Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Ata qenë shkatërrimtarët!
Megi Çela: Ju tregoj sekretin e një fotoje të paharrueshme..!
I trembem edhe djalit tim

Megi Çela: Ju tregoj sekretin e një fotoje të paharrueshme..!


Megi është artistja e re e cila ka pasion fotografinë,

di gjithçka rreth saj dhe fotot që realizon janë të një natyre aq reale sa ke dëshirë

Advertisement

ti shohësh e rishohësh detajet që ka fiksuar në to.

Me Megin realizuam një bisedë profesionale dhe disa foto të saj i kemi publikuar në brendësi të kësaj interviste. Ju mbetet juve të vlerësoni punën e Megit edhe pse jemi të bindur që vlerësimi juaj do jetë mjaft pozitiv.

Fabjola Kuburi:-Megi përshëndetje! Na trego diçka për ty, pse zgjodhe fotografinë dhe çfarë domethënie ka fotografia për ty?

Megi Çela:- Përshendetje!Zgjodha fotografinë pasi mendoj se është një nga mënyrat e vetme për të “përjetësuar” momentet e jetës përmes objektivit të shkrepur!

– Në cilin zhanër të fotografisë lundron dhe ku buron frymëzimi për ty?

– E gjej veten më tepër tek portret. Në fakt mund të them se gjej insipirim në shumë gjëra si ngjyrat e natyrës,fytyrat e qeshura e të lumtura te njerzit etj.

– Si e përjeton transformimin nga një fotografe në artiste dhe cilat janë dallimet në fotografitë e tua?

– Çdo fotograf në njëfarë forme është një artist por për mua një artist nuk duhet të ndalojë së kërkuari për idealin dhe punuari për të magjishmen.Change is my friend! Në momentin që unë punoj shumë dhe ndryshimi vjen falë kësaj pune atëherë është i mirëpritur. Në fotografitë e mia mundohem që gjithmonë të nxjerr më të mirën por gjithmonë duke ruajtur më të rëndësishmen për mua, origjinalitetin!

– Çfarë  rregullash ndiqet nga ideja deri tek realizimi i fotografisë, ose më saktë a ka ndonjë rregull për t’u ndjekur?

– Sigurisht ka rregulla.Ti përcakton se çfarë dëshiron të fotografosh, përcakton këndin, dritat pavarësisht sesa liri i jep modelit apo modeles.

– Megi, si mendon  cili është dallimi në mes të bukures dhe vulgares?

– Për mua bukuria është plotësuese e fjalës thjeshtësi, ndërsa vulgarizëm janë gjithmonë gjërat e tepruara dhe të pa nevojshme. Ndërsa në art nuk mendoj se ka vulgarizëm është thjesht çështje këndvështrimi është thjesht e bukur.

– Çfarë  e bën një fotografi të paharrueshme sipas këndvështrimit tënd?

– Të paharrueshme një fotografi e bën vetëm çasti që fotografon,emocjoni ose ndjenja që përcjell. Të paharrueshme një fotografi e bën origjinaliteti dhe historia që përshkruan një çast të vetëm.

– Sa i rëndësishëm është fotoshop-i dhe programe të tjera të editimit për formën finale të fotografive që ti realizon?

-Unë jam pro dhe kundër përdorimit të photoshopit, por në mënyrën realiste. Ndonjëherë është e domosdoshme ndërhyrja e photoshopit për të hequr elemente të padëshirueshëm apo për t’i dhënë efekte dhe ngjyra por nga ana tjetër të mos abuzohet me editimin sepse shndërrohet në një punë grafike dhe jo fotografike.

– Ke ndonjë foto që e ke me merak dhe e ke të skalitur në mendje?

– Në fakt unë çdo foto e kam me merak nuk mund të veçoj vetëm një, jam e ‘dashuruar’ me punën që bëj dhe mundohem ti ‘skalis’ si në mendje dhe në realizim të gjitha fotot e mia!

– Cila është sfida jote më e madhe si fotografe?

– Sfida më e madhe është kur kushtet nuk janë fort të përshtatshme për të shkrepur, si përshembull moti, ndriçimi, gjendja emocionale e personit të cilin po fotografoj etj..!

– Në fund, më bëj një mbyllje si artiste e re që je, një mesazh që ke për të dhënë?

– Të mos heqim dorë nga gjërat që duam, të bëjmë të pamunduren të mundur sepse ndryshimi është çelësi i suksesit dhe çdo njeri e ka çelësin e tij.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ata qenë shkatërrimtarët!

Next Post

I trembem edhe djalit tim

Advertisement