Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ai nuk do të jetë kurrë i imi!


Para katër vjetësh njoha dikë që më ndryshoi jetën. Unë atëhere sapo kisha filluar punë për herë të parë, pasi kisha mbaruar universitetin. Të them të drejtën, edhe datën nuk e mbaj mend ekzaktësisht, por ishte një lidhje shumë speciale dhe mbi të gjitha, e jashtëzakonshme. Ai ishte një njeri që ma bënte ditën të gezueshme, më argëtonte pa masë. Gjithmonë ishte në humor të mirë dhe i qeshur. Kujtoj që, sa herë mërzitesha, ai më bënte të harroja me buzëqeshjen e tij. Një ditë ai më ftoi të pinim diçka. Dolëm dhe ikëm me makinën e tij. Më shihte gjatë gjithë kohës dhe më në fund, arriti të më thoshte që isha shumë e bukur. Të them të drejtën, nuk u entuziazmova aspak, duke qenë se këto janë shprehjet tipike që u thonë burrat, grave, kur duan që t’i joshin. Vazhdonim të ecnim me makinë dhe nga muhabeti nuk po e kuptonim se ku kishim shkuar, pamë vetëm që ishim afër Durrësit. Kështu, shkuam në një lokal buzë detit. Biseduam për gjëra të ndryshme, ai thonte disa fraza që mua më bënin për të qeshur dhe ndjehesha shumë mirë në shoqërinë e tij. Në disa momente, qëndronim pa folur dhe shiheshim në sy. Më pëlqente shikimi i tij dhe sytë e tij blu në jeshilë, por nuk pata guximin që t’ia thoja. Kaluan disa orë dhe u kthyem sërish në Tiranë, më shoqëroi deri në shtëpi dhe më pas, u largua. Pas gjysmë ore, i telefonova dhe ai më pyeti nëse kisha ndonjë gjë. Ishte aty rreth shtëpisë time duke u marrë me disa punë. Erdhi menjëherë dhe unë e ftova brenda. Sapo u futëm në shtëpi, ai më puthi me pasion dhe unë nuk munda dot të rezistoja dhe iu përgjigja puthjes së tij. Më pas mbeta pa fjalë dhe nuk dija çfarë të thoja. Ai doli nga shtëpia dhe para se të largohej, më puthi sërish, por nuk më tha asnjë fjalë. Këtu filloi edhe historia jonë e dashurisë…

Kaluan disa kohë dhe pas puthjeve plot pasion që i dhuronim njëri-tjetrit, ne bëmë dashuri për herë të parë. Unë isha me dyshime, ndërsa ai, shumë i vendosur. Gjithçka ishte perfekte, ashtu siç ishin edhe momentet që kalonim bashkë. Dukej sikur trupat tanë nuk komandoheshin nga ne, por e kërkonin vetë njëri-tjetrin. Sa më shumë kohë që kalonte, aq më shumë nevojë kishim për njëri-tjetrin. Një ditë i kërkova të shkonim disa ditë në Vlorë me pushime dhe aty, ai më rrefeu historinë e jetës së tij. U ndjeva shumë kqe kur më tha se ishte i martuar dhe se kishte një fëmijë. Menjëherë vendosa të ndahesha prej tij, por e kisha të pamundur, sepse ai ishte bërë i domosdoshëm për mua. I kërkova që të mos takoheshim më, por ai m’u lut që të mos e bëja, pasi kishte shumë nevojë për mua. Më thoshte se me të shoqen nuk shkonte aspak mirë, prandaj dëshironte që të ishte në shoqërinë time. Ndjehesha shumë keq, më dukej vetja si “dashnorja” e tij, por në fakt isha, desha apo nuk desha unë.

Advertisement

Kaluan disa kohë dhe unë nuk munda dot që të hiqja dorë prej tij, sepse më bënte të ndjehesha shumë mirë. Vendosëm të takoheshim në fshehtësi. Ai kalonte më shumë kohë me mua sesa me të shoqen dhe këtu unë fillova të besoja se ai më donte me të vërtetë dhe se ndjehej mirë pranë meje. Më thoshte se nuk kishte asnjë lloj lidhjeje me të shoqen. Martesa e tyre kishte kohë që nuk funksiononte dhe ai kishte gjetur tek unë dashurinë dhe pasionin e vërtetë. Edhe mua më pëlqente që ta vazhdonim këtë aventurë, edhe pse e dija që nuk do të kisha asnjë të ardhme pranë tij. Është për t’u çuditur, por ndonjëherë njeriu nuk mendon se çfarë do të ndodhë, por jeton momentin ashtu siç i vjen. Kurrë nuk kisha guxim që ta pyesja se çfarë do të ndodhte me jetën e tij, nëse do të vazhdonte të jetonte në këtë mënyrë; nga një anë e shoqja dhe nga ana tjetër, unë. Sigurisht që kjo nuk do të ishte e drejtë; ai duhet të merrte një vendim.

Kaluan dy vjet dhe gjërat vazhdonin të ishin njëlloj. Ai dilte me mua dhe vazhdonte me të shoqen në shtëpi. Një ditë nuk durova dot më dhe e pyeta se çfarë do të ndodhte me ne. Më tha se gjërat do të vazhdonin të ishin njëlloj, pasi ai nuk mund të ndahej nga e shoqja, sepse kishin një djalë bashkë. Unë nuk jam natyra që ta bëj të zgjedhë midis meje dhe të shoqes dhe kështu nuk munda që t’i them asnjë fjalë. Më pëlqente shumë që të rrija me të prandaj, nuk doja që të ndahesha prej tij. Vendosa të vazhdoja të luaja rolin e “dashnores”. Nuk e di edhe për sa kohë do të zgjaste kjo situatë, por unë e doja shumë dhe vendosa t’i pranoja kushtet e tij. Gruaja e tij nuk dinte asgjë për mua, madje kurrë nuk kishte dyshuar derisa një ditë na zbuloi dhe për mua, kjo ishte shumë e vështirë. Më diskriminoi para gjithë kolegëve të punës dhe me e keqja ishte se unë nuk munda të mbrohesha. Nuk fola asnjë fjalë, por e lejova të më fyente para të gjithëve. Qaja si e çmendur dhe nuk kisha fuqi të bëja asgjë. Lashë që gjithçka të ma zgjidhte koha, por qe e pamundur. Zgjidhjen e kisha vetëm unë. Duhet të bindja atë që të ndahej nga e shoqja ose të ndahesha përgjithmonë prej tij. Vendosa t’ia them dhe, kësaj here, nuk pata më frikë. I kërkova që të zgjidhte midis meje dhe asaj. Më tha se e zhgënjeva shumë me këtë zgjedhje që i kërkova të bëjë. Nuk munda ta besoj kur ai më tha se nuk do të donte që të prishte familjen e tij dhe për këtë, ai zgjodhi të ndahej prej meje. U ndjeva e shkatërruar, aty kuptova se unë nuk mund të jetoja dot pa të. Ndjehesha bosh dhe nuk doja të flisja me askënd përveç tij. Tashmë, ai ishte bërë gjithçka për mua. Kaluan disa kohë dhe unë nuk durova dot, por shkova ta kërkoja. Sapo e pashë, e përqafova, e putha dhe i thashë se nuk mund të jetoja dot pa të. Nuk do ta besoni, por unë vazhdoj të jem me të që sot e asaj dite; vazhdoj të jem “dashnorja” e tij. E di që kushdo që do ta lexojë këtë histori do të habitet me mua, por nuk bëj dot asgjë. Ajo që ndjej, është më e fortë se unë. Qenka e vërtetë kur thonë se “dashuria të verbon”. Unë kam vendosur ta ndaj dashurinë e jetës sime me gruan e tij dhe nuk më bën aspak përshtypje, mjafton që ai të jetë pranë meje, qoftë edhe për disa momente. Nuk e di për sa kohë do të zgjasë kjo, por sado kohë të zgjasë, unë do vazhdoj të jem në dispozicionin e tij dhe jam e gatshme t’i pranoj kushtet e tij, për hir të dashurisë që ndjej për të. Jam shumë e lumtur me të dhe nuk mund të jetoj pa të, edhe pse e di se nuk do të jetë kurrë i imi…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mik & Rrok bombardojnë me ‘Saba’ (Video)

Next Post

Deniza Miftari: Kosovë, ti i zhgënjeve bijat e tua!

Advertisement