Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Astrologia shpjegon...!
Ta lë burrin për dashurinë e parë?
Pyetje-seksologut

Ta lë burrin për dashurinë e parë?

– Përshëndetje redaksi! Unë që po ju shkruaj, jam një zonjë 30 vjeçe nga Vlora. Në moshën 15 vjeçare, u njoha në lagjen time me një djalë 10 vjet më të madh se unë. Unë u dashurova me shikim të parë. Ishte dashuria ime e parë. Ai ishte i drejtuar nga familja e tij sepse sapo ishte kthyer nga Greqia pas shumë kohësh dhe nuk njihte njeri. Çdo gjë shkonte për bukuri e dashuria jonë rritej dita-ditës, të paktën nga ana ime. Erdhi një ditë kur familjarët tanë u zunë dhe nuk na lejonin më të takoheshim. Edhe pse u ndamë për sytë e prindërve, ne takoheshim fshehurazi për dy vjet rresht. Kur isha 17 vjeçe, u ndamë sepse nuk e duroja dot më situatën e ngarkuar nga tensioni dhe frika që ai kishte prej prindërve të tij. Nuk kishte guxim t’u thoshte prindërve që ne ishim akoma të lidhur (ndoshta nuk më ka dashur kurrë?) dhe kështu, u ndamë. Në moshën 18 vjeçare u njoha me një djalë 23 vjeç që më ka dashur që në momentet e para, por unë gjithmonë mendoja për dashurinë time të parë. Tani jam e martuar me këtë djalë, jetojmë në Itali dhe kemi katër yje. Këtë vit erdha në Shqipëri me fëmijët, pa burrin dhe papritur m’u shfaq përpara dashuria ime e parë. Shumë i gëzuar që më pa, më dha numrin e telefonit për t’i telefonuar ndonjëherë. Ndërkohë, ai ishte martuar me një vajzë që ia kanë bërë prindërit dhe ka dy fëmijë. Në ato momente, nuk kam fjalë ta shpreh se sa e lumtur isha dhe u bëra kureshtare. Kisha shumë për ta pyetur. I telefonova dhe lamë takimin tonë të parë pas 12 vjetësh. U takuam për një kafe. Për mua, ai moment ishte i paharrueshëm. U kthyem shumë vite prapa, por shumë më të plakur. Pas takimit, lamë një takim tjetër, por këtë radhë, diku tjetër. Shkuam bashkë në shtëpinë e një shokut të tij dhe aty ndodhi ajo që unë e kisha pritur prej 12 vjetësh. Ishte e mrekullueshme të bëja dashuri me të dashurin tim të parë. Unë, për burrin tim, kam patur gjithmonë afeksion, por nuk e kam dashur dhe këtë e kam kuptuar më mirë se kurrë atë ditë. Edhe pse nuk i dhamë asnjë premtin njëri-tjetrit, unë e kuptova që nuk kam reshtur kurrë së dashuri dashurinë time të parë. Nuk e di se çfarë të bëj, të rri me burrin, edhe pse nuk e dua (në mënyrën si mund të duhen burrë e grua) për hir të fëmijëve, apo të ndahem? Ju lutem, më ktheni një përgjigje, se po çmendem… Faleminderit. O. Vlorë

Redaksia:- E dashur O. Dua ta nis përgjigjen nga një pyetje, që ti e përcakton si dytësore, duke e futur në kllapa në fillim të letrës tënde. “Ndoshta nuk më ka dashur?”. Unë kam përshtypjen se në këtë letër që na ke dërguar dhe në këtë konfuzion ku e ke futur veten, kjo është pyetja më e pavend. A të ka dashur? Ç’rëndësi ka kjo, kur ai nuk ishte në gjendje ta kurorëzonte dashurinë tuaj, kur iu dorëzua pushtetit të familjes dhe nuk luftoi që ju të ishit bashkë? Por, që të vazhdojmë me letrën, më duhet të të them se, e fundit gjë që do të doja të bëja në këtë përgjigje, do të ishte të të paragjykoja. Mund ta kuptoj shumë mirë mallin për të dashurin e parë (me të cilin, me sa mund të kuptoj, nuk i kishit konsumuar marrëdhëniet seksuale në lidhjen tuaj kur ishit të rinj), dëshirën për ta përmbushur këtë lidhje me kontaktin e plotë intim, dëshirën për t’u rikthyer edhe një herë në kohë në rininë e pasioneve të forta… Deri në këtë moment, po harrojmë se nga ana tjetër, që të dy ju, keni familjet respektive, mbani përgjegjësitë tuaja për njerëz që nuk ju kanë asnjë borxh nëse nuk qetë në gjendje të krijonit një lidhje për të qenë kur ishit të rinj dhe kishit përgjegjësi vetëm për veten tuaj… Pra, deri në këtë moment, mund të kuptohet gjithçka si një flirt, si një mungesë që po e plotësoni dhe si një kënaqësi e munguar, që po ia jepni vetes pas shumë kohësh… Momenti më i çuditshëm i letrës tënde, është ai ku pyet: “Të rri me burrin, edhe pse nuk e dua, por për hir të fëmijëve, apo të ndahem?”.

Advertisement

Më fal, por mua, kjo pyetje më duket si e hedhur në erë. Ulu dhe mendohu mirë me veten. Të premtoi gjë i dashuri i parë? A nuk po sillet ai sërish si dikur; të do, të pëlqen, por nuk merr përgjegjësi mbi supe për ty? Për një njeri të tillë do të shkatërrosh një familje të ndërtuar me dashuri (këtë nuk mund ta mohosh sot, vetëm sepse një pasion i momentit, u drejtua për diku tjetër. Jam e bindur se, shumë shpejt, kur pasioni të shuhet, do të habitesh me veten se si arrite të dyzoheshe në këtë pikë), do të ndash një familje me katër fëmijë? Më fal, por, kjo më duket fare pa vend.

E dashur zonjë, të falënderoj edhe një herë që na ke shkruar, ndoshta u tregova shumë e ashpër në këtë përgjigje, por më beso, pas disa kohësh, rilexoje këtë gazetë dhe jam e sigurtë se do të arrish në përfundimin se vendimet, nuk merren në momente pasioni të verbër, që fatkeqësisht, nuk zgjat, por pas një reflektimi të gjatë, aq më tepër kur këto vendime prekin jetët e njerëzve më të afërt që kemi e që më shumë i duam në këtë jetë… Do të të lutesha shumë të na shkruaje sërish. Edhe një herë, faleminderit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Astrologia shpjegon...!

Next Post

Pyetje-seksologut

Advertisement