Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ai më detyroi të vidhja


Përshëndetje! Kam ardhur të banoj në Tiranë para shumë vjetësh. Bashkë me familjen time u shpërngul edhe familja e Besnikut, një shokut tim të fëmijërisë. Ne jemi rritur si motra me vëllain. Hynim e dilnim shpesh tek njëri-tjetri dhe prindërit tanë thoshin që kur të rriteshim do të na martonin bashkë. Qëkur erdhëm në Tiranë unë zura edhe miq të tjerë, ndërsa Niku rrinte disi i veçuar nga fëmijët e lagjes. Luanim ndonjëherë bashkë, por ai nuk mundi të ingranohej në një shoqëri të re aq shpejt dhe thoshte shpesh që i mungonin shumë shokët e vet në Krujë.

Më pas, kur filluam shkollën e mesme, rrugët tona u ndanë sepse ai u fut në një gjimnaz, ndërsa unë preferova gjuhët e huaja. Edhe pse shtëpitë i kishim afër, unë nuk e takoja më aq shpesh Nikun, kjo edhe për faktin që unë iu përkushtova shumë shkollës dhe kisha zënë edhe shumë miq të rinj.

Advertisement

Para se të fillonin pushimet e dhjetorit, teksa kthehesha nga shkolla e takova tek fillimi i rrugicës. M’u duk disi i çuditshëm. Ishte zverdhur dhe dridhej i tëri. E pyeta çfarë kishte dhe m’u përgjigj që ishte sëmurë me grip. Më tha se kishte nevojë urgjente për ndihmën time. I nevojiteshin disa para pasi kishte luajtur bilardo para ca kohësh dhe nuk kishte paguar. Me thënë të drejtën m’u duk një situatë paksa e çuditshme, por gjithsesi doja ta ndihmoja. Atë ditë nuk kisha lekë me vete dhe vrapova t’ia kërkoja mamit. Kur u futa në shtëpi nuk gjeta njeri, por duke qenë se Nikut i duheshin urgjentisht unë mora një 10 mijëshe tek ai vendi ku i mbanin prindërit lekët. Ia dhashë dhe ai iku me shpejtësi. Unë e ndoqa me sy dhe e pashë që ai nuk shkoi nga drejtimi i bilardos po iku nga rruga tjetër. Kur mami dhe babi erdhën në shtëpi, s’më bënte goja t’u tregoja që i kisha marrë lekët pa leje. Ata nuk e vunë re mungesën e tyre, kështu që unë vendosa të mos u tregoja. Një herë kur po drekonim i dëgjova që po flisnin për një djalë në lagje që merrte drogë. Unë nuk po i ndiqja me vëmendje, por sa dëgjova emrin e Besnikut, i thashë mamit:

“Çfarë? Çfarë ka Niku?”.

Ajo më tha që kishte takuar teta Vjollcën (të ëmën e Nikut) dhe ajo i kishte qarë hallin, sepse përveç faktit qe ai kishte filluar të përdorte drogë, kishte filluar edhe të vidhte në shtëpi sende të çmueshme dhe para. U habita pa masë. Mami më paralajmëroi të mos e takoja më. Unë vajta nga dhoma ime dhe ia plasa të qarit me dënesë. Nuk mund ta besoja që Niku, ai djali i mirë dhe i urtë të kishte marrë një rrugë të tillë. M’u kujtuan vitet kur luanim bashkë, se sa mirë sillej me të gjithë njerëzit që e rrethonin, sa shumë e donte familjen dhe një gjë të tillë as që do ta priste njeri prej tij.

Një ditë, teksa po shkoja të blija bukë ai më doli papritmas përpara. Më frikësoi sepse ishte dobësuar shumë menjëherë. E përshëndeta kalimthi dhe u mundova të ikja me vrap se nuk mund ta përballoja dot atë pamje. Ai e kuptoi këtë gjë, më kapi nga dora dhe filloi të qante. Unë e përqafova sepse m’u duk shumë i pambrojtur, i vetëm dhe i pafuqishëm për të dalë nga kjo rrugë e keqe.

Ai filloi të më tregonte se nuk po shkonte më rregullisht në shkollë, për të mos thënë fare dhe prindërit e kërcënonin se do ta nxirrnin nga shtëpia. Unë i shpjegova se familja më kishte ndaluar ta takoja, por ai më kërkoi ta ndihmoja. Atë ditë nuk mund të rrija më gjatë me të. Nuk doja të vonohesha sepse mami do më pyeste nga isha, me kë isha, sepse të them të drejtën ata e dinin që unë e kam pasur aq shok saqë do të isha e gatshme ta ndihmoja. Ata më mbanin nën kontroll që të mos e takoja dhe më përsërisnin që ai në këtë rrugë u fut vetë dhe nuk e meritonte më shoqërinë time. Ata kishin frikë se mos ma mësonte drogën edhe mua dhe ma kishin ndaluar kategorikisht ta takoja.

Por ja që mua nuk më ndali dot asgjë për të ndihmuar shokun tim të fëmijërisë.

Unë me Nikun filluam të takoheshim fshehurazi, e ndihmoja me sa të mundja, por ai më kërkonte gjithnjë e më shumë para. Unë e këshilloja që ta linte, por për të qe bërë gati e pamundur kjo gjë. Duke qenë se fillova t’u kërkoja atyre të shtëpisë gjithnjë e më shumë lekë, po bija në sy, kështu që vendosa të mos e bëja për një periudhë kohe, por Niku vazhdonte të më kërkonte sepse unë isha i vetmi burim i tij. Gjatë kohës që ne takoheshim unë fillova të ndjeja edhe një ndjenjë tjetër ndryshe nga ajo e mëshirës. Kur i shihja sytë e tij me lot dhe dëgjoja fjalët e tij që donte shumë ta linte drogën, unë e përqafoja fort, derisa një ditë buzët e mia u munduan të qetësonin buzët e tij që po dridheshin nga ethet. U mundova t’ia shpjegoja që nuk mund t’i merrja dot më lekë prindërve por ai filloi të qante me dënese dhe më thoshte që nuk mund të jetonte më me gjithë këto dhembje…

Vajta në shtëpi dhe nuk gjeta njeri. Nuk e di, por se si më erdhi një moment dhe të shkoja të hapja sirtarin që mbanin lekë prindërit dhe t’i merrja ca leke për Nikun.

Këtë gjë e bëra dhe jo një, por disa herë. E di që po më paragjykoni, por edhe ju po të ishit në vëndin tim të njëjtën gjë do të bënit, më besoni. Për Nikun do të bëja çdo lloj sakrifice, por një ditë kur u ktheva nga shkolla gjeta mamin në shtëpi. Ajo më tha që më kishte parë atë ditë me Nikun dhe kuptoi që kjo ishte edhe arsyeja e mungesës së shumës së parave në sirtar.

Atë ditë ajo më rrahu, por unë nuk mendoja më për dhimbjet e mia, por për ato të Nikut. Më mbyllën brenda dhe edhe në shkollë më përcillnin gjithnjë ata. Me Nikun nuk mund të kontaktoj sepse herën e fundit që u takuam më tha që do të shiste celularin.

U bënë dy jave që më ka marrë malli dhe mendoj gjithë kohës për të. Nuk e di si është tani, por shpresoj që një ditë të dalë nga kjo ëndërr e keqe ku ka rënë dhe të rrimë përsëri bashkë, jo më fshehurazi.

Dua t’u kërkoj të falur prindërve për mëkatet që kam bërë, për gënjeshtrat që kam thënë dhe për lekët që kam vjedhur, por çdo gjë e kam bërë nga dashuria…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si të veprosh kur i ke këmbët e rënduara?

Next Post

8 gjëra që duhet t’i dini para se të joshni dikë në Facebook

Advertisement