Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më gjeti punë që të përfitonte prej meje!


Nёse njeriu do tё konsiderohej si tillё atёherё kjo histori nuk do tё kishte ndodhur! Ishte njё ditё e bukur pranvere dhe si zakonisht, çdo gjё rilindte! Jeta e fjetur e dimrit tani po rilindte, vetёm unё jo! Pse?! Pse ndihesha ashtu?! Nuk mё bёnte pёrshtypje asgjё dhe askush. Ndihesha bosh dhe pa interes pёr ditёt qё kalonin. Isha e futur nё mendime tё thella. Çdo mendim mё bllokohej dhe idetё pёr tё ndryshuar mё mbetnin nё tё njёjtёn pengesё dhe nuk mё zgjidheshin, pra, nuk kishin njё fund. Nuk mund t`i realizoja tё paktёn nёpёr mend e jo mё nё realitet. Kisha kohё qё isha nё kёtё gjendje që po mё vriste. Merrja gazetёn pёr tё kёrkuar punё dhe nuk merrja nё telefon asnjё firmё pёr tё gjetur punё ose i merrja nё telefon, lija takim dhe nuk shkoja. Te komshijet kisha kohё pa shkuar; kur i takoja nё rrugё, i gёnjeja se do tё shkoja mbasdite. Kisha dёshirё tё rrija e vetme. Asnjё punё nuk po mё ecte, isha bllokuar. Njё ditё takova njё njeri qё e kisha njohur prej kohёsh dhe ai mё ftoi tё pinim diçka.

            – Ti pa punё?! – u çudit. – Me gjithё atё shkollё e pёrgatitje qё ke ti? Merr numrin tim tё telefonit dhe mё telefono, sepse unё do tё tё gjej punё aq shpejt sa do tё habitesh. Ti e meriton kёtё.

Advertisement

            Shkova nё shtёpi. Ditёt kaluan, por s`mё bёhej t`i telefonoja. Nuk mё pёlqente ai njeri, mirёpo isha nё krizё dhe pas njё jave i bёra njё zile.

            – Gjalle je? – mё tha.

            – Jo, – i thashё, – flas nga ferri.

            E lamё tё takoheshim, tё nesёrmen. Isha shumё nё siklet, sepse nuk duroja dot as ta shikoja e jo mё tё pija kafe me tё.

– Tё kam gjetur njё punё – mё tha. – te njё shoku im, si sekretare. Mё thuaj, tё pёlqen apo jo?

Nё atё çast nuk e di edhe vetё se si u ndjeva.

– Mirё… – i thashё.

– Po do tё mё premtosh se do tё jesh shoqja ime.

Unё, nё fakt, e kuptova se ku e kishte fjalёn, por doja aq shumё të filloja punё sa i thashё “mirё”.

Pas njё jave, fillova punё dhe ndihesha shumё mirё. E kisha ёndёrruar prej kohёsh kёtё çast dhe mё nё fund, erdhi. Mё ndryshoi çdo mendim dhe çdo gjё qё pak mё parё ishte ndryshe, tani kishte marrё ngjyrё. Sa mirё! Ja, kjo mё kishte munguar! Por, si gjithmonё, lumturia ka njё fund. Pas 7- 8 ditёsh, mё telefonoi ai.

– Hё, si tё duket puna?

– Mirё – i thashё – faleminderit. Ti je njeriu i vetёm qё mё ndihmoi. S`do ta harroj sa tё jetё jeta kёtё qё bёre pёr mua.

– Kur do tё takohemi? – mё tha e pa pritur njё pёrgjigje nga unё, vijoi – kur tё mbarosh punёn, tё pres aty ku pimё kafe atё ditё.

– Oh, po nuk mundem – i thashё – sepse duhet tё shkoj nё shtёpi.

Ditёn tjetёr mё telefonoi prapё dhe mё tha “jam nё kat tё dytё, te lokali afёr punёs tёnde, po tё pres ty”.

Mora leje dhe shkova. Kur e pashё, mendova me vete se sa e urreja atё njeri. U ula dhe ai porositi dy kafe. Mё pyeti se si po ja kaloja dhe iu pёrgjigja, por nuk e shikoja nё sy, sepse mё dukej sikur mё hante kur mё shikonte. Pas njёfarё kohe mё tha:

– Po ne, kur do tё takohemi?

– Po ja, u takuam.

Ai buzёqeshi, njё buzёqeshje e cila bёri qё urrejtja tё shkonte nё maksimun.

– Pёr çfarё mё merr mua? Nuk e di me kё je mёsuar ti, por unё nuk kam dalё tё bёj bamirёsi. Qёkur tё pashё pёr herё tё parё, ndjeva diçka pёr ty. Tё them tё drejtёn, je shumё seksi. Nuk tё heq asnjёherё nga mendja…

Ai fliste e fliste e unё po kuptoja se sa poshtё mund tё binte njeriu. Mendoja: “Pёr kё mё merr mua ky?”. Ne tё dy (trupi mё dridhet kur them “tё dy” sepse nuk duhej tё pranoja as tё pija kafe mё tё e jo tё bashkangjis emrin tim me tё tijin) as nё aparencё e as nё mendime nuk i afroheshim njёri-tjetrit, lёre pastaj nё nivelin kulturor qё ishim aq tё ndryshёm. Nё paraqitje, ai ishte njё trupmadh, me bark, vishej aq pa gusto, por jo i papastёr, i pisёt. Ai papastёrtinё e kishte nё shpirt, nё zemёr. Mendonte se meqenёse kishte njё post, mund tё kishte gjithçka e çdokёnd, vetёm tё vinte gishtin. Tё gjitha kёto qё po mendoja, nuk kisha guximin t’ia thoja. Kjo isha unё. Ai vazhdoi:

– Mё dёgjon ç’po tё them?

– Po – i thashё.

– Hё pra, mё jep njё pёrgjigje, sepse pёr ty kam lёnё punёn.

– Mё fal, por unё nuk merrem me kёto punё. Unё mendova se ishe njё njeri i mirё dhe po mundoheshe pёr mua. Nё kёtё mёnyrё, qё ke menduar ti pёr mua, mund tё gjeja lloj-lloj punёsh, por nuk mё ka interesuar asnjё burrё deri tani.

– Mirё pra – u nevrikos ai – ti nuk paske dёgjuar ato qё tё thashё unё. Nesёr mos u paraqit nё punё. Kuptove?! – tha dhe u ngrit nga tavolina. Pastaj u kthye e tha: – Kёto paguaji ti, me rrogёn qё tё sigurova unё.

Oh, sa u lehtёsova! Qёndrova edhe pёr njё kohё tё gjatё nё tavolinё, tё shijoja çastet qё i kisha pritur.

Tё nesёrmen, shkova nё punё si zakonisht. Po bёja gati vendin e punёs, kur erdhi njё punёtore dhe mё tha:

– Tё kёrkon drejtori.

– Faleminderit – i thashё.

U ngjita sipёr, por asnjё mendim nuk kisha nё kokё. Punёs ia kisha marrё dorёn pёr bukuri. As vetё, para se tё futesha nё punё, nuk mendoja se do tё punoja aq mirё. Ishte njё punё e bukur dhe mua personalisht mё jepte shumё kёnaqёsi. Nё mёngjes kisha njё motiv pёr t`u zgjuar, orari i punёs dhe vetё puna mё mbushnin kohёn pa mёrzi, pastaj mbasditja kishte njё kuptim. Me timen, isha nё rregull.

Trokita nё derё.

– Mirёmёngjes – i thashё.

– Mirëmёngjes! Hajde uluni. Mё mori nё telefon shoku im dhe i yti dhe mё tha se do tё largohesh e se tё ka gjetur njё punё tjetёr.

U shtanga.

– Sot kam nevojё qё tё rrish, sepse mё mungon njё punёtore e nuk tё zёvendёsoj dot. Ah, harrova, ai mё tha qё tё shkoje e ta takoje se kishte pёr tё tё dhёnё diçka.

Kur mё pa mua se si isha shtangur, ai e kuptoi. Nuk kishte ç`tё thoshte.

– Uroj tё tё ketё gjetur njё punё mё tё mirё!

Zbrita poshtё dhe nuk mendova tё kaloja asnjё çast nё atё vend. Mora gjёrat e mia dhe dola nё rrugё. U nisa pёr te puna e tij. E mora nё telefon dhe ai erdhi aty ku unё po e prisja.

– Ç’kemi? – tha.

– Hiç! Sapo dola nga puna dhe mё thanё tё vija te ti. Nuk po kuptoj asgjё.

– Ja pra, kёshtu e kanё kёto punё. Ti nuk e mbajte premtimin dhe shoku im nuk mund ta lejonte kёtё gjё. Ti vetё mё the se do tё ishim shokё. Ti nuk pranove dhe unё u tёrhoqa. Nuk bёj njeri me zor tё shkojё nё krevat me mua.

– A e di pse po pranoj tё tё dёgjoj? – I thashё – Vetёm kёshtu mund t`ia mbush mendjen vetes qё kam gabuar. Duke tё dёgjuar ty, vetja ime mё thotё se duhej tё bёja kёtё gabim qё tё mё bёhej mёsim. Ti dhe shumё si ti nuk e lёnё kёtё vend tё ecё para, por dije se fundi i njerёzve si ti ёshtё i afёrt. Atёherё do tё ishte mirё e do tё dёshiroja tё pija njё kafe me ty. Meqenёse ra fjala te kafja, e ke tё paguar nga unё. Tani mund tё ngrihesh te lutem sepse dua ta shijoj kafen vetёm.

Ai nuk foli. E vetmja herё qё mё pëlqeu ai njeri. Kur fliste ishte aq antipatik pёr mua. U ngrit e iku. Nё atё çast, nuk e dija se kush ishte i humburi, ai apo unё, por tani e kuptoj se duhet të kaloja kёtё qё ta kisha vёth nё vesh.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Feliksa, blogerja shqiptare që e ndjekin nga e gjithë bota

Next Post

Të mirat e masazhit...! Nga Dr.Arzu Mamo!

Advertisement