Përshëndetje! Kam dëgjuar për një mënyrë trajtimi të fytyrës që bëhet me gjakun e vetë personit që e aplikon dhe do doja të dija çfarë është kjo metodë dhe si quhet?
Dr. Arzu Mamo, mjeke estetiste, “ArzuBercem Medical”, Rruga e Durrësit, sheshi Adem Jashari, sipër BKT në kat të dytë, tel 0692076558: E dashur përshëndetje! Platelet Rich Plazma (plazëm e pasuruar në trombocite) është ‘autologe “, qe do të thotë se ajo vjen nga trupi vet pacientit. Trombocitet njihen si përbërësit e sistemit të koagulimit të gjakut. Kur dëmtohet një enë gjaku dhe shkaktohet gjakderdhje, trombocitet aktivizohen dhe ndihmojne mpiksjen gjakut. Plazma e pasuruar ne trombocite vepron ne rigjenerimin e indeve nëpërmjet faktorëve të rritjes te lëshuar nga trombocitet pas degranulimit te tyre. Këta faktorë të rritjes përmirësojne proceset fiziologjike që kontribuojnë në rigjenerimin dhe shërimin indeve.
Sa i përket rigjenerimit të fytyrës injeksionet me plazëm trajtojnë rrudhat, dëmtimet dhe plakjen e fytyrës nga dielli, eliminimin e njollave në fytyrë. Trajtimi me plazma ështe imunologjikisht neutral dhe nuk përbën rrezik për mbindjeshmëri apo për alergji. Studimet e rasteve e kryera në një numër vendesh kanë treguar gjithashtu se për pacientët që mund të kenë rrudha të moderuara për shkak të ekspozimit ndaj diellit ose thjesht për shkak të moshës përfitojnë nga trajtimi me plazëm. Rezultatet tregojnë se kur plazma aplikohet me injeksione sipërfaqësore ose të thellë ne lëkurës, nxit mjaft rigjenerimin e lekures tonicitetin dhe hidratimin e saj dhe keto shihen brenda 3 javësh nga aplikimi i saj dhe në muajt në vazhdim.