Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ditari një prostitute shqiptare në Greqi! (22)

?????????????????????????????????????????????????????????

Vijim..!

Makina mori rrugën për jashtë Athinës, drejt Pendelit, një zonë e mbushur plot vila, njëra më e bukur se tjetra. Kisha qenë aty edhe herë të tjera. E gjithë zona banohej nga njerëz të pasur. Aty nuk te shikonte syri asnjë pallat, madje edhe vilat 3 katëshe ishin shumë të rralla. Dukej sikur ato shtëpi njerëzit i kishin bërë për të jetuar veç të tjerëve, për t’u shqetesuar sa më pak nga njerëzit e tjerë.

Makina ndaloi para nje vile. Shoferi mori dikë në telefon dhe dera u hap automatikisht.

Advertisement

– Dilni vajza, – tha ai, – se arritëm… Ika unë, se mua nuk më pranojnë aty. Ma mbani mirë shefin! – shtoi duke qeshur.

Asnjëra nga ne nuk foli, por u drejtuam te hyrja e brendshme e viles. Ishte nje hyrje me të vërtetë madhështore, me dy shkallë me hark që të çonin te dera e lartë e rrethuar me kollona të larta me mermer të bardhë. Edhe brenda ishte njëlloj, shume madhështore, me një si oborr te brendshëm që mbulohej me nje kupole xhami te bardhe nga dukej qielli.

– Hajdeni vajza, – na u drejtua nje djale i ri simpatik, i veshur me kostum te zi me vija te bardha. –  Do t’ju çoj ne nje dhome qe te zhvisheni e te jeni me te lirshme. Te gjithe do te jene nudo aty brenda. Do te kete shume te ftuar, mes tyre edhe njerez të rëndësishëm, prandaj është e tepërt t’jua them se çdo gjë që do të shikoni ose dëgjoni këtu, do të mbetet këtu…

Ai na shoqëroi drejt një dere që të çonte në një sallon të madh të zhytur në gjysmëerrësirë. Ai ndriçohej vetëm nga disa qirinj të vendosur rreth e qark tij e nëpër tavolina. Rreth e qark kishte divane e kolltuqe. Sapo m’u mësuan sytë me gjysëmerrësirën, pashë ne nje cep dy burra lakuriq që po përkëdhelnin nje vajze bjonde te gjate, të shtrirë në një divan të bardhë.

– Hajdeni vajza, çfarë do te pini? – na u drejtua shefi ynë që sikur na mbiu përpara syve. Ishte po ai shkurtabiq bullafiq qe kisha parë në zyrë ditën e parë të punës, por ashtu, lakuriq, me nje peshqir te mbeshtjellë poshte mesit e me barkun e fryre si tullumbace, dukej ndryshe, pa autoritetin dhe forcën qe i jepte zyra. – Ju jeni krenaria e zyrës sonë, – na u drejtua neve, duke na pare me ate vështrimin që dukej sikur të zhvishte me sy. – Do të kenaqeni sot, – na tha duke na zgjatur te katrave nga nje gote me uiski. Nderkohe, e preu fjalen ne mes sepse te dera u futën dy burra me trup mesatar, njeri nga te cilët i ngjante nje kengetari shumë të njohur.

– Është… – më tha emrin e tij kuqja qe kisha në makinë. – Kam qenë edhe një herë tjetër në një festë te tille dhe ishte edhe ai. Është shumë i këndshëm, edhe ne seks nuk është keq, – tha ajo duke u kthyer e duke ia bërë me dorë këngëtarit, i cili nuk e zgjati, por erdhi drejt saj dhe e puthi në faqe. Ishte vërtet ai, këngëtari që unë e kisha shumë qejf e mezi prisja ta shihja në televizor.

– Më ka marrë malli, – i tha kuqja dhe, duke i futur krahun, u nda nga ne duke shkuar në njërin cep te dhomes ku ishte nje kolltuk pa doreza, si krevat i vogel.

Nderkohe, vazhdonin te vinin njerez. Kishte qe vinin edhe çift; femër e mashkull. Salla e madhe u mbush plot me njerez, meshkuj e femra. Shume nga burrat i kishin fytyrat e kuqe, siç duket nga viagra apo stimulantet qe kishin marre. Ne nje cep vura re se rreth nje tavoline xhami të rrumbullakët, tre burra dhe nje femer po thithnin pluhur te bardhe…

Ishte shume qesharake te shikoje gjithe ata njerez lakuriq ose pothuajse lakuriq në nje dhomë. Kurre nuk kisha pare kaq njerez lakuriq së bashku. Shumica e femrave ishte nudo, ndersa nje pjese, te veshura me te brendshme ose kishin hedhur nje shall të madh rreth trupit, si në plazh. “Te veshurat duhet te jene ato qe vijne të shoqëruara”, mendova. Ndersa po shikoja njërën nga ato grate me gjoks te varur qe shëtisnin neper sallë duke parë çiftet që bënin seks, m’u afrua nje burre rreth te 50-ave, i gjate dhe shume i mbajtur, me nje gotë në dore.

– Njihemi? – me pyeti.

– Po, – i thashe, – jemi takuar.

– Jam miku i Stefanos, – tha ai per shefin. – Ai më ka folur mirë për ty, ndaj të kam kërkuar në telefon.

– Këtu jeni të gjithë miqte e tij? – pyeta.

– Ose miqte e ngushte te miqve te tij te ngushte, – qeshi ai.

– Ka edhe qe vijne çift?

– Po, edhe une u habita kur pashë që këtë herë kishte shumë çifte.

– E bëni shpesh?

– Është hera e dytë që e organizojmë. Ti nuk ishe herën e parë, apo jo?

– Si e organizoni? Kush i paguan pijet? Shefi ynë? – pyeta duke qeshur.

– Jo, jo, paguajmë të gjithë një kuotë. Do t’ju japim edhe juve një zarf në fund, – tha ai duke më përkëdhelur të prapmet dhe duke më drejtuar nga një derë, por sa hapi atë, ndaloi menjëherë. Aty, mbi një tavolinë në të cilën qe vendosur një dyshek, ishte shtrirë një vajzë që ulërinte si e çmendur e që e kishin rrethuar 4 a 5 burra lakuriq që po bënin seks me të.

– Të pëlqen kështu? – me tha.

– Jo, – i thashë.

– As mua! – me tha ai. – Hajde shkojmë në një vend më të qetë.

Ai më futi krahun e parakaluam gjithë dhomën për të shkuar në cepin tjeter. Diku me zyri syri Nadjan, duke folur me një djalë të ri, ndersa në një kolltuk, kengetari kishte marre ne prehër kuqen dhe po benin seks pa e çarë kokën fare.

Orët kaluan pa u ndjerë derisa u zbardh. Pata “fatin” të bëja seks edhe me shefin…

Vijon..!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dj Iljano: Ëndrra që u bë realitet

Next Post

Për të kanë shkruar mediat në Zvicër – Ngjyrat e Ajkunes të preferuarat për flokët e yjeve shqiptare Taynas, Dhuratës, Kidës dhe Rinës

Advertisement