– Jam një zonjë 49 vjeçe. Para një viti e kam pasur ciklin menstrual dy herë në muaj, kurse tani kam pasur një vonesë prej 3 muajsh dhe kam shqetësime të tilla si: Dhimbje koke, zhurmë në vesh e më vishen sytë. Dua të di, a jam në menopauzë dhe a janë normale këto shqetësime? Cilat janë shenjat e para të menopauzës? A mund të shtyhet ajo? A kanë dalë ilaçe për këtë gjë? Ju faleminderit shumë.
Mr.Dr.Adil Mustafa, gjinekolog, Poliklinika Shëndeti, tel. 0696349892 tel, ëhatsapp 0038970630444, email dradilmustafa@yahoo.com:- Përshëndetje e nderuara 49 vjeçare! Ju keni dhe shenja menopauze po keni nevojë të bëni dhe një konsultë për dhimbje koke, ushtimë në vesh dhe probleme sysh me neurologun, okulistin dhe specialist të ORL-së. Premenopauza është dhe faza fillestare e menopauzës kur dhe ndodhin ndryshimet më të mëdha në trup. Kjo fazë zgjat nga 4 deri në 8 vite. Një nga elementët dallues të kësaj fazë është pikërisht ndryshimi i ciklit menstrual. Perimenopauza mbyllet si cikël kur ndalet dhe cikli menstrual. Përgjatë këtyre viteve gratë mund të përjetojnë vapë të menjëhershme, djersitje gjatë natës dhe nivel më të ulët estrogjeni. Sasia e ulët e estrogjenit mund shkaktojë një hollim dhe thatësi në indet vaginale duke e bërë më të vështirë marrëdhënien seksuale. Gjithashtu në këtë fazë gratë përjetojnë probleme me gjumin, ndryshim të disponimit, shtim në peshë, hollim në flokë dhe lëkurë të thatë. është një ngjarje fiziologjike që te femra i korrespondon fundit të ciklit menstrual dhe moshës së pjellorisë. Në menopauzë përfundon edhe aktiviteti i vezoreve. Ato nuk prodhojnë më vezë dhe estrogjene (hormonet femërore). Kjo lloj gjendje shkakton një sërë ndryshimesh te femrat. Ato variojnë sipas personit dhe mund të jenë pak a shumë të dukshme. Por jo të gjitha shenjat e shfaqura në trupin e femrës lidhen me menopauzën. Sa perket simptomave te menopauzes janë këto: Muaj apo vite para vendosjes se menoapuzes gruaja kalon nëperimenopauze të shprehur klinikisht me cikël menstrual të çrregullt (shpeshtim apo rrallim të ardhjes se ciklit, ndryshim në sasise së gjakut menstrual)
-Tharje vaginale, discomfort, skuqje,
– Vale nxehtesie (qe prekin gjysmen e siperme te trupit disa here gjate dites apo dhe nates)
– Djersë gjatë natës
-Çrregullime të gjumit
– Ndryshime të sjelljes: nervozizëm, shpërthime në qarje të menjëhershme, mërzi e plogështi – Shtim në peshë dhe ngadalësim të metabolizmit – Hollim të qimes së flokëve, tharje të lëkurës – Humbje të plotësise së gjirit.
Në periudhen e perimenopauzeës, apo tranzisionin, nisin ccregullimi i ardhjes së ciklit një herë në 2/3 muaj. Në pyetjen tuaj a mund të shtyhet po them qeë mundet po së pari të bëhet një eko një pap test dhe pastaj munde të trajtoheni me hormone estrogjene si tbl Angjeliq, kalcium dhe vitamin E 400 mg për disa kohë sa të vijnë mestruacionet, pastaj merren për ca muaj kontraceptive për rregullim të ciklit. Në këto raste zëvendesimi hormonal është i domosdoshëm për të ruajtur trurin, zemrën dhe sistemin kockor. Rekomandoj të paraqiteni të gjinekologu për të bërë eko vizit, densitometrin e kockave, pap teste e mamografi dhe të trajtoni në menopauzë që mos ë keni pasoja periudhen e tretë të jetës pa mestruacione. Ju uroj gjithë te mirat.