Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si i ndërruam të dashurat…


Jam një djalë dhe do të doja të rrëfeja historinë time. Nuk më pëlqen ta bëj këtë gjë, pasi nuk më pëlqen që gjërat e mia private t’i dinë të tjerët, por arsyeja se është se, përveçse histori, kjo që do tregoj, dua të jetë një mesazh për njeriun tim më të shtrenjtë. Shpresoj që ta lexoj dhe të arrijë të më kuptojë.

Gjithçka ka nisur në bangat e shkollës, koha kur u njoha me Evin, me shoqen time më të mirë. Ajo vinte nga rrethet dhe mënyra se si sillej dhe mentaliteti i saj, edhe pse i ashpër, e bënte atë shumë të veçantë. Mbase mund t’ju dukem mendjemadh, por isha një nga djemtë më të preferuar nga vajzat në gjimnazin ku vazhdoja shkollën. Evi ishte shumë e ndrojtur dhe s’para më jepte muhabet, por e kapja hera-herës që më shikonte me bisht të syrit. Kaluan ditët dhe shoqëria jonë sa vinte e zgjerohej, megjithëse mbante distancë. Një ditë prej ditësh, teksa po shkonte në shtëpi, i thirra Evit.

Advertisement

– Evi, mund të të shoqëroj rrugës nëse nuk e ke bezdi?

– Po mirë, por…

– Çfarë por, ka ndonjë problem?

– Jo, jo, s’ka problem.

– Më duket mua apo më shmangesh, Evi?

– Jo, vetëm se ne jemi tipa shumë të ndryshem, ti hyn te djemtë e shkathët, shumë modernë, ndërsa unë jam një vajzë që vij me një mentalitet komplet ndryshe.

– E ke gabim, pikërisht sepse je ndryshe nga të tjerat, do të më pëlqente të të kisha shumë shoqe.

– Shumë shoqe, në çfarë kuptimi?

– Shoqe që të flasim për gjithçka, pse jo nëse në një të ardhme ndjejmë diçka për njëri-tjetrin dhe të lidhemi sepse, ta them realisht, ti më tërheq shumë.

Evi përveçse kishte shqyer syte, ia dha edhe një të qeshure të madhe.

– Nuk jam për ty Geni, sepse jemi tipa të ndryshem. Unë mund të të ofroj shoqërinë, por jo dashurinë.

S’e di, por teksa dëgjoja Evin që fliste, zemra më rrihte gjithnjë e më shumë dhe nuk e zgjata shumë, por e tërhoqa pas vetes dhe e putha fort. Ajo, për një moment, ngeli e shtangur. Pastaj, iku me vrap. E thërrita disa herë, por nuk më dëgjoi. Të nesërmen u takuam në bangat e shkollës dhe e pashë që ajo s’po më fliste fare. Iu afrova dhe i thashë që e ndjeva atë gjë, prandaj edhe e bëra.

– Nuk më pëlqeu aspak ajo që bëre Geni, në rregull?

– Të dua Evi! E di që të duket çudi, por të mendoj shumë. Mendova të ishim thjesht shokë, por e kam të pamundur të të shoh vetëm si shoqe.

Kaluan disa ditë dhe ajo nuk reagonte sado që unë e ngacmoja. Ndërkohë, unë mbrëmjet i kaloja me një shokun tim të fëmijërisë nëpër pabe, lojra llotarie etj. Ishim një grup shumë i mirë shoqëror dhe argëtoheshim shumë, por në veçanti, shoqërohesha me Kledin; kishte një karakter shumë të veçantë dhe e mbante gjithë grupin peshë me batutat dhe humorin e tij. Kohët e fundit nuk i shijoja edhe aq shumë argëtimet e darkës. Këtë gjë e vuri re edhe Kledi dhe më mori mënjanë duke më pyetur. I tregova që kisha rënë në dashuri me një vajzë të klasës që quhej Evi.

– Ama këtë ke? Hajde romantik hajde! Ja se do e rregullojmë atë punë, sa të shkoj dhe t’ia them unë nja dy fjalë në vesh kësaj Evit që s’të pranon ty.

Aty nuk durova dhe reagova:

– Jo, absolutisht, unë nuk jam çun mamaje që të ndërhyjnë për mua. Nuk më pëlqen kjo gjë. Pastaj, ajo është shumë e veçantë, e ndrojtur, me karakter dhe do ta merrte për keq këtë gjë.

– Mirë, mo shoku, si të duash, por një ditë do të na e prezantosh se s’bën, në rregull?!

– Nëse bëhet e imja, patjetër që do ta prezantoj.

Kaluan disa muaj, bile mbaruam edhe shkollen fare, kishim mbrëmjen e maturës. Vetëm atë natë Evi pranoi të më fliste dhe pas shumë diskutimesh, më në fund, përfunduam në krahët e njëri-tjetrit, gjë që më habiti edhe nga ana e Evit. Dukej që edhe ajo kishte filluar të ndjente të njëjtën gjë për mua. U lidhëm dhe nuk do t’i harroj ndonjëherë ato ditët e para si fluturoja nga gëzimi. Këtë lajm ua dhashë dhe miqve të mi të ngushtë, sidomos Kledit. Kledi ishte 4 vjet më i madh se unë, por më shkonte shumë muhabeti me të. Isha shumë i lidhur pas tij, mbase sepse e shikoja si vëllain që kurrë nuk e kisha pasur. Nuk kaluan shumë dhe ia prezantova Evin edhe Kledit dhe u ndjeva shumë mirë që ata u miqësuan kaq shpejt. Kledi, nga ana e tij, ishte i lidhur me një vajzë shumë të bukur, le të themi më e bukura e asaj zone, por edhe shumë ekstravagante. Ajo quhej Lili dhe ishte krejt e kundërta e Evit. E megjithatë, përshtateshin goxha në muhabet, sepse shoqëria jonë bëri që ne të dilnim të katërt bashkë herë pas here. Me Evin ndihesha vërtet rehat, sepse ajo nuk ta prishte kurrë, ishte shumë e urtë dhe dashuronte me sinqeritet. Nuk kaloi shumë dhe ajo u bë e tëra e imja, m’u dorëzua lehtë, edhe pse e shikoja shumë të vështirë. Aty e kuptova që ajo vërtet më donte sepse la mënjanë mentalitetin e saj dhe iu dorëzua dashurisë që kishte për mua. Jo vetëm kaq, por nata jonë e parë ishte shumë pasionante. Nuk e kisha menduar kurrë që një vajzë si Evi të ishte aq e shkathët dhe aq pasionante në krevat. Kaluam një fundjavë të tërë në një vend larg qytetit tonë. S’do t’i harroj kurrë ato pamje dhe trupin e saj të bukur. Në fillim u mbyll në banjo, pastaj doli e veshur me një këmishë të gjatë të bardhë transparente dhe më tha që ishte komplet e imja. Për atë isha mashkulli i parë, ndërsa unë, të them të vërtetën, kam pasur marrëdhënie seksuale edhe më parë. Më saktë, herën e parë, kam bërë seks me një grua të martuar. Po, po, ajo më ka mësuar shumë gjëra, ndërsa sot jemi thjesht miq të mirë dhe asgjë më tepër. Pavarësisht se ajo ishte e martuar, unë nuk e gjykova kurrë sepse ajo kishte arsye pse kishte arritur në atë pikë që të tradhtonte. Por ndalemi tek Evi, siç po ju thoja, ishte një natë fantastike që u pasua më pas dhe me shumë netë të tjera, njëra më pasionante se tjetra. Gjithnjë e më shumë më mahniste Evi me lojërat e saj seksuale në krevat, saqë një ditë e pyeta për kuriozitet:

– Evi, ku i mëson gjithë këto gjëra rreth seksit, pozicionet… Duket sikur ke shumë eksperiencë në këtë fushë.

– Po më ofendon më duket, Geni, ti e di që ti ke qenë dhe je i pari.

– Nuk e kisha në atë kuptim Evi, sinqerisht, e thashë vetëm sepse ke ndryshuar shumë dhe je shumë pasionante dhe seksi.

– Unë lexoj shumë, shoh edhe faqe erotike në internet. Më pëlqen të mësoj gjithçka që ka të bëjë me intimitetin, në mënyrë që ta kënaq sa më shumë partnerin tim dhe ai të mos i hedhë sytë te një femër tjetër.

U habita në fillim kur Evi m’i tha këto, por edhe u kënaqa shumë kur i dëgjova këto fjalë nga ajo. Kjo tregonte se ishte vajzë shumë e zgjuar, dinte shumë gjëra dhe mundohej të mos ma prishte për asgjë. E përqafova fort dhe falënderova Zotin që kisha Evin në krah, por unë bëja një gabim të madh sepse çdo gjë që bëja me Evin në intimitet, ia tregoja Klajdit. Jo me ndonjë qëllim të keq, por vetëm sepse e konsideroja si shokun tim më të mirë dhe kisha besim tek ai. Ajo çfarë më bënte përshtypje ishte fytyra e tij e habitur dhe mënyra se si më dëgjonte, gjithë vëmendje. E shikoja teksa trishtohej kur më dëgjonte mua. Ai dukej sikur shkonte shumë mirë me Lilin, por në fakt, nuk paska qenë kështu dhe për këtë, do t’ju tregoj më poshtë.

Klajdi nga ana e tij kishte filluar të kishte simpati për Evin tim dhe unë këtë s’e dija. Vetëm e kapja në ndonjë moment që ai e hante me sy kur dilnim të katërt bashkë. Zilia po rritej brenda tij. Kaluam një vit të lidhur me Evin dhe dashuria jonë ishte si ditën e parë. Klajdin e shikoja jo mirë. Ai vazhdimisht kërkonte të dilte me mua dhe Evin, pa të dashurën e tij. Një ditë më tha se kishte planifikuar pushime në Jug, për të katërt bashkë. M’u duk ide e mirë dhe ia thashë edhe Evit. Këtu filluan problemet tona. Ikëm për pushime, argëtoheshim shumë, loznim dhe mbrëmjet i kalonim në krahët e të dashurava tona, duke bërë gjithë natën dashuri. Kishte raste që pinim e bëheshim tapë dhe shkonim në dhomë të dehur. Një natë ndenjëm të katërt deri vonë në dhomën time. Të them të drejtën, kishim pirë shumë. Përveç kësaj, Klajdi kishte marrë hashash me vete dhe pinte me Lilin, por unë me Evin nuk donim ta provonim. Klajdi bëri të pamundurën dhe ma dha mua, jo pa qellim. Edhe Evi e piu pas meje, sepse dihej që ajo nuk do të ma prishte mua. Alkool, hashash, muzikë e kërcime na shoqëruan gjithë darkën. Një moment, Lili filloi të bënte striptiz para Klajdit dhe pastaj nisi tek unë. Në ato momente, iu drejtua Evit:

– Kërce edhe ti për të dashurin tim, që t’i çmendim pak.

Në fillim, Evi u step, por pastaj, nën efektin e alkoolit, nuk e dinte se çfarë po bënte dhe filloi të kërcente. Aty u ndjeva jo mirë dhe e tërhoqa për krahu, por Klajdi m’u drejtua duke më thënë:

– S’ka ndonjë gjë të keqe Geni, a nuk po kërcen edhe Lili para teje? Ne jemi shokë të ngushtë dhe na lejohen këto gjëra. Ti e di që të kam si vëlla Geni, prandaj mos na e prish këtë natë.

Unë e lashë Evin të kërcente para tij, por pa u zhveshur si Lili. Më pas, Evi erdhi në krahët e mi. Një moment, Klajdi m’u afrua përsëri:

– A më ke vëlla, a do të bëjë gjithçka për mua?

Duke mos e ditur qëllimin e tij, i thashë se po.

– Bëj gjithçka për ty sepse dhe ti ke bërë shumë për mua. – Në fakt, ishte e vërtetë. Klajdi kishte bërë shumë për mua, pavarësisht se unë s’i rrëfeva këtu në këtë histori. – Më thuaj pra, çfarë kërkon nga unë, vëlla?

– T’i ndërrojmë për një moment të dashurat?

– Jo, jo, nuk bëhet!

Në atë moment, Evi ishte në banjo me Lilin dhe Lili, nga ana e saj, kishte filluar të joshte Evin. Dukej që kishte qenë plan nga ana e tyre që të arrinim të bënim atë që u bë. Pas shumë diskutimesh me Klajdin, ai ma prishi mendjen, plus dhe që pija kishte bërë të veten. Për këtë gjë i thashë edhe Evit, duke e vënë përpara zgjedhjes, në njëfarë mënyre. I thashë se nëse më donte me të vërtetë, duhet ta bënte dhe kjo gjë nuk do të merrej vesh nga askush. Me sytë e lotuar ajo heshti dhe pranoi, por me kushtin që të mbyllte sytë me një rrip. Ashtu u bë. Pasi pimë akoma më shumë alkool dhe tymosëm hashash, vajzat tona filluan të zhvisheshin para nesh. Lili më kishte zënë komplet pamjen e Evit, e cila po kërcente para Klajdit, në një mënyrë shumë erotike. Lëvizjet e saj sensuale, më çmendën jo vetëm mua, por edhe Klajdin. Ajo u ul në prehrin e tij dhe filloi të vepronte ashtu siç bënte me mua. Nga ana tjetër, Lili mundohej të më bënte që ta humbisja mendjen. Pavarësisht se këtej bëja seks me Lilin, mendjen e kisha tek Evi dhe sytë, tek ajo, pasi ishim në dy krevate përballë njëri-tjetrit. Klajdi nuk po përmbahej dot dhe filloi të fliste fjalë nga më erotiket që ekzistonin. Evi i pëshpëriste vesh dhe i shoqëronte fjalët me gjeste erotike. Dukej që ajo tashmë po bënte gjithçka edhe nga inati që kishte me mua. Klajdi nuk duroi dot më dhe me dy lëvizje ia zhveshi edhe ato pak rroba që i kishin mbetur. Po bënin seks dhe unë dëgjoja ulërimat e tyre. Nga ana tjetër, po çmendesha dhe një moment, e largova Lilin, shkova pranë Evit dhe e tërhoqa pas vetes. Aty më doli Klajdi përpara dhe më shtyu drejt Lilit. Evi ishte me sytë akoma të mbyllura dhe s’po merrte vesh se ç’po bëhej.

– Duhet t’i përmbahesh paktit, Geni! – m’u drejtua Klajdi, e mori Evin dhe filluan të bënin përsëri dashuri, ndërsa Lili nga ana tjetër mundohej të më joshte me të gjitha mënyrat e saj, por ishte e pamundur sepse mendjen dhe shikimin e kisha vetëm tek Evi. Lojrat erotike dhe seksi vazhdoi edhe për disa çaste të tjera dhe, pasi mbaruan, Evi hoqi rripin nga sytë, të cilët i kishte gjithë lot dhe ma hodhi mua në surrat, duke më thënë:

– Besoj se u kënaqe tani, e bëra nga dashuria për ty, por këtu mbaron edhe kjo ndjenjë që kisha. Ky është gabimi im më i madh i jetës time, e bëra për ty, por harrova parimet e mia dhe shkela mbi karakterin tim.

Ajo u largua në dhomën tjetër. Që nga ajo fundjavë e shpifur, edhe pse u përpoqa shumë ta takoja, unë nuk e pashë më Evin. Bëra shumë përpjekje për t’u lidhur me të, për t’u pajtuar. Kalova në depresion, me Klajdin e prisha shoqërinë, nuk doja ta shikoja me sy, sepse e kuptova që ai gjithçka e kishte bërë nga zilia që kishte. Donte patjetër të më ndante me Evin sepse e pëlqente për vete, prandaj e bëri gjithë këtë gjë. Evi nuk pranoi kurrë të fliste me mua, as atëhere kur i propozova për martesë një ditë që e takova rastësisht. Sot kanë kaluar 3 vjet që nga ajo ditë dhe unë akoma mendoj për Evin. Nuk kam dashuruar më asnjë tjetër, sepse e dua akoma. Ajo tashmë ka jetën e saj dhe s’do t’ia dijë më për mua. E di që bëra gabim, por pavarësisht asaj çfarë ndodhi, ajo është gjithnjë ajo vajza me karakter që gjithmonë kam njohur dhe jam gati të krijoj familje me të sepse e dua shumë. Shpresoj që ky të jetë një mesazh për të dhe të më bëjë të paktën një telefonatë në atë numër që vetëm ajo e di.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajza e heroit të Kosovës e befason me një dhuratë William Walker

Next Post

Ti ishe i magjishëm, shpirti im!

Advertisement