Vijim..!
– Sot nuk kam kohe, por do te të marr vete ne telefon, -me tha duke psheretire e merzitur. Kishte ndryshuar 100 per qind. Mezi i nxirrte fjalet nga goja… Me erdhi keq për të…
14 shkurt
Sot nuk më është hequr nga mendja gjithë ditën Panajoti. Nuk më ka ndodhur kurrë që një njeri të bjerë në dashuri me mua dhe unë të mos ndjej asgjë për të…
Nuk kisha filluar akoma punë, kur më morën në telefon nga zyra.
– Do të të vijë shoferi në shtëpi të të marrë e shkoni drejt e te shtëpia e Panos, – më tha Eftalia.
– Po Pano është në Amerikë, – i thashë unë, – kaq shpejt u kthye?
– Ai është në Amerikë, por do të shkosh te shtëpia e tij. Kur t’i biesh ziles, do kërkosh Marien. Eshtë pastruesja. Mos i lër të kuptosh që je nga zyra. Thjesht, je një e njohura e Panos…
– Po ç’do bëj unë atje? – e pyeta e hutuar se nuk po merrja vesh asgjë…
– Nuk e di, as unë nuk e mora vesh mirë, por ai m’u lut që të shkosh. Thjesht, të shkosh. Nuk do të bësh asgjë. Pagesën do ta bëjë kur të kthehet, më tha. Më premtoi edhe mua një 50-she. Mos harrosh të ma japësh, ë?! – më tha ajo si me kërcënim…
Me të vërtetë nuk po merrja vesh asgjë… “Kushedi ç’i ka pjelle mendja Panos”, thashë me vete. E parandjeja që do te kisha një surprize, por se çfarë, nuk më shkonte ndërmend. I rashë ziles se citofonise. M’u përgjigj një zë femre me aksent te huaj. “Me siguri duhet te jete filipinase”, mendova. Dhe ashtu ishte. Deren ma hapi një filipinase e shkurter që nuk me vinte as deri te gjoksi.
– Luludhia ja qiria mu (lule për zonjën), – më tha ajo me nje greqishte çalë-çalë dhe më nxori përpara një tufë të madhe me trëndafila të kuq, në petalet e të cilëve ishte shkruar me të bardhë “Sagapo”, si dhe një zarf, brenda të cilit ishte një varëse floriri në formë zemre. Të them të drejtën, nuk e prisja. E dija që ai i ka qejf surprizat, e dija që më priste një surprizë, por një tufë aq të madhe e aq të bukur me tendafila, nuk e prisja. “Efkaristo”, i thashë filipinases dhe e putha në faqe…
I telefonova Ilias të vinte dhe, ndërsa zbrisja shkallët, po mendoja per dashurine. Ç’ndjenjë e bukur që është, mendon për tjetrin edhe kur e ke mijëra e mijëra kilometra larg. Nga Amerika, Panos i kishte shkuar ndërmend të më dhuronte mua lule për 14 shkurtin, ditën e të dashuruarve…
Më vinte keq për veten që kurrë nuk kisha dashuruar kështu. Kurrë nuk me kishte rrahur zemra për një njeri. Ndofta kur isha në gjimnaz, mbaja mend se më kishte mbetur mendja te një djalë që ishte dy vjet më lart. Sa herë e shihja atë, më rrihte zemra fort e skuqesha ne fytyre, por atij as që ia ndjente për mua…
– Efharisto, agapi, – më tha duke qeshur Ilia, kur më pa me trëndafila në dorë. – Për mua i bleve këto lule?
– Jo, – thashë, – m’i dhuruan mua.
– Ou, – pyeti ai i habitur. – Klient?
– Po, – i thashë. – Panua, ta kam thënë që ka rënë dashuri me mua.
– Po pse mbaruat punë kaq shpejt? U zutë?
– Jo, – i thashë, – nuk ishte fare aty. Ishte në Amerike dhe m’i kishte derguar lulet që andej.
– I paska rënë në kokë keq të shkretit! – tha ai. – Si mund të bjerë njeriu në dashuri me … – me një prostitutë desh të thoshte ai, por e kuptoi që gaboi dhe e ndërpreu menjëherë fjalinë, por ngaqë nuk po gjente dot një fjalë tjetër i mbeti në gojë fjala “me”. të cilën e përsëriti dy–tre herë…
– … me një prostitutë, – thashë unë. – Ja që bie…
– Nuk desha të thosha atë, – tha ai, si i zënë në faj…
– S’ka gjë, – i thashë, – të vërtetën the…
Për disa minuta, vijuam rrugën pa folur.
– Po ti, çfare i bleve te dashurës, – e pyeta për të ndryshuar disi atmosferën e rëndë që u krijua.
– I bleva nje arush të madh të kuq, me nje zemer që e kishte shume qejf, ndërsa nesër që e kemi pushim, do ta çoj në buzuk te Panos Qamos. Ajo vdes për të!
– Bravo su, të lumtë, – i thashë me zili. Duket që është shumë i dashuruar. Do të desha dhe unë të isha e dashuruar, ashtu si ai, por nuk e di pse nuk ndjeja më. Mos me kishte filluar plakja, me ishte plakur shpirti e zemra?! Apo, siç, më ka thënë Athanasi, klienti im, njeriu nuk dashuron me, pas te njezetave?!
16 shkurt 2010
Sot kam që në mëngjes me dhimbje koke. Edhe kur u zgjova, kisha dhimbje koke, madje me duket se edhe në gjume më ka dhembur koka. Ndofta ndikoi ëndrra e keqe që pashë sot…
Isha në shtëpinë e një klienti në një dhomë të zbrazët që ngjasonte si qeli burgu, por me dritare të mëdha dhe pa hekura. Në dhomë kishte vetëm një dyshek në mes të saj dhe asgjë tjetër. Klienti ishte nje burrë i gjatë dymetrosh, muskuloz dhe me nje fytyrë që të ngjallte frike, me hunde e goje të madhe, me mollëza të nxjerra dhe sy paksa të dalë… Po më priste i zhveshur dhe shumë i eksituar.
“Zhvishu!”, më tha, sapo u futa. Unë po zhvishesha nën shikimin e tij të pacipë. Duke më vështruar mua, nxirrte gjuhen dhe e rrotullonte mbi buze duke i shpërvjelë ato. Sapo u zhvesha, me shtyu e më hodhi mbi dyshek. Menjeherë m’u hodh sipër. Përpiqej te fuste brenda meje organin e tij të stërmadh, por nuk mundej. Unë isha e kontraktuar dhe ndjeja dhimbje te tmerrshme. Mundohesha ta shtyja te gjoksi, por nuk mundja. Po ulërija nga dhumbjet. Ai eksitohej më shumë nga ulërimat e mia e mundohej te depërtonte brenda meje. Dhimbnjet sa vinin e shtoheshin. Ai vazhdonte me force të depertonte brenda meje derisa ia arriti qellimit. Me pas filloi të lëvizte trupin me shpejtesi. Levizte, rënkonte dhe thoshte fjalë të ndyra. Nuk e di sa vazhdoi ashtu. Një moment, ngriti duart nga dysheku dhe i vendosi te qafa ime. Më shtrëngoi fort dhe menjehere, sa nuk pata mundesi të bëja asgjë. Ai vazhdonte me shtrëngonte ne qafe dhe ma perplaste koken pas dyshekut. Unë as nuk bërtisja, as nuk lëvizja dot. Një moment ktheva kokën nga dritarja dhe pashë tim bir që thërriste i lebetitur duke qarë: “Mami, mami”! Në atë kohë u zgjova e tmerruar dhe pashë se nuk kisha fjetur as një orë. Më nuk më zuri gjumi se po më dhimbte koka tmerrësisht m’u në vendin ku ai po ma përplaste atë pas dyshekut, në ëndërr…
Vijon..!