Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

A ndikojnë ilaçet për tiroide tek fetusi?

– Përshëndetje Dr. Dashamiri, jam 25 vjeçe dhe kam dalë që kam probleme me Tiroiden, më saktë mungesë Jodi. Problemi im është tek shtatzania që kam sepse jam në muajin e dytë dhe është shtatzania ime e parë. Më ka zënë paniku, sepse doktoresha ime ma bëri shumë tragjike, më tha që mund ta humbasësh fëmijen, mund të të lindi sakat etj. gjëra të kësaj natyre. A ndikojnë ilaçet e tiroides në fetus? Sepse ajo më tha që duhet t’i marr gjatë gjithë kohës ilaçet. Po unë kam frikën e fëmijës. Çfarë ndodh nëse unë nuk i marr ilaçet e tiroides? Dua të dij një informacion të plotë për rastin tim, se nga se duhet të kem kujdes dhe çfarë ndikon keq tek fetusi i fëmijës, si në marrjen, apo mosmarrjen e ilaçeve të tiroides.
Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – E nderuar zonjë, ju falenderoj shumë për paraqitjen e plotë të shqetësimeve tuaja si dhe kuptoj gjëndjen tuaj emocionale që po kaloni në këto momente. Që në fillim dua t’ju sqaroj se kur them mungesë jodi është një term që përdoret rëndom në gjuhen popullore. Nga ana profesionale sqaroj që kjo korrespondon me ulje të funksionit të tiroides. Nëse kjo sëmundje është prezente tek ju, mendoj që s’ka asgjë tragjike dhe asgjë për t’u alarmuar, por kërkon kujdesin e vet si për shëndetin tuaj si nënë, ashtu dhe për mbarëvajtjen e shtatzanisë dhe bebit në veçanti. Nëse do kishte në pyetjen tuaj ndonjë përgjigje të hormoneve do ta kisha më të lehtë të drejtohesha specifikisht gjendjes tuaj, prandaj duke vazhduar shpjegimin duhet të bëjmë paraprakisht një marrëveshje “imagjinare” që me pakicë të jodit të konsiderojmë një sëmundje, apo disa të tilla që kanë dëmtuar funksionin tiroiden dhe ju kanë sjellë rënie të punës së saj ose hipotireoze. Kam shpjeguar shumë herë të tjera që shtatzania është gjëndje stresi fizik i organizmit të nënës dhe “rrisku” për shpërthimin e shumë sëmundjeve të caktuara dhe në rastin konkret, sëmundja e tiroides. Në praktiken e përditshme mjekësore në vendet e zhvilluara, të gjithë çiftet që kërkojnë të kenë një fëmijë duhet t’i nënshtrohen medoemos një bilanci laboratorik komplet, por, ndër të tjerat ,nga më kryesoret është edhe kryerja e analizave të gjendres tiroide. Gratë që kanë probleme të gjendres tiroide sidomos ndryshime të funksionit të saj e kanë thuajse të pamundur të mbeten shtatzënë dhe nëse mbeten, shtatzania e tyre përgjithësisht paraqitet me problem. Nuk janë të rralla rastet kur kemi përsëritje të aborteve spontane tek nënat me sëmundje të tiroides.
Por le të kthehemi edhe një herë tek rasti juaj. Fakti që ju jeni dy muaj shtatzënë dhe deri tani shtatzania ka ecur mirë më bën të mendoj që nivelet hormonale të gjendres tiroide tek ju janë normale, por ndoshta mjekja do jetë referuar ndonjë zmadhimi të gjendres tuaj që ne shpeshherë e trajtojmë si gushë të thjeshtë e cila vërtetë mund të jetë e zmadhuar nga mungesa e jodit në ushqim, por që jo doemos ajo reflekton mungesë të hormoneve të tiroides. Në pyetjen tuaj pjesë e shqetësimeve psikologjike, është fakti ose më mirë frika që ju keni nëse do ketë problem tek fëmija apo jo. Në të vërtetë nëse konfirmohet në laborator që në gjakun tuaj nuk ka nivele të mjaftueshme të jodit dhe të hormoneve të tiroides (me bazë jodi) atëherë ju duhet domosdoshmërisht të vazhdoni mjekimin me barna të gatshme me bazë Jodi dhe hormone të gjendres tiroide. Kjo bëhet në mënyrë që depot e organizmit të jenë të sigurta dhe të pasura me këtë produkt në mënyrë që në gjakun tuaj të qarkullojnë sasitë e duhura dhe të mjaftueshme të këtyre hormoneve. Nëse ju keni këtë sëmundje dhe nuk e mjektoni realisht rreziqet nuk janë të vogla, si për ju, ashtu dhe për fëmijen. Ekspozimi i bebit ndaj mungesës së jodit për një kohë të gjatë sjell dëmtime fizike dhe psikologjike prandaj është e rëndësishme që ju të diagnostikoheni saktë dhe shpejt në mënyrë që të jeni totalisht e bindur për diagnozen që keni dhe ecurinë e saj. Të shkuara.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Bleona dhe Anxhela flenë bashkë!

Next Post

Receta të zakonshme dhe të jashtëzakonshme për të gatuar… patëllxhanin!

Advertisement