Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Sekreti i Iluminatit dhe këngëtarë masonë

Krahas Rihanës, Eminemit e Jay–Z edhe Elvana Gjata, Adelina Ismaili dhe Dafina Zeqiri, pjesë e organizatës që predikon djallin.

Shpeshherë pyesim veten se si, artistë të tillë si: Rihanna, Bijonse, Majkëll Xhekson, Eminem, Madona, Rita Ora, Jay-Z, Kenju Uest, Keti Perri, Lady Gaga etj. fituan një famë të menjëhershme dhe të pabesueshme. Mjaftoi një ditë, javë apo muaj, që këngët e tyre të renditeshin të parat në çdo hitparade anembanë botës. Të talentuara ose jo, performancat dhe këngët e tyre pëlqehen nga 80% e popullsisë, duke i transformuar në hite dhe duke bërë që çdo tekst i tyre të fiksohet gjatë në memorie.

Por, a nuk ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se si këto këngë janë bërë kaq të famshme, megjithëse muzika dhe ritmet e tyre janë përafërsisht të njëjta me njëra-tjetrën dhe nuk kanë ndonjë veçanti të madhe? Historia që do t’ju tregojmë pak më poshtë, duke e pasqyruar me fakte dhe foto konkrete, mund të duket e pabesueshme për ju, ama prej kohësh po xhiron nëpër botë si e vërtetë, madje së fundmi edhe vetë këngëtarët kanë filluar të japin akoma më shumë shenja të vërtetësisë së kësaj “gojëdhëne”…

Advertisement

Si lindi “Iluminati”?

1 Maji i vitit 1776, shënon një nga datat më të rëndësishme për të gjithë ata që predikojnë dhe besojnë në ekzistencën e djallit dhe ardhjen e tij në tokë. Pikërisht në këtë datë, profesori i të drejtës kanonike, në Universitetin e “Ingolstatid”, në Bavari, Adam Ueishaupt, krijoi organizatën e të “Iluminuarve”, ose “ILUMINATI”. Kjo shoqëri, e cila besonte dhe i falej Luçiferit, kishte anëtarët e saj, në pozicione të ndryshme. Përdorimi i drogave si marijuhana, ishte një element shumë i rrezikshëm në filozofinë e kësaj organizate, pasi me përdorimin e kësaj droge, mund të kaloje në gjendjen e “ndriçuar”, për të parë tejpërtej asaj çka njerëzit shikonin në të vërtetë. Predikuesit e kësaj shoqërie, që vendosën të quheshin “masonë”, duhet të zbatonin me përpikmëri rregullat e “ILUMINATIT”, në shkëmbim të të mirave materiale dhe financiare që do të përfitonin. Që prej asaj dite e deri më sot, fakte konkrete flasin për ekzistencën e kësaj shoqërie sekrete apo e këtij sekti satanik që dëshiron të sjellë në tokë “Rendin e Ri Botëror”. Iluminatët quhen ndryshe edhe “Vëllazëria e fshehtë”. Pjesa më e madhe e anëtarëve të kësaj “Vëllazërie” në ditët e sotme, janë elita e fëmijëve, nipërve apo mbesave të ish-pjesëtarëve të dikurshëm të kësaj organizatë. Ja se si është shprehur një nga krerët e masonëve të gradës më të lartë:

“Ekzistojmë sot në botë, siç kemi ekzistuar prej mijëra vjetësh. Ne jemi ata që me forcën e mendimit dhe të shpirtit, kemi arritur të gjejmë fatin e fshehtë të këtij qytetërimi. E ardhmja e këtij fati sekret është një Rend Botëror i drejtuar nga një mbret me fuqi të mbinatyrshme (Djalli)”.

Të shkruash për iluminatët dhe masonët, nuk do të mjaftonte vetëm një faqe gazete, madje as një gazetë e tërë. Ne do t’ju bëjmë me dije simbolin kryesor të kësaj shoqërie satano-predikuese, simbol të cilin më poshtë do ta shikojmë edhe në disa klipe apo foto të këngëtarëve më të famshëm dhe më të pasur në industrinë muzikore.

Simbolet e Iluminatit

Simboli kryesor i Iluminatit është piramida me një sy në majë, që është huazuar nga Egjipti i lashtë. Ai është simbol i Horusit, Perëndisë Diell, që simbolizon ndriçimin, iluminimin. Në besimin e Egjiptit të lashtë, syri sipër piramidës simbolizon syrin e Zotit. Por çfarë janë në të vërtetë masonët dhe pse flitet me drithërimë, sa herë që përmendet emri i tyre? Masoneria, ose Masonry (që vjen nga frëngjishtja macon: murator, ndërtues muresh) u krijua në shekullin XIII si një bashkim punëtorësh që ndërtonin katedralet në atë kohë, për të ndihmuar njëri–tjetrin. Besimi i tyre është ekzistenca e një qenie supreme, por që nuk bie ndesh me besimet e tjera, të paktën në dukje. Struktura e tyre është e paqartë për atë që është jashtë këtij grupimi, pasi ata komunikojnë me kode dhe mesazhe sekrete. Pra, fillimisht, nisi si një klasë e thjeshtë dhe injorante, por shumë shpejt ky grupim u mor nga njerëzit inteligjentë të asaj kohe dhe u përdor si një armë kundër vetë katolicizmit.

Emblema e Masonëve është një kompas dhe një katror, që formojnë trekëndëshin e Zotit dhe në mes kanë gërmën “G” ose syrin e Zotit të tyre. Të bëhesh pjesë e këtij grupimi është shumë e vështirë, gati e pamundur. Nëse nuk ke gjak masoni, do të jesh një shërbëtor i tyre i thjeshtë, por me të mira materiale të pallogaritshme. Nëse mendojnë se dikush është i përshtatshëm për t’u bërë pjesë e shoqërisë së tyre të fshehtë, ata e studiojnë për vite me rradhë dhe më pas i bëjnë ftesën që të jetë pjesë e tyre.

Iluminatët kontrollojnë çdo gjë. Ata kanë anëtarë të tyre në qeveritë e shumë shteteve, shërbimet sekrete, polici, prokurori etj., si dhe në industrinë e muzikës, aty ku ne sot do të përqendrohemi.

Këngëtarët masonë

Rihana

Këngëtarja që arriti të fitojë zemrat e shumë të rinjve në mbarë botën me hitet e saj “Umbrella”, “VVhats my name”, “VVhere have you been”, etj. është një ndër këngëtaret që e ka deklaruar veten një masone dhe që vetëquhet “Princesha e Masonëve”. Me daljen e albumit të saj në treg “Good girl gone bad” (“Vajza e mirë do të bëhet e keqe”), ajo tregon transformimin e saj nga një person i zakonshëm, në një person të tjetërsuar, që nxit dhunë në klipet që transmeton, skena seksi të tepruara etj. Besoj se shumë të rinj dhe jo vetëm, e kanë dëgjuar këngën që Rihanën e bëri të famshme “Umbrella” (“Çadra”). Në një intervistë, Rihana ka deklaruar se kjo këngë mund të duket ritmike, por brenda ka një mesazh shumë të fortë. Studiuesit arritën ta dëshifronin tekstin dhe të zbulojnë se në refrenin e saj: “Under my umbrella, ella, ella, eh eh eh”, këngëtarja vazhdon të përsërisë në mënyrë të shpeshtë fjalët “Ella, ella, ella, eh eh”, që në arabishten e lashtë, do të thotë: “S’ka Allah”. Ky është një mesazh për të gjithë besimtarët myslimanë, në lidhje me ekzistencën e Zotit të tyre.

Gjithashtu, po të shikojmë me kujdes fotot e Rihanës, pjesa më e madhe e tyre, predikon djallin, si këto që kemi servirur për ju! Në këtë foto, ajo është brenda një piramide, që përkon dhe me shenjën kryesore të “Iluminatit”.“VVe found love” (“Ne gjetëm dashurinë”) është një tjetër këngë e Rihannës që u bë hit vitin që shkoi, por sërish studiues dhe ekspertë audio, kanë arritur të transmetojnë së prapthi një pjesë të kësaj kënge dhe teksti që del nga zëri i Rihanës është: “I love you Satan” (“Të dua Satan”). Në këngën e saj “Russian Roulete” (“Ruleta Ruse”) thuhet që ajo bën thirrje për vetëvrasje, nëpërmjet një loje e cila sjell vetëm vdekjen.

“Disturbia”, është një tjetër këngë në të cilën personazhet e klipit janë të poseduar nga djalli dhe teksti i kësaj kënge, po ta shikosh në këtë kuptim, i përshtatet këtij mendimi. Po të shikoni këtë foto të Rihannës, ajo në krah ka një tatuazh (të përkohshëm), të cilin e kishte bërë para disa kohësh, ku është foto e krijuesit të “Iluminatit”, Adam VVeishaupt. A na bën ky fakt të besojmë për implikimin e saj në këtë shoqëri sataniste?

Por ajo nuk është e vetmja që i përfshin simbolet e “Iluminatit” në klipet e veta duke dashur që në një mënyrë apo tjetrën të përçojë mesazhin e një ekzistence të re, diçka ndryshe dhe të fortë, një besimi të ri.

Katy Perry, Eminem, Jay-Z, Mariah Carey dhe shumë këngëtarë në zë, duke kënduar kanë bashkuar të dyja duart për të formuar me to një trekëndësh, madje duke i kërkuar edhe publikut të bëjë të njëjtën gjë. Teologë të ndryshëm thonë se me anë të këtij gjesti, ata arrijnë të marrin nga njerëzit energji, e cila u nevojitet më së shumti.

Image result for illuminati dhe kengetaret masone rihana

Hipoteza të ndryshme janë hedhur edhe në lidhje me vdekjen e Majkëll Xhekson apo Uitni Justonit. Sipas studiuesve të këtij grupimi, këta dy këngëtarë, pjesëtar të kësaj shoqërie prej vitesh, kohët e fundit dëshironin të dilnin prej saj dhe u munduan me çdo lloj mënyre t’i tregonin publikut rrezikun që u kanosej. Në një klip të tij, që gati 1.58 minuta i ka vetëm kërcim, Xhekson tregon se cilat janë rreziqet që i kanosen njerëzimit nga kjo perandori e keqe që po pushton tokën. E gjitha kjo, nëpërmjet atij kërcimi të çuditshëm që ai bën aty, ndërsa në fund të këngës, ai shndërrohet në një panterë të zezë, duke treguar se prapë se prapë, ai është pjesë e tyre dhe nuk mund të ndryshojë. Ai vdiq nga mbidoza e ilaçeve. Të njëjtin fat pati edhe Uitni, e cila kohët e fundit filloi të shkonte në kishë “më shumë se ç’duhet”. Ajo rifilloi të besonte në Zot dhe t’i përkushtohej atij, gjë që i kushtoi edhe asaj jetën.

Related image

A ka masonë në Shqipëri?

Ajo çka na bën të gjithve kuriozë në këto momente është thjesht një pyetje: A ekziston vërtet “Iluminati” dhe masonët? Nëse po, cili nga ne do të jetë pjesë e tij këtu në Shqipëri?

Image result for illuminati dhe kengetaret masone

Elvana Gjata, Adelina Ismaili, Genta Ismaili, Dafina Zeqiri, 2 po 2 etj në këtë klip të cilin mund ta shikoni nëpërmjet kësaj adrese http://vvvvvv.youtube.com/vvatch?v=uE1he64nbUA kanë shenjat tipike të kësaj organizate. Është ndoshta thjesht shou nga ana e këtyre këngëtarëve, apo vërtet ata fshehin diçka të errët brenda suksesit të tyre? Le të shpresojmë që jo, megjithatë, fatkeqësisht, këtë na mbetet ta shikojmë në vazhdim…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

E gjej dashurinё vetëm jashtё familjes

Next Post

Më vdiq i fejuari

Advertisement