Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse s’jam si më parë?


– Jam 16 vjeçe, nxënësja më e mirë në klasë, dëgjoj mësuesit, mundohem që të arrij çdo gjë në mësime dhe ia dal mbanë. Jam e urtë në shkollë dhe mundohem të jem e mirë me të gjithë, por në shtëpi jam krejt e kundërta, shumë nervoze dhe për një fjalë të vogël çmendem krejt, u bërtas të gjithëve. Kur kam qenë më e vogël, edhe punoja në shtëpi, ndihmoja mamin, por tani përtoj të bëj ndonjë gjë. Jam shkatërruar plotësisht, madje edhe me njerëz të tjerë, reagoj jo mirë. Kur i bërtas dikujt, nervozohem, por edhe pendohem disi. Ndonjëherë edhe qaj, duke menduar me vete: “Pse s’jam si më parë?”. Shpeshherë më ka shkuar mendja edhe të bëj vetëvrasje ose të iki nga shtëpia. Ç’duhet të bëj?

Dr.Abaz Quka, neuropsikiatër, Klinika mjekësore “Nertila” Tel: 0696524440:- Këto sjellje që ju përshkruani, janë të moshës së adoleshencës. Duke qenë një vajzë mjaft e aftë dhe inteligjente, ju me të drejtë kërkoni të dini se çfarë po ndodh rreth jush, çfarë po ndodh me emocionet, humorin dhe sjelljen tuaj. Sjellja juaj brenda familjes, e ashpër, nervoze, e papërmbajtshme, humori juaj jo i mirë, apo të themi ndoshta disi depresiv, ka arsyet e veta, por për të kuptuar më mirë gjendjen që po kaloni, le të përshkruajmë çfarë është adoleshenca dhe çfarë ndodh gjatë kësaj periudhe. Shumica e psikologëve janë të një mendjeje se adoleshenca fillon në kohën e pubertetit. Për meshkujt, puberteti arrihet afërsisht në moshën 13 vjeç; për femrat, rreth moshës 11 vjeçe, ndërsa koha në të cilën puberteti mbaron, mendohet se është mes moshës 18 dhe 21 vjeç. Adoleshenca është në kuptimin e vërtetë të fjalës një tranzicion prej varësisë te pavarësia dhe përfundon, kur individi arrin statusin e të rriturit.  Çfarë ndryshon gjatë adoleshencës? Si djemtë, ashtu edhe vajzat, përjetojnë një rritje të vrullshme gjatë adoleshencës. Te vajzat rritja e vrullshme fillon mes moshës 8-10 vjeçe dhe arrin kulmin rreth moshës 13 vjeçe. Te djemtë, fillon mes moshës 10-12 vjeç dhe arrin kulmin rreth moshës 14 vjeçare. Gjatë kësaj periudhe, si djemtë, ashtu edhe vajzat, shtojnë në peshë rreth 5,5 kg. Vajzat adoleshente e arrijnë gjatësinë e të rriturit rreth moshës 17 vjeçare, ndërsa djemtë rreth moshës 20 vjeç. Pjekuria seksuale te vajzat zakonisht ndodh dy apo tre vjet para djemve. Fillimi i menstruacioneve është shenjë e qartë e pubertetit. Te djemtë, zhvillimi seksual arrihet rreth moshës 12-13 vjeç. Në të shkuarën, adoleshenca mendohej si një kohë “e turbullimit dhe e stresit”, por edhe pse adoleshenca shoqërohet me disa probleme, ajo nuk është domosdoshmërisht një periudhë stresante, siç është menduar shumë kohë më parë. Pothuajse gjithesecili nga ne në shoqërinë tonë, gjatë adoleshencës, ndesh në probleme që kanë lidhje me seksin, vetëdijen, kontrollet prindërore, kodet morale ose konformizmin ndaj normave sociale. Adoleshentët duhet gjithashtu të fillojnë të mendojnë rreth moshës së rritur, rreth asaj se kush janë ata, si dhe rreth nevojës për të marrë vendime për të ardhmen. Adoleshenti duhet të formojë identitetin e vet. Ka disa teori për zhvillimin e identitetit, të përshkruara nga Erik Erikson, i cili thotë se adoleshenti i suksesshëm është ai që i përgjigjet pyetjes: “Kush jam unë?”. Identiteti është një qëllim themelor në adoleshencë. Tjetër autor mendon se një pjesë e mirë e krizës së identitetit që përjeton rinia është rezultat i kërkesave kontradiktore që ushtron shoqëria mbi të. Adoleshentët janë të aftë të mendojnë mirë, por nuk lejohen të marrin vendime të rëndësishme që lidhen me familjet dhe profesionet e ardhshme. Të tjerë autorë mendojnë se kriza dhe përkushtimi janë të rëndësishëm në formimin e identitetit. Gjatë krizës, individi merr parasysh alternativat, ndërsa gjatë përkushtimit, ai vendos të bëjë diçka të veçantë. Ndërsa në marrëdhëniet familjare, kur adoleshentët formojnë ndjenjën e identitetit, përpiqen shumë të fitojnë më tepër pavarësi. Reagimi i prindërve ndaj kësaj pavarësie përcakton shpesh klimën e marrëdhënieve brënda familjes. Prindërit dhe adoleshentët duhet të mësojnë të përballojnë shqetësimet lidhur me komunikimin, kontrollin, pavarësinë, përgjegjësitë, autoritetin dhe stilet e bashkëveprimit. Pra, periudha e pubertetit shoqërohet me një autonomi të theksuar të adoleshentit dhe me konflikte mes prindit dhe adoleshentit. Atëhere, çfarë duhet të bësh, gjithmonë në bashkëpunim me prindërit?! Të krijohen marrëdhënie komunikimi dhe bashkëveprimi në familje, të ndahen përgjegjësitë në familje për aq sa i takon kujtdo, por nëse ti vazhdon të shprehesh se herë-herë ke mendime të zymta, apo se je e mërzitur, se nuk i ekuilibron dot emocionet dhe humorin, duhet të kontaktosh me një mjek që shërben në shëndetin mendor.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më bien flokët nga tiroidet?

Next Post

Kam humbur një dhëmballë

Advertisement