disa muaj sillesha shumë keq, sepse megjithëse të tjerëve u vjen keq për ty, ata nuk arrijnë ta kuptojnë vërtet gjithë trishtimin tënd”.

Reagimi i parë pozitiv

Ndjen sikur ke hequr një barrë të rëndë

Në një moment të caktuar pas ndarjes, ndodh diçka e çuditshme: Në mes të trishtimit dhe zemërimit, shumë gra fillojnë të ndjejnë një lloj lehtësimi. Kur nuk je e lumtur në martesën tënde, të duket sikur ke një re të zezë mbi kokë, por kur fillon të pranosh realitetin, kjo peshë zhduket dhe ndihesh e aftë për të qenë e lumtur përsëri. “Një muaj pas ndarjes fillova të ndihesha më e lirë. E kuptova se kisha më shumë kohë për veten dhe nuk kisha pse t’i jepja llogari askujt çfarë bëja e ku shkoja”, thotë një 30 vjeçare. Divorci shpesh i jep fund një situatë të pakëndshme, si për shembull pabesisë, konfliktit ose dhunës në familje dhe në këto raste, përjetohet si një lehtësim, si një ndjesi qetësie dhe paqeje.

Reagimi i dytë pozitiv

Po tani?

Kur një çift ndahet, ka mundësi që njëri prej partnerëve të vuajë nga një krizë identiteti. Ai nuk ka pasur thjesht një ndarje sentimentale, por ndryshon edhe mënyrën e jetesës, miqtë… Për këtë arsye, është e rëndësishme që pas një divorci të bësh ndryshime në jetën tënde, të zbulosh vende të reja, të njohësh persona të rinj. Fjala është të krijosh një rrjet të ri shoqëror në të cilin ti nuk do të etiketohesh më si “gruaja e filanit”. Kjo kërkon përpjekje dhe mund të jetë stresuese, por ka edhe anën e vet pozitive. Ja si thotë një psikologe: “Në terapitë e mia u them grave se nuk duhet ta konsiderojnë veten si një mollë, por si një portokall. Ky frut ka shumë thela: Njëri është partneri, tjetri-familja, tjetri-puna, tjetri-miqtë, tjetri-pasionet e tua. Kur një thelë dëmtohet, mund të mbështetemi te të tjerat”.

Reagimi i tretë pozitiv

Fillon të mendosh se ekzistojnë edhe burra të tjerë…

Kur ke qenë e lidhur me një burrë për shumë kohë dhe ke menduar se ai do të ishte i vetmi burrë në jetën tënde, e ke të vështirë të bësh dashuri me dikë tjetër. Në këto raste vlen shprehja popullore: “Kur digjesh nga qumështi, i fryn edhe kosit”. Ti, ke frikë të lidhesh me dikë. Disa gra bien në kurthin e shprehjes “kurrë më” dhe kjo situatë mund të zgjasë për shumë kohë, derisa një ditë ndjehen përsëri joshëse dhe u pëlqen shumë dikush.

Por, ka edhe gra të cilave u ndodh krejt e kundërta; ato kanë nevojë të ndjehen joshëse menjëherë, si për të afirmuar feminilitetin e tyre që është cënuar nga divorci. Këto gra bëjnë gabimin që të hidhen në krahët e të parit që u del përpara dhe rrezikojnë të dështojnë përsëri. Një varësi e tillë mund t’i dëmtojë ato mendërisht dhe fizikisht, por gratë që nuk e kanë këtë varësi, disponojnë një nga armët më të fuqishme në botën e lidhjeve dashurore: Tanimë e kanë të qartë se cili tip burri është më i përshtatshëm për to. Në fund të fundit, nga eksperiencat e këqija dhe nga gabimet, mëson. “Për momentin, nuk e kam me nxitim të martohem, thotë një 33 vjeçare e divorcuar, por e di se një ditë do të lidhem me një burrë dhe do të krijoj familje. Tani ndihem shumë më e përgatitur se më parë dhe do të martohem vetëm kur të gjej njeriun e duhur.”

Rrëfimet e disa grave të divorcuara

Xhesika Simpson, këngëtare: “Ndihem e gjallë, e lirë. Tani mund të bëj ç’të dua dhe nuk kam pse t’i jap llogari askujt; vetëm vetes sime”.

Nikol Kidman, aktore: “Mendoja se nuk do të martohesha përsëri… Tani e di që mund të qëndrosh pranë dikujt pa hequr dorë nga identiteti yt, ndryshe nga ç’mendoja më parë.”

Xhemi-Lin Sigler, aktore (“Sopranot”). “Tani, në moshën 24 vjeçare, jam përsëri beqare dhe kam mësuar shumë gjëra për veten time. Ky është momenti për të mësuar kush është Xhemi dhe çfarë do ajo.”

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pse çdo grua duhet ta bëjë mamografinë?

Next Post

Pse i sheh të tjerët gruaja ime?

Advertisement